Arkitekti i diplomuar në AAB, tani edhe me studion e tij projektuese

21 Shtator 2015

Rinor Tërshani, i diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës në AAB, në saje të rezultateve dhe njohurive të fituara gjatë studimeve, ka hapur studion projektuese ”Arch Project”.

“Në studion time mundohem të bëjë projekte unike, ku në to mundtë shihet kreativiteti dhe aftësitë profesionale që i ushtroj,duke u bazuar në njohuritë e fituara gjatë studimeve në AAB”, ka thënë Rinor Tershani, për revistën “AAB Alumni”.

Sipas Rinorit,studio qysh nga dita a parë e punës ka shkuar në drejtimin e duhur:“Të gjitha projektet po realizohen me mjaft sukses. Si studio, që nga prilli kur kam diplomuar deri në shtator,kemi realizuar mbi 20 projekte,dhe i kemi disa të tjerat në realizim e sipër”, tregon ai për revistën tonë.

Rinori shton se përveç projektimit tash në kuadër të studios “Arch Project”bënë edhe ekzekutimin e të gjitha projekteve.

I kënqur me arritjet e tij të deritashme,  Rinori ka vendosur që paralelisht punës të nisë edhe studimet e nivelit master, në Fakultetin e Arkitekturës në AAB.

Share: