Objektivat

  • Të ketë kualitet të lartë të shërbimeve, punëtorë të gjindshëm dhe të sjellshëm;
  • Të ketë fond të mjaftueshëm të librave (qoftë fizikë apo elektronikë) që do ta mbështesin plan-programin e Kolegjit AAB;
  • Zhvillimii koleksioneve të kualitetit, numrit dhe larmisësë mjaftueshme, që t’i mbështesë si mësimdhënësit ashtu edhe nevojat e përdoruesve të tjerë;
  • T’u ndihmojë studentëve, profesorëve dhe stafit tjetër në identifikimin dhe interpretimin e informacioneve;
  • T’i inkurajojë studentët në kërkime dhe studime të të gjitha niveleve për përfitime të njohurive të ndryshme;
  • Të krijojë një hapësirë brenda Bibliotekës dhe t’i inkurajojë ata në hulumtimet e tyre;
  • Të trajnojë studentë dhe përdorues të tjerë për përdorimin e burimeve në Bibliotekë;
  • Të ofrojë shërbime në të gjitha objektet e Kolegjit AAB;
  • Të lidhet me bibliotekat dhe institucionet publike kulturore shtetërore, regjionale në përpjekje bashkëpunimi, në mënyrë që përdoruesit e AAB-së të kenë qasje dhe informacione më të gjera;
  • Të krijojë hapësirë të mjaftueshme për studiuesit në bibliotekë dhe të ketë hapësirë shtesë për studime grupore.