Anëtarët e Këshillit Drejtues

Email
[email protected]
Tel
+381 38 600 005

MA. Ilir Tafa

kryetar i KD-së

Ilir Tafa u lind në Lipjan më 1974. Është njëri ndër aktorët më të njohur dhe më të popullarizuar në Kosovë dhe jashtë vendit. Ai ka luajtur në shumë projekte filmike dhe teatrale në Kosovë dhe jashtë saj sidomos në Bosnje e Kroaci.
Ilir Tafa, me fillimin e studimeve nisi të zotëroj profesionin e aktorit, ku për një kohë shumë të shkurtër realizon vepra brilante, në teatër e kinematografi, si në vend edhe jashtë. Deri më tani ka luajtur në disa filma artistik dhe seriale,si dhe në shumë shfaqje teatrore, me role nga më të ndryshmet skenike si:”Sonte jam vetëm”,”Alo 038″, pastaj “Studio 2”, në filmat artistik “Atje ku nuk lind dielli”, “Shtëpia e tmerrit”, nëserialet”Kamera me yjet”, “Kandidati për president”, “Kaçurrelët”, “Zogjtë e luftës”.
Nga viti 2009 merrë pjesë në shumë projekte artistike si në teatër, film dhe TV. Në hapësirën e gjithë ish-Jugosllavisë Ilir Tafa është bërë i njohur me serinë “Lud, Zbunjen, Normalan”.
Çmimi i“Aktorit më të mirë”, ju nda nga Festivali i Filmit i Kosovës – Gjilan, Festivali i Komedisë Shqiptare në Preshevë, Festivali Ballkanik i Teatrit në Prishtinë dhe Festivali i Teatrove Shqiptare të mbajtur në Dibër të Maqedonisë.
Ilir Tafa mban gradën më të lartë universitare në fushën e aktrimit dhe është mësimdhënës i lëndës së Diksionit. Jeton dhe vepron në Prishtinë

Email
[email protected]
Tel
+381 38 600 005

PhD. Candidat. Gëzim Shabani

nënkryetar i KD-së

Gëzim Shabani u lind më 4 shtator 1987 në Lipjan. Studimet bachelor në fushën e Ekonomisë (2010), ato master për Menaxhment dhe Informatikë (2013) i ka kryer në Kolegjin AAB, tani është në përfundim të studimeve të doktoraturës në drejtimin e Turizmit në Universitetin St. Kliment Ohridski në Maqedoni.

Ka ndjekur disa trajnime në fushën e menaxhimit dhe financave, po ashtu ka botuar punime shkencore në revista vendore e ndërkombëtare në fushën e menaxhimit, marketingut, turizmit. Është i certifikuar për kontabilitet dhe shkathtësi të komunikimit, është anëtar i Bordit të Institutit AAB për kontabilitet dhe auditor të certifikuar.

Email
[email protected]
Tel
+381 38 600 005

Ekrem Kryeziu

anëtar i KD-së

Ekrem Kryeziu u lind më 1943 në Pejë, Kosovë. Është regjisor për film dhe televizion, autor filmi dhe producent filmi nga Kosova. Diplomoi në Akademinë e filmit në Beograd, dega e dramaturgjisë, në klasën e prof. Josip Kulungjic. Si student ishte i angazhuar në redaksinë e gjuhës shqipe të TV Beogradit ka punuar si skenarist, redaktor dhe si regjisor. Lista e titujve të veprave të Kryeziut, si autor dhe regjisor është shumë e gjatë, deri më tani ka realizuar njëmbëdhjetë filma dokumentarë. Është themelues i kompanisë së prodhimit të filmit dhe muzikës “Labia”. Më 1996 themeloi degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, të cilën e drejtoi për tre vjet, dhe për disa vite në këtë fakultet ka punuar si profesor i dramaturgjisë. Merret edhe me publicistikë dhe analiza politike, dhe tani radhitet si regjisori më produktiv në prodhimin e filmit, televizionit dhe teatrit në Kosovë. Jeton dhe punon në Prishtinë.
Email
[email protected]
Tel
+381 38 600 005

MA. Adriatik Kelmendi

anëtar i KD-së

Adriatik Kelmendi u lind më 20 shkurt 1978 në Prishtinë. Është ligjërues në Fakultetin e Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB. Po ashtu është edhe moderator, opinionist, gazetar, si dhe udhëheq emisionin “Rubikon”, i cili transmetohet në kanalin televiziv “Koha Vision”, ku trajtohen tema te ndryshme sociale po ashtu njihet dhe si shkrimtar dhe autor. Adriatik Kelmendi jeton dhe punon në Prishtinë.
Email
[email protected]
Tel
+381 38 600 005

Agim Vinca

anëtar i KD-së

Agim Vinca u lind më 22 maj 1947 në Veleshtë të Strugës në Maqedoni. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Strugë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në vitin 1970, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku edhe magjistroi dhe doktoroi. Është profesor në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron Letërsinë e sotme shqipe. Agim Vinca është njëri nga poetët e njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit më të dalluar të letërsisë shqipe. Agim Vinca merret edhe me përkthime letrare. Ka marrë pjesë në tribuna e konferenca shkencore në Prishtinë, Shkup, Tiranë, Stamboll, Romë, Paris, Nju- Jork, Berlin etj. Jeton dhe punon në Prishtinë.
Email
[email protected]
Tel
+381 38 600 005

Arian Zeka

anëtar i KD-së

Arian Zeka është drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Në nëntor të vitit 2009, i është bashkuar Odës Amerikane, si udhëheqës i Departamentit të Politikave e më vonë si zëvendësdrejtor i Odës Amerikane. Është në vazhdim të studimeve master për Menaxhim në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni. Ariani gjithashtu ka marrë pjesë dhe është certifikuar në trajnime të shumta profesionale dhe programeve të zhvillimit profesional në fushën e menaxhimit, udhëheqjes, menaxhimit të trajnimit, të drejtat e njeriut, avokim dhe lobim, brenda dhe jashtë Kosovës. Që nga janari 2009 ka ligjëruar kursin e Menaxhimit dhe të Komunikimit në Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), dhe është anëtar i plotë i Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK).
Email
[email protected]
Tel
+381 38 600 005

Prof. dr. Nedžad Korajlić

anëtar i KD-së

Nedžad Korajlić u lind më 1963 në Bosnje dhe Hercegovinë. Ka kryer këto studime: Fakultetin për Siguri dhe Mbrojtje Publike në Shkup (1990), Shkollën e Lartë të Punëve të Brendshme në Beograd (1996), magjistraturën (2003) dhe doktoratën (2006) në Fakultetin për Kriminalistikë, Kriminologji dhe Studime të Sigurisë në Universitetin e Sarajevës.

Deri më tani ka punuar në shumë institucione dhe universitete të vendit ashtu edhe jashtë, ku ka ushtruar edhe pozita të larta udhëheqëse. Nga viti 2012 është dekan dhe profesor në Fakultetin për Kriminalistikë, Kriminologji dhe Studime të Sigurisë në Universitetin e Sarajevës, profesor në Kolegjin për Teknologji dhe Biznes në Doboj, profesor në Kolegjin “Logoscentar” në Mostar, dhe profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës. Para vitit 2012 ka punuar profesor edhe në këto universitete: Universitetin e Zenicës, Universitetin e Travnikut, Universitetin e Beogradit, etj. Nga viti 2006 punon profesor në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB. Më 2016 u zgjidh edhe anëtarë i Këshillit Drejtues i këtij institucioni.

Deri më tani ka publikuar mbi 50 punime shkencore, ka botuar edhe disa libra shkencor. Jeton dhe vepron në Bosnje dhe Hercegovinë.

Email
[email protected]
Tel
+381 38 600 005

Fadil Vokrri

anëtar i KD-së

Fadil Vokrri u lind me 23 qershor 1960 në fshatin Sfeçël në komunën e Podujevës. Fadil Vokrri ka luajtur 12 ndeshje me ekipin përfaqësues të Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë . Një kohë luajti për NIM , Francë, në vitet 1990-1992 luajti për ekipin e futbollit Fenerbahce të Turqisë. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Fadil Vokrri u vendos me banim në Francë, ku u bë trajner i një ekipi futbolli të ligës së dytë. Pas një kohe të suksesshme atje, Fadili u kthye në Kosovë dhe tani jeton në Prishtinë. Tani është president KF Prishtina dhe nën udhëheqjen e tij stadiumi i Prishtinës dhe president i Federatës së Futbollit Kosovar, FFK. Si anëtar i Bordit të Kolegjit AAB, z. Vokrri ofron eksperiencën e tij në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit.
Email
[email protected]
Tel
+381 38 600 005

Shkumbin Istrefi

anëtar i KD-së

Shkumbin Istrefi u lind më 12 shkurt 1969 në Prishtinë. Familja e tij ka prejardhjen nga Veleshta e Strugës së Maqedonisë. Studimet e aktrimit i kreu në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në klasën e aktorit Enver Petrovci dhe diplomoi në vitin 1994. Ka luajtur në shumë shfaqje në Teatrin Dodona dhe në Teatrin Kombëtar të Prishtinës. Më 15 korrik 2011, si aktor, i jepet posti në Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Po ashtu punon si profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Jeton dhe punon në Prishtinë.

Sipas Statutit të Kolegjit AAB, Këshilli Drejtues është organi më i lartë drejtues i Kolegjit AAB.

Këshilli Drejtues përbëhet prej 11 (njëmbëdhjetë) anëtarëve me të drejtë vote dhe ata janë:
  • gjashtë anëtarë të zgjedhur nga themeluesi i Kolegjit AAB;
  • tre anëtarë të zgjedhur nga Senati, nga personeli akademik i Kolegjit AAB;
  • një anëtarë i zgjedhur nga Senati nga mesi i personaliteteve të njohur ndërkombëtare;
  • themeluesi i Kolegjit është anëtarë i përhershëm i Këshillit Drejtues.
  • Rektori dhe sekretari janë anëtarë ex-officio të Këshillit Drejtues pa të drejtë vote;

Me ftesë të Këshillit Drejtues, në mbledhjet e tij mund të marrë pjesë edhe kryetari i Unionit të Studentëve ose ai i Parlamentit të Studentëve, pa të drejtë vote, kur trajtohen çështje që kanë të bëjnë me studentët.

Këshilli Drejtues me shumicë votash mund të vendos për rritjen e numrit të anëtarëve të tij dhe për emërim të personaliteteve të njohura si:
“ANËTARË NDERI” të Këshillit Drejtues me të drejta të plota. Përveç kompetencave të dhëna me këtë rregullore, Këshillit Drejtues do të ketë gjithashtu edhe këto kompetenca, por pa u kufizuar vetëm në to:

  • Miratimin e misionit dhe vizionit;
  • Miratimin e planit strategjik;
  • Përdorimin efikas të burimeve, kapaciteteve dhe ruajtjen e pronës së Institucionit;
  • Të vendosë në lidhje me themelimin, shuarjen dhe ndryshimin e strukturës së brendshme të njësive akademike dhe njësive organizative pasi që të jetë konsultuar me Senatin, si dhe të vendos për hapjen dhe shuarjen e njësive të veta nëpër qendrat e Kosovës sipas dinamikës së kërkuar;
  • Të vendosë për strukturën e përgjithshme organizative të njësive akademike, sipas propozimit të Senatit;
  • Të zgjedhë rektorin;
  • Vendos për investime kapitale;
  • Njëherë në vit mund të kërkojë nga menaxheri i Shërbimit të Financave që të informohet për gjendjen financiare, problemet dhe vështirësitë e paraqitura dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre;
  • Të nxjerrë rregulloren e punës së Këshillit Drejtues;
  • Të vendosë për shpalljen e konkursit për pranimin e studentëve;
  • Vendos për lartësinë e pagesës për regjistrimin dhe shkollimin e studentëve;
  • Të vendosë për ndarjen e bursave për studentët e dalluar;
  • Mund t’i propozoj themeluesit plotësim dhe ndryshime për koston e shërbimeve;
  • Të vendosë për shfrytëzimin e mjeteve në mënyrë të efektshme dhe të frytshme;
  • Të nxjerrë rregulloren për procedurën dhe masat disiplinore;
  • Të formojë komisione, në pajtim me Statutin, komisione të cilat do të merren me çështje të veçanta nga fushëveprimi i tij;
  • Të vendosë për formën dhe përmbajtjen e stemës, vulës, vulës së thatë, flamurit dhe simboleve të tjera;

Të kryejë edhe punë të tjera në pajtim me ligjin dhe me këtë Statut.

INSTITUTI AAB
APLIKO