Konferencë Shkencore Ndërkombëtare

Titulli i konferencës

Informacioni masiv global dhe kulturat kombëtare

Koha e mbajtjes 29 Maj, 2015
Url e konferences http://konferencat.aab-edu.net/iccms/
Organizator - Fakulteti i Komunikimit Masiv i Kolegjit AAB,
- Departamenti e Gazetarisë dhe Komunikimit të Universiteti (publik) të Tiranës,
- IPAG Shool të Parisit dhe
- Ecole Superieure de Journalisme të Parisit
Lokacioni Prishtinë
Informata shtesë

Kjo konferencë ka pas për qëllim që të bëjë bashkë studiuesit e komunikimit masiv dhe mediave nga viset mbarëshqiptare dhe më gjerë, për të prezantuar gjetjet e kërkimeve të tyre mediatike, të shtojë diskutimet për sfidat dhe dinamikat e tregut mediatik, të shkëmbejë përvoja, ide dhe të diskutojë për çështje të tjera relevante profesionale, duke i parë ato nga perspektiva holistike. Shqetësimet kulturore, ndëretnike, financiare, mjedisore, ekonomike, sociale, transformimet dhe mediat online, gjithashtu paraqesin çështje relevante te të cilat do të foskuohet kjo konferencë.

Konferenca ngre të paktën tri pyetje kryesore kërkimore?
– Cili është roli i identiteteve kombëtare, sociale, etnike e kulturore në funksionimin e mediave?
– Cila është lidhja e mediave masive me kulturën kombëtare?
– Si ndërveprojnë informacionet lokale/globale në audiencën mbarëshqiptare?

More: http://konferencat.aab-edu.net/iccms/

http://aab-edu.net/news/121/24/Ne-Kolegjin-AAB-u-mbajt-konferenca-shkencore-per-gazetari-me-e-madhja-ne-rajon

https://www.youtube.com/watch?v=Z5Iw8sGoZYQ

INSTITUTI AAB
APLIKO