Konferencë Ndërkombëtare

Titulli i konferencës

Sfidat e transmetuesve lokalë dhe rajonalë përballë qasjes online të shërbimeve të tyre

Koha e mbajtjes 15 Dhjetor, 2016
Url e konferences http://iccms.beder.edu.al/index.php?lang=al
Organizator Departamenti i Shkencave të Komunikimit pranë Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), në kuadër të projektit “Sfidat e transmetuesve lokalë dhe rajonal përballë qasjes online të shërbimeve të tyre” të mbështetur nga Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA), në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës, Shqipëri dhe Kolegjin AAB, Prishtinë, Kosovë.
Lokacioni Shqipëri, Tiranë
Informata shtesë

Konferenca e dytë ndërkombëtare në studimet e medias dhe komunikimit: Sfidat e transmetuesve lokalë dhe rajonal përballë qasjes online të shërbimeve të tyre.” (ICCMS 2016) synon të mbledhë së bashku studiues dhe akademikë të fushës jo vetëm nga Shqipëria dhe trevat shqipfolëse, por edhe nga universitete, institute e qendra kërkimore nga vende të ndryshme të botës, me qëllim ndarjen e eksperiencave hulumtuese dhe prezantimin e rezultateve të kërkimit shkencor individual apo në grup, në lidhje me temën e prezantuar në fushën e medies dhe komunikimit.

Përballë zhvillimeve të reja teknologjike, humbjes së kufijve hapësinorë dhe kohorë, politikave dhe strategjive që vende të ndryshme kanë ndjekur mbi zhvillimin e operatorëve lokalë dhe rajonalë, rëndësia e këtyre të fundit ka nisur të ndihet gjithnjë e më shumë. Në një kohë kur informacioni lokal duket se ka humbur terren përballë flukseve informative me karakter kombëtar, rajonal dhe global, studimet mbi sfidat me të cilat përballen operatorët lokalë kërkojnë një përkushtim më të madh të studiuesve, në mënyrë që të sillen zgjidhje dhe orientime për çështje dhe problematika që shqetësojnë këtë sektor të rëndësishëm të medies.

Konferenca do të parashtrojë probleme që kanë të bëjnë me çështjen e përmbajtjes së ofruar nga mediet, infrastrukturën fizike dhe burimet njerëzore, përshtatshmëria e tyre me risitë që mundëson Interneti, diskutimet mbi lirinë e shtypit, statusin e gazetarit lokal, raportet me aktorët e brendshëm dhe të jashtëm etj.

Janë këto çështje dhe të tjera që kanë nxitur edhe iniciativën për “Konferencën e dytë ndërkombëtare në studimet e medies dhe komunikimit: Sfidat e transmetuesve lokalë dhe rajonal përballë qasjes online të shërbimeve të tyre.” (ICCMS 2016) për të analizuar sfidat kryesore të transmetuesve lokalë dhe rajonalë përballë vështirësive që ata hasin në ditët e sotme si nga modeli ekonomik dhe menaxherial, po ashtu edhe përsa u përket vështirësive dhe konkurrencës së lindur si pasojë e zhvillimeve teknologjike, përdorimit të internetit dhe transmetimeve online.

INSTITUTI AAB
APLIKO