Revista Abstrakt Nr.1

Shtepia Botuese
Kolegji AAB
Viti i botimit
2015

Duke pasur parasysh vizionin se AAB është institucion udhëheqës arsimor dhe hulumtues që shëmbëllen cilësinë, vlerat dhe traditat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë, dhe që promovon  standarde të larta në jetën akademike e hulumtuese në vend dhe jashtë, në hap me zhvillimet më të reja teknologjike, i integruar plotësisht në trendët e arsimit të lartë evropian (i njohur si Procesi i Bolonjës), pjesëmarrës aktiv i të gjitha nismave të rëndësishme në arsimin e lartë në vend, Evropë e më gjerë dhe promotor i zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit, në degën e AAB-së në Ferizaj kemi vendosur që të krijojmë një revistë kërkimore shkencore të quajtur ABSTRAKT.

Misioni i Revistës ABSTRAKT është që nëpërmjet hulumtimeve të vazhdueshme kërkimore shkencore, të plotësojë në përpikëri të plotë vizionin e AAB-së, si dhe, po ashtu, të ndikojë që nëpërmjet këtyre hulumtimeve rajoni i Ferizajt, ku funksionon dega jonë, të ketë informata të vërtetuara shkencërisht, me anë të projekteve të ndryshme kërkimore shkencore dhe në këta parametra të orientojë zhvillimin ekonomiko-social.

Dukuritë shoqërore, sociale, juridike dhe ekonomike në Rajonin e Ferizajt, të identifikuara nga profesionistët tanë të fushave të ndryshme, ne si degë, nëpërmjet hulumtimeve shkencore, do të kontribuojmë që këto dukuri të identifikuara të trajtohen përmes  vërtetimit të hipotezave nga hulumtimet shkencore të cilat do të jenë vazhdimësi e revistës.

Në revistën ABSTRAKT, studentët tanë krahas studimit të përditshëm do të kenë mundësi që aspektet teorike të mësuara nga studimet, të arrijnë të orientohen dhe të vërtetojnë nëpërmjet hulumtimeve të ndryshme që do të jenë pjesë e revistës. Pra, Revista  synon që komponentin teorik ta bashkojë me komponentin praktik, e këto të dyja pastaj, t’i avancojë ne publikime të cilat do të zbatohen në praktikë.  

Hulumtimet të cilat janë trajtuar gjatë semestrit dimëror 2014/15 dhe që do të trajtohen në vazhdimësi janë të fushave ekonomike, juridike, administratës publike, shkencave sociale , aplikimit të gjuhës angleze etj.

 

Drejtori i degës
Medain Hashani

Revista Abstrakt Nr.1.pdf
Shkarko
    INSTITUTI AAB
    APLIKO