Library Staff

Tel
+381 (0) 38 600 005
Mob
+377 45 100 757

Urim Sallauka

Drejtor i Bibliotekës

Studimet e magjistraturës në Shkencat e Bibliotekarisë, informacionit dhe studimit të librit në Universitetin e Ljubljanës, studimet master në Simmons College në SHBA, studimet themelore në Universitetin e Prishtinës – Gjuhë dhe Letërsi Angleze.

Për disa vite punoi në katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze respektivisht në Bibliotekën e Katedres. Pas përfundimit të studimeve shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një trajnim katër mujor në lëmin e Shkencave të Bibliotekarisë, dhe në të njëjtën kohë regjistroi studimet posdiplomike në Shkencat e Bibliotekarisë në Simmons College.

Trajnimin katër mujor e kreu në disa biblioteka akademike si: Robert Frost Library (Amherst), Harvard University Library, Brandies University Library (Boston), Library of Congress, etj.

Tani, Urim Sallauka është para përfundimit të magjistraturës në Universitetin e Ljubljanës, në degën e Library Information Science and Book Studies. Është ekspert i Bibliotekarisë, dhe veçanërisht për ato biblioteka që janë në themelim e sipër. Ka një bagazh shumë të mirë në shkencat e Bibliotekarisë. Është njohës shumë i mirë i burimeve shkencore, revistave akademike. Flet rrjedhshëm gjuhën Angleze. Merret me publikime të ndryshme rreth shkencave të bibliotekarisë.

Ka punuar edhe në institucione tjera në Republikën e Kosovës. Në gusht 2005 filloi punën në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, pastaj ne vitin 2008 u punësua menaxher në Bibliotekën e Shkollës Amerikane në Kosovë “American School of Kosova”.

  • Library – Prishtinë

    • Mihrije Paçarizi – Official in Library

    • Lumturije Mulaj-Shahini – Official in Library

  • Library – Ferizaj

    • Advije Shahini – Official in Library

    • Besarta Rexhepi  – Official in Library

  • Library – Gjakovë

    • Vlora Hafizjaha – Official in Library

INSTITUTI AAB
APLIKO