Tryezë Debati “Të Rinjtë në Biznes”

10 Dhjetor 2016

Fakulteti Ekonomik ka kënaqësinë të iu njoftojë se me datën 14 dhjetor 2016 (e mërkure),  në ora 11:30 në Kampusin e Ferizajit do të mbahet tryeza e debatit “Të rinjtë në biznes”.

Pjesë e panelit do të jenë tre sipërmarrës të rinj që studimet e tyre i ndjekin  pranë Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB,  e që do të ndajnë me ne eksperiencat e tyre të të bërit biznes. 

Gjeni më poshtë agjendën e debatit, ku ndër të tjerash, të pranishëm do të jenë edhe studentët e Klubit të Ekonomistëve të Rinj.

 

 

TRYEZË DEBATI ME TEMË “Të rinjtë në biznes”

Data:                14 Dhjetor 2016/ e mërkurë

Ora:                 11:30

Vendi:             Kolegji AAB, kampusi Ferizaj, amfiteatri i madh.

  moderator: Roberta BAJRAMI, koordinatore e Fakultetit Ekonomik- Ferizaj

 

AGJENDA E TRYEZËS:

Hapja e tryezës

11:30-11:35     Ylber PREKAZI, përfaqësues i Fakultetit Ekonomik

Diskutimi i panelit

11:35-11:45     Donat REXHA, profesor

11:45-12:00    Donik KARAQI, pronar i firmës “Folkan Shqip”

12:00-12:15    Gentiana QOLLAKU, menaxhere në firmën “Bardha”, çerdhe për fëmijë.

12:15-12:30    Besart GËRGURI, pronar në firmën “Trokit Agency Creativ”

Diskutim i hapur

12:30-12:45     Diskutim i hapur me të gjithë pjesëmarrësit

Koktej rasti

12:45-13:00     Koktej mbahet në bufenë e objektit

Share: