Fituesit e finales në garat sportive për nder të 28 Nëntorit

29 Dhjetor 2016

 

Prishtinë, 23.12. 2016 – Për nder të 28 Nëntorit, Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit organizoi garat në këto disiplina sportive si në: futboll, streetball, volejboll dhe ping-pong.

Ne këto gara morën pjesë gjithsej 49 ekipe nga te gjitha Fakultetet  me mbi 200 studentë pjesëmarrës: 28 ekipe futboll, 7 streetball, 6 volejboll dhe 8 ping-pong.

Këto janë rezultatet finale:

Vendi i parë futboll viti i dytë, Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit

Vendi i parë streetball viti i dytë, Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit

Vendi i parë volejboll viti i dytë, Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit

Vendi i parë ping-pong studenti nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Orhan Kurtes.

Te gjitha takimet  u mbikëqyren dhe u  referuan nga Dekanati i Fakulteti te Kulturës Fizike dhe Sportit.

Ne përfundim te organizimit u ndan mirënjohjet, medaljet, kupat dhe shpërblimet nga Menaxhmenti dhe dekanati i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit i Kolegjit AAB.

Mbikëqyrës dhe udhëheqës i këtyre aktiviteteve sportive ka qenë prodekani Zenel Metaj.

Të gjithë lojërat u mbajtën në ambientet e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të AAB-së.

 

Share: