Kolegji AAB bashkorganizator i Konferencës Internacionale me titull “ Developmental challenges in a changing society: Insights from research with a adolescents and youth”

3 Dhjetor 2016

Në Tiranë me 2 – 3 dhjetor 2016 u mbajt konferenca ndërkombëtare titull “ Developmental challenges in a changing society: Insights from research with a adolescents and youth”, organizatorë të së cilës ishin Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës, Kolegji AAB dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës.

Komiteti shkencor ishte i përbërë nga profesorë  të njohur ndërkombëtar siç ishte Prof.Emeritues, Phd. Chris Evans, Assoc.Prof.Phd. Radosveta Dimtrova si dhe profesorë të tjerë me një backround të lartë profesional dhe shkencor.

Në këtë konferencë ishin pjesëmarrës anëtarë nga stafi akademik i Kolegjit AAB, Fakulteti i Psikologjisë si dhe grupi i hulumtuesve të rinj, studentë të fakultetit të psikologjisë, ku disa prej tyre ishin bashkautorë në punimet shkencore të cilat u prezantuan në konferencë.

Në hapjen e konferencës  fjala iu dha Dekanes së Fakultetit të Psikologjisë nga AAB, Dr.Sc. Merita Shala, e cila ndër të tjera, përshëndeti nisma të tilla të bashkëpunimeve me karakter profesional dhe shkencor, duke theksuar se: “Kolegji AAB krahas procesit mësimdhënës, një rëndësi të veçantë i jep edhe aspektit të kërkimit shkencor duke shprehur kështu gatishmërinë  për organizime të tilla në promovimin e dijës dhe shkencës”.

Si produkt i kësaj konference u botua edhe përmbledhja e abstrakteve të punimeve shkencore të prezantuara në konferencë.

img_5711

Share: