Dekanati

Email
[email protected]
Tel
+381 (0) 38 600 005
ext 139

Dr. sc. Petrit Bushi

Dekan

Fushat kryesore të studimit, kërkimeve e botimit janë në fushën e së drejtës publike, drejtimi penal.

Arsimin parauniversitar e ka mbaruar në Vlorë, Shqipëri (1980-1984). Studimet universitare i ka mbaruar në Universitetin Shtetëror te Tiranës. Studimet për ekonomi, profili finance, i ka mbaruar në vitin 1998, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti Shteteror i Tiranës, ku ka fituar titullin Master Shkencor, në financë dhe në vitin 2001, ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, dega drejtësi, ku ka fituar titullin Master Shkencor në drejtimin penal.Studimet e doktoraturës i ka përfunduar në Universitetin Europian të Tiranës (2016), në fushën e së drejtës publike, drejtimi penal, me specializim të ngushtë në temën “Hetimet Financiare dhe konfiskimi i produkteve të krimit”.

Ka punuar në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar prej vitit 2007, si përfaqësues i Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Ka punuar në Prokurori, Drejtori të Përgjithshme të Tatimeve, Drejtori të Pergjithshme të Policisë së Shtetit, në detyra të ndryshme.

Ka kryer specializime dhe trajnime në fushën e hetimeve financiare dhe është trajner për hetimet financiare dhe konfiskimin e produkteve të krimit dhënë nga Këshilli i Europës, projekti CARPO Police.

Ka mbajtur trajnime në fushën e hetimeve financiare dhe konfiskimit të produkteve të krimit, të procedurave të prokurimit publik, si trajner nga Këshilli i Europës dhe OSBE.

Prej vitit 2009 është ligjërues në Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e Administratës Publike, në Kolegjin AAB, Prishtinë në lëndët: Krimi financiar, E drejta Financiare, Ruajtja dhe mbrojtja e informacionit etj.

Është bashkëautor me Këshillin e Europes, për manualin “Hetimet financiare dhe Konfiskimi i produkteve të krimit”.

Email
[email protected]
Tel
+381 (0) 38 600 005

Prof. ass. dr. Dashnim Ismajli

Përgjegjës për shkencë & Përgjegjës për gjenerim të mjeteve e për projekte

Email
[email protected]
Tel
+381 (0) 38 600 005
ext 139

PhD. Candidat. Mentor LECAJ

Prodekan
Përgjegjës për sigurimin e cilësisë

Studion në programin e doktoraturës në Katedrën Ndërkombëtare të Fakultetit Juridik- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Studimet master në fushën e shkencave juridiko- ndërkombëtare i mbaroi në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës, ndërsa pas studimeve bazike mori titullin Jurist i Diplomuar, në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Ka përfunduar Provimin e Jurisprudencës-Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, si dhe me  sukses ka përfunduar kursin e certifikuar me titull ” Challenges of American National Security, Strategy , and The Press”, në Universitetin e Harvardit.

Ka qenë pjesemarrës i Projektit-JICA (Japan International Cooperation Agency), Projektit-Western Balkans Cultural Antenna, anëtar i grupit të ekpertëve në asamblenë e Cultural Innovation Network, me seli në Bruksel, Avokat i licencuar, i kyqur edhe në organizata tjera Shqipëri dhe Kosovë.

Punën si ligjerues i rregulltë i lëndëve nga fusha ndërkombëtare në Kolegjin AAB e ka filluar në vitin akademik 2012/2013. Deri tani ka marrë pjesë në shumë trajnime, konferenca ndërkombëtare dhe ka publikuar një sërë punimesh shkencore.

Flet gjuhen angleze, frenge dhe serbo-kroate.

Ështe Prodekan për çeshtje mësimore dhe koordinator për sigurimin e cilësisë në Fakultetin e Administrates Publike në “AAB”, në degët Prishtinë dhe Ferizaj.

Email
[email protected]
Tel
+381 (0) 38 600 005

PhD. Candidat. Matilda Pajo

Përgjegjëse për aktivitete studentore

Email
[email protected]
Tel
+381 (0) 38 600 005

PhD. Candidat. Donik Sallova

Përgjegjës për punë praktike dhe për mentorimin e studentëve

INSTITUTI AAB
APLIKO