Arkitekturë

Qëllimi dhe profili i Programit të Arkitekturës është përgatitja e kuadrove të reja në fushën e studimeve të Arkitekturës për të ushtruar detyrën përkatëse për nevojat e shoqërisë kosovare. Ky drejtim synon t’i aftësojë kandidatët si në fazën e konceptimit të idesë, monitorimit dhe implementimit të veprimeve specifike profesionale në lëmin e arkitekturës dhe të planifikimit. Një dimension tjetër i këtij drejtimi është edhe aftësimi i kandidatëve për të arritur shkathtësitë adekuate të njohjes teorike të problematikave dhe kritikën profesionale të tyre. Gjithashtu, duhet të theksohet edhe cytja e ambicieve për t’u marrë me studime të mëtejshme dhe punë të vazhdueshme kërkimore, në mënyrë që të zgjerojnë dijen dhe shkathtësitë profesionale në fazën e planifikimit, projektimit dhe implementimit apo ekzekutimit. Për ta argumentuar këtë në tregun e punës në Kosovë, krijohet një lidhje e pashmangshme me rritjen e vlerave profesionale të arkitektit, si në stilin e jetesës (në arkitekturën e banimit) ashtu edhe në aplikimin publik (hapësirat e bizneseve private si dhe në mirëmbajtje të objekteve në sektorin shoqëror). Të gjitha fushat e përmendura më lartë mbulohen me programin BA – Arkitekturë.

Ne nivelin e studimeve Bachelor në Programit e Arkitekturës ekziston bashkëpunimi ndërkombëtar me Universitetin e Pecs-it/ Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës/ Drejtimi i Arkitekturës, me Akademinë e Dizajnit në Lubjanë, më konkretisht me drejtimin e Dizajnit të Enterierit, si dhe me Universitetin e Arteve të Bukura Mimar Sinan, në Stamboll.

INSTITUTI AAB
APLIKO