Banka Financa dhe Kontabilitet

Qëllimi dhe profili i programit

Qëllimi i organizimit të ketij drejtimi në master është kohezioni i studimeve bacheler me atë të masterit (3+2) dhe harmonizimi i planeve me Universitet tjera te vendeve te UE dhe ato te rajonit bazuar në paraqitjen e interesave të përbashkëta të universiteteve evropjane ne krijimin e politikës së shkollimit të lartë, kërkimeve shkencore, me kontakte dhe bashkëpunim më të mire përmbrenda bashkësisë akademike dhe me bashkëpunim me qeveritë, industritë dhe mediat e vendeve evropjane.

Rezultatet e pritshme

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi akademik, studenti do të jetë në gjendje të: – Te ofron një sfond solid për studentët që dëshirojnë te ndjekin një karrierë profesionale në industrinë financiare si analistë financiarë, kryeshefa /menaxhere financiar dhe menaxher të portofolit. Punëdhënësit e ardhshëm përfshijnë bankat komerciale, bankat qendrore, firmat bankare investuese dhe institucionet e tjera financiare vendore apo edhe ndërkombëtare. Programi gjithashtu ofron një sfond solid për studentët që ndjekin një karrierë në hulumtim dhe mësimdhënie akademike në fushën e ekonomisë financiare.
– Qëllimi i këtij programi të specializuar në fushën e bankave dhe financave është për të formuar ekspertë të cilët janë në gjendje të kryejnë analiza financiare te problemeve dhe zhvillimeve brenda një kuadri teorik dhe kuantitativ.
– Analiza duhet gjithashtu të mundësojë atyre që të punojnë jashtë apo për t’u përshtatur strategjive te kompanive eksisituese.

Niveli dhe grada akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, kandidati fiton thirrjen: MA – Drejtimi i Banka Financa dhe Kontabilitet

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet në Programin Banka Financa dhe Kontabilitet zgjasin 2 vite, 120 ECTS me gjithsej 4 semestra. Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS.

Lista e lëndëve

Viti I

Metodologjia e hulumtimeve 9 ECTS

Lënda ka për qëllim të aftësojë studentët për punë në fushën e hulumtimit—mjeshtëri thelbësore për hartimin e punimit të diplomës për arritjen e gradës akademike master i shkencës së ekonomisë. Në veçanti, lënda ka për qëllim që të ndihmojë studentët të aftësohen për mendim kritik, shkrim të mirë akademik dhe hulumtim empirik me metoda cilësore dhe sasiore.

Studentët që kryejnë me sukses këtë lëndë mësimore do të aftësohen të kryejnë këto punë:
– Identifikojnë qartë çështjen kërkimore
– Shfrytëzojnë në mënyrë efektive literaturën shkencore
– Operacionalizojnë konceptet kryesore në kërkimin shkencor për të mundësuar matjet empirike
– Formulojnë qartë hipotezat në të cilat do të mbështetet kërkimi shkencor
– Hartojnë planin kërkimor të studimit të masterit, duke përcaktuar njësinë, popullatën, listën referuese dhe mostrën e studimit
– Analizojnë të dhënat dhe të testojnë hipotezat kryesore të studimit
– Diskutojnë gjetjet kryesore shkencore që dalin nga kërkimi shkencor në raport me propozicionet teorike në të cilat mbështetet studimi

Ekonomia e tregjeve Financiare 9 ECTS

Kjo lende prezanton parimet dhe praktikat e mikrofinancës dhe shqyrton çështjet kyçe bashkëkohore. Temat e mbuluara përfshijnë modele mikrofinanciare dhe metodologji, synimet dhe ndikimet mbi varfërinë dhe “fuqizimin” e grave, si dhe sektori sipërmarrëse në vendet në zhvillim. Dimensionet teorike dhe praktike mikrofinanciare përqendrohen në variacionet në kontekste të veçanta për zhvillimin, projektimin dhe rezultatet e programit / matjet, kritikat e disa praktikave mikrofinanciare, politikat e mbrojtjes së konsumatorit, dhe risive në këtë fushë. Kjo lende theks te veçante do të vendos në artikulimin e projekteve hulumtuese dhe programeve relevante për përdorimin mikrofinanciar për të zbutur varfërinë dhe për të arritur qëllimet e tjera financiare, sociale dhe mjedisore. Do te aplikohen njohuritë e fushës për një shumëllojshmëri të konteksteve ekonomike dhe kulturore. Identifikimi i tendencave aktuale, pyetje të rëndësishme kërkimore, dhe marrëdhënieve midis metodave të hulumtimit, pohon në lidhje me ndikimin e mikrofinancave ne sektorë te ndryshme ne nivelin ndërkombëtar.

Bankat Bashkëkohore 9 ECTS

Përfshihen qeshtjet qe ndërlidhen me teoritë, politikat dhe praktikat bankare bashkëkohore. Gjegjësisht, studiohet funksionimi i tregjeve financiare dhe sjellja e normës se interesit, struktura e sistemit financiar dhe menaxhmenti bankar, si dhe bankar qendrore dhe politikat monetare.

Qeverisja e korporatave, etika dhe lidershipi 9 ECTS

Qëllimi i këtij moduli është te i pajis studentet me njohuri për Qeverisja e Korporatave cila tërheq vëmendjen dhe po merr shtrirje te gjere ne ditët e sotme, si ne mbare boten ashtu edhe ne Kosove. Ndonëse shoqëritë aksionarë janë te pakta ne numër ne vendit tone, krahasuar kjo me vendet e tjera te rajonit, ato përbejnë pjesën me dinamike te bizneseve Kosovare. Si te tilla, është kërkese e kohës qe shoqëritë aksionare te ndjekin parimet për një qeverisje te mire te tyre. Duhet veçuar ne ketë konteks, ndarja e pronësisë nga menaxhimi i shoqërisë, cilësia e Bordit te Drejtoreve i cili luan rol kyc ne qeverisjen e shoqërisë, përgjegjësia mbi grupet e interesit, si dhe çështje te tjera te rëndësishme bazuar ne parimet e Qeverisjes se mire te Korporatave.

Financat Ndërkombëtare 9 ECTS

Ky modul do t’i pajise studentet mbi çështjet e tregjeve dhe instrumenteve financiare qe mbështesin tregtinë dhe aktivitetet investuese ne nivel global. Financat ndërkombëtare ofron një pasqyre te ambientit financiar me te cilën kompanitë dhe investitorët ballafaqohen ne tregun global. Kjo lende do te përmbajë përshkrimin e procesit te globalizimit, instrumentet financiare dhe kreditore ne tregun global, rolin e institucioneve financiare ndërkombëtarë, analizën e përcaktimit te normës se këmbimit, tregun e valutave, parashikimin e normave te këmbimit, përfitimet e investimeve ndërkombëtarë se dhe efektet e tyre

Menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet 9 ECTS

Ky modul do t’i pajise studentet mbi çështjet e rrezikut ne përgjithësi ne banka, duke specifikuar kredi dhënien dhe marrjen, investimet riskun bankar dhe ne atë te sigurimeve. Moduli ka të bëjë me sigurinë e marrjes së vendimeve. Do të përfshihet këto aspekte: Vendimet për të investuar/marrë hua, për tu mbrojtur dhe frenuar; Vlerësimi dhe shtrirja e investimeve; Mbrojtja nga ekspozimi i normës së këmbimit me jashtë; Ankandet dhe proceset e ekspozimit të çmimeve. Do të trajtohen edhe, Burimet e riskut dhe trajtimi i riskut bankar. Risku i thesarit: norma e interesit, menaxhimi dhe matja e likuiditetit, menaxhimi i kapitalit. Menaxhimi i riskut të kredisë dhe menaxhimi i riskut të sigurimeve.

Lëndët zgjedhore

Analiza dhe Kontabiliteti financiar 6 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është që të njoftojë studentët me llojet e informacionit menaxherial që përdoren në mënyrë efektive dhe efikase për të drejtuar biznesin. Theksi është në kuptimin e llojit të informacionit që kërkohet në parametrat e vendimive të ndryshme dhe si të përdoret ai (funksioni menaxherial) në krahasim me detajet teknike se si të prodhohen të dhënat (funksioni i kontabilitetit). Temat e mëposhtme do të theksohen: kostoja e produktit: çështjet dhe problemet, teknikat ‘tradicionale’ dhe alternative të kostos, kostot relevante dhe vendimmarrja; kontrolli buxhetor dhe vendimi mbi çmimet, kontrollin i menaxhmentit; matja e performances së divizioneve dhe transferimi i çmimeve; matja e performaces se ekuilibruar; teknikat moderne të kontabilitetit menaxherial.

Mjedisi Bizinisor dhe aspektet legale 6 ECTS

Aftësimi i një numri te studenteve me dije kritike mbi ambientin kombëtar dhe ndërkombëtar te biznesit dhe aspektet legale me te cilat ato mund ta ballafaqohen. Përkufizimi teorik dhe praktik i mjedisit te biznesit nga këndvështrimi i kompanive te vogla dhe te mesme dhe sidomos te kompanive multinacionale. Gjithashtu, kuptimi i natyrës se çështjeve juridike me te cilat ballafaqohen biznesmenët, kuptimi i elementeve bazike te marrëdhënieve nder biznisore juridike, si dhe kuptimi mbi njohjen paraprake te problemeve te mundshme juridike ne ambientin biznisor ne vend dhe ndërkombëtarësh.

Metodat kuantitative ne financa 6 ECTS

Lënda do u mundësojë studenteve të normalizojnë dhe zgjidhin problemet e menaxherëve të biznesit dhe ekonomisë me te cilat mund të përballet në jetën e tyre të punës. Theksi do të jepet për të aplikuar metodat te përfshira ne klase për zgjidhjen e problemeve në financa dhe ekonomi. Aspektet që do të mbulohen në këtë lëndë, përfshijnë:
– Formalizmi verbal i problemeve të shprehura në një mënyrë matematikore dhe të identifikojnë mënyra për të zgjidhur probleme të tilla.
– Identifikimi, klasifikimi dhe aplikimi i metoda të përshtatshme për zgjidhjen e një problemi të caktuar.
– interpretime ekonomike në marrëdhëniet matematikore / Rezultatet.
– argumente te përgjithësuar / / konceptet e metodat për problemet që nuk janë analizuar në mënyrë eksplicite gjatë gjithë ligjërimit te lendes

Institucionet financiare ndërkombëtare 6 ECTS

Ky modul do t’i pajise studentet mbi çështjet e Institucioneve financiare ndërkombëtare qe mbështesin tregtinë dhe aktivitetet investuese ne nivel global. Institucionet financiare ndërkombëtare ofron një pasqyre te ambientit financiar me te cilën kompanitë dhe investitorët ballafaqohen ne tregun global. Kjo lende do te përmbaje përshkrimin Institucioneve Financiare Ndërkombëtare ne procesit te globalizimit, instrumentet financiare dhe kreditore ne tregun global, rolin e institucioneve financiare ndërkombëtare, analizën e përcaktimit te normës se këmbimit, tregun e valutave, parashikimin e normave te këmbimit, përfitimet e investimeve ndërkombëtare se dhe efektet e tyre.

Viti II

Financat e avancuara te korporatës 9 ECTS

Ne kuadër te këtij moduli qëllimi kryesor do përqendrohet për vendimet financiare te bëra nga ana e korporatës, çështje të rëndësishme financiare te korporatës, çfarë investimesh duhet te beje korporata, si do te paguaj për ato investime, shpenzimet e parave, sigurimin e parave. Teoria moderne e portofolios; Efiçenca e tregut, Modeli i vlerësimit të aktiveve të kapitalit; Vlerësimi i letrave me vlerë të firmës dhe vlerësimi i aseteve. Teknikat e vlerësimit të firmave private dhe publike; Roli i informimit asimetrik dhe i kostos së agjencisë në përkufizimin e vlerës së firmës në afat të shkurtër. Studentët do të përgatisin studime të rastit në firmat të cilat ata vet zgjedhin për analizë, të cilat do të vlerësohen si pjesë e provimit përfundimtar..

Marketingu i shërbimeve bankare dhe institucioneve financiare 9 ECTS

Marketingu i shërbimeve dhe Sjellja konsumatorë përshkruhet si proces i zhvillimit të produktit, të shërbimeve dhe strategjive të bazuara në atë që konsumatorët dëshirojnë te mbështetura në kuptimin e shërbimit, veçorive të marketingut analizës së tregut të shërbimeve, segmentimit të shërbimeve etj. Cilësia e shërbimit dhe menaxhimi i saj është një nga çështjet më të rëndësishme në këtë kuptim, ndërsa studentët do të aftësohen për të identifikuar fushat më të rëndësishme në mënyrë që të aftësohen për punë të pavarur në fushë të zhvillimit të marketingut të shërbimeve.

Menaxhimi portfolios dhe investimeve 9 ECTS

Menaxhimi portfolios dhe investimeve paraqet një integrim te analizës dhe vlerësimit te investimeve dhe menaxhimit te projekteve përkatësisht ciklit te projekteve duke u përqendruar ne investimet reale per dallim nga investimet financiare qe trajtohen ne lendet tjera. Vëmendje e veçante i kushtohet procesit te investiv dhe ndërlidhjes se projektit me mjedisin afarist, efekteve te tija financiare, ekonomike dhe sociale

Punimi i temës se Masterit 30 ECTS

Pjesë e rëndësishme e punës së studentit për këtë nivel është teza hulumtuese për magjistraturë. Përmbajtja e tezës hulumtuese duhet të ketë, përveç strukturës teorike të bazuar në literaturë relevante, edhe një studim empirik me të dhëna të përdorura nga studenti që dëshmojnë se studenti ka aplikuar metodologjinë përkatëse hulumtuese. Me përfundimin e studimeve të MA studentët fitojnë titullin Master në Marketing dhe Menaxhim Biznesi. Në përfundim të studimeve studentët përveç diplomës do të pajisen edhe me shtojcën e diplomës. Qëllimi i shtojcës së diplomës është të sigurojë të dhëna të mjaftueshme për të përmirësuar “transparencë” ndërkombëtare dhe njohje të drejtë të kualifikimeve akademike dhe profesionale. Është e dizajnuar në atë formë që të ofrojë përshkrim të natyrës, nivelit, kontekstit, përmbajtjes dhe statusit të studimeve që janë ndjekur dhe janë përfunduar me sukses. Pas dhënies së provimeve, studenti mund ta fillojë procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së masterit. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit projektin e tezës së masterit. Aplikimi lejohet nga Kolegjiumit i studimeve pasuniversitare dhe Këshilli Mësimor i Fakultetit. Pas punimit të versionit final të punimit të masterit, Këshilli Mësimor i Fakultetit formon komisionin prej tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me të cilin pranohet ose refuzohet punimi i masterit. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli Mësimor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Nëse tema e masterit mbrohet suksesshëm, kandidati pajiset me diplomë – Msc i Shkencave Ekonomike. Punimi i masterit dhe mbrojtja e tij kreditohet me 30 ECTS. Diploma nënshkruhet nga Rektori i Universitetit të AAB dhe Dekani i Fakultetit Ekonomik.

Lëndët zgjedhore

Biznesi Ndërkombëtar dhe Globalizimi 6 ECTS

Kjo lende do t ofroj njohuri bazike te nevojshme ne relacionin e biznesit ndërkombëtar, ne mënyre specifike rrethinën ne te cilët operojnë bizneset, strategjitë për te depërtuar ne tregjet e jashtme dhe aspektet menaxheriale te udhëheqjes se biznesit ne tregun ndërkombëtar. Qëllimet janë si ne vijim:
– Kuptimi i sfidave te ndryshme me te cilat ballafaqohen bizneset kur operojnë ne tregjet e jashtme;
– Njohja me ndikimet e kulturave, aspekteve politike e legale ne aktivitet ndërkombëtare te firmave;
– Fitimi i njohurive mbi Institucionet ndërkombëtare dhe praktikat tjera te cilat kane ndikim te veçante ne BN;
– Kuptimi i teorisë se investimeve dhe asaj te tregtisë, këmbimi valutor si edhe faktorëve te cilët ndikojnë ne kursin ndërkombëtar te këmbimit.

Kontabiliteti ne institucionet financiare 6 ECTS

Institucionet financiare, aktivitetet e tyre. Banka si institucion financiar. Aktivitetet e bankave. Specifikat e kontabilitetit të bankës – specifikat e përpunimit të kontabilitetit të bankës; specifikat e pasqyrave financiare të bankës. Kontabiliteti për transaksionet e zgjedhura të bankave. Përkufizimi i instrumenteve financiare. Krahasimi i instrumenteve financiare me kontratë mall. Klasifikimi i elementeve të instrumenteve financiare: aktive financiare, pasive financiare, instrumentat e kapitalit. Matja e aktiveve dhe detyrimeve financiare. Klasifikimi i aktiveve financiare dhe detyrimeve për qëllime të matjes së kontabilitetit dhe raportimit. Impariment e aktiveve financiare. Spot dhe kontratat derivative. Përkufizimi dhe dallimet në mes të dy llojeve të instrumenteve financiare. Blerja dhe shitja e aseteve financiare në drejtim të kontratave vend. Përkufizimi i derivativ. Raportimin e derivateve. Kontabiliteti për derivatet e zgjedhura financiare (shembuj). Mosnjohja e aktiveve financiare (dhe pasivet).

Punimet e diplomave

INSTITUTI AAB
APLIKO