Marketing dhe Administrim Biznesi

Qëllimi dhe profili i programit

Qëllimi i organizimit të këtij drejtimi në master është kohezioni i studimeve bacheler me ato të masterit (3+2) dhe harmonizimi i planeve me universitetet e tjera të vendeve të BE-së dhe ato të rajonit, bazuar në paraqitjen e interesave të përbashkëta të universiteteve evropiane në krijimin e politikës së shkollimit të lartë, kërkimeve shkencore, me kontakte dhe bashkëpunim më të mire përbrenda bashkësisë akademike dhe me bashkëpunim me qeveritë, industritë e vendeve evropiane. Ky program ua ofron studentëve standardet më të larta dhe karrierë të suksesshme në sektorin e marketingut dhe menaxhimit të biznesit, e fokusuar në ekonomiksin, sjelljen e njeriut, organizatat, kontabilitetin, aftësitë komunikuese, operacionet, marketingun, financat, sistemet informative të menaxhmentit dhe ndikimi i tyre në vendimmarrjen menaxheriale. Modulet të cilat zhvillohen në këtë program, kanë për qëllim të formojnë ekspertë të aftë me dije dhe shkathtësi për të zbatuar standarde ndërkombëtare të zhvillimit për nevojat e menaxhimit të dijes dhe aftësive menaxhuese nga fusha e marketingut dhe menaxhimit të biznesit.

Rezultatet e pritshme

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi akademik, studenti do të jetë në gjendje të:
1. T’i njohin dhe t’i caktojnë problemet dhe çështjet sipas rëndësisë së tyre
2. Të zotërojnë dijeni të mire për aktivitetet esenciale të Marketingut dhe Administrimit të Biznesit;
3. T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë në lidhje me marketing dhe administrim biznesi, nga aspekti shkencor dhe profesional.
4. T’i zbatojnë në praktikë njohuritë e fituara gjatë studimeve, përmes analizave komplekse nga sfera e biznesit, financave, menaxhimi, marketing
5. Zbatojë aftësi dhe teknika për aplikim e marketingut në situata të ndryshme;
6. T’i njohin alternativat e mundshme për problemet e posaçme dhe të bëjnë zgjedhje praktike të solucioneve midis tyre;
7. T’i mbledhin dhe sintetizojnë të dhënat nga literatura profesionale në gjuhën shqipe, angleze (burimet ndërkombëtare);
8. Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe në hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës;
9. Të marrin pjesëaktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhemikroekonomike.
10. Të informohen dhe të kontribuojnë në elaboratet shkencore dhe profesionale.

Niveli dhe grada akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, kandidati fiton thirrjen: MA – Drejtimi i Marketing dhe Menaxhim Biznesi

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet në Programin Marketing dhe Administrim Biznesi zgjasin 2 vite, 120 ECTS me gjithsej 4 semestra. Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS.

Lista e lëndëve

Viti I

Metodologjia e punës shkencore – kërkimore 9 ECTS

Lënda ka për qëllim të aftësojë studentët për punë në fushën e hulumtimit—mjeshtëri thelbësore për hartimin e punimit të diplomës për arritjen e gradës akademike master i shkencës së ekonomisë. Në veçanti, lënda ka për qëllim që të ndihmojë studentët të aftësohen për mendim kritik, shkrim të mirë akademik dhe hulumtim empirik me metoda cilësore dhe sasiore. Studentët që kryejnë me sukses këtë lëndë mësimore do të aftësohen të kryejnë këto punë:
– Identifikojnë qartë çështjen kërkimore
– Shfrytëzojnë në mënyrë efektive literaturën shkencore
– Operacionalizojnë konceptet kryesore në kërkimin shkencor për të mundësuar matjet empirike
– Formulojnë qartë hipotezat në të cilat do të mbështetet kërkimi shkencor
– Hartojnë planin kërkimor të studimit të masterit, duke përcaktuar njësinë, popullatën, listën referuese dhe mostrën e studimit
– Analizojnë të dhënat dhe të testojnë hipotezat kryesore të studimit
– Diskutojnë gjetjet kryesore shkencore që dalin nga kërkimi shkencor në raport me propozicionet teorike në të cilat mbështetet studimi

Menaxhimi i marketingut 9 ECTS

Qëllimi i lëndës është të pajisë studentët me njohurit themelore nga Menaxhimi i Marketingut. Ndryshimet e shpejta dhe të paparashikueshme nënkuptojnë që menaxherët e marketingut duhet të kuptojnë vlefshmërinë e ndryshimeve, analizës së implikimeve të këtyre ndryshimeve për një pozitë konkurruese të organizatës së tyre, dhe reagimit të shpejtë me një strategji të re dhe efektive të marketingut. Integrimi i analizave komplekse të situatës së tregut, lejon që menagjerët e marketingut të parashikojnë dhe shfrytëzojnë ndryshimet që janë jashtë kontrolle të një organizate të vetme. Kjo arrihet duke harmonizuar fuqitë e organizatës në treg, industri dhe duke krijuar mundësi konkurruese dhe lidhje

Studentët që kryejnë me sukses këtë lëndë mësimore do të aftësohen të kryejnë këto punë:
– Rëndësia e MM ne ekonomin e tregut;
– Zhvillimi i planeve dhe strategjive te MM;
– Kërkimet e tregut dhe parashikimi i shitjes;
– Analiza e sjelljeve te konsumatorëve;
– Strategjia e STP-se;
– Përpilimi i planit te 4P-ve;
– Implementimi dhe evaluimi i palnit te MM.

Ekonomiksi Menaxherial 9 ECTS

Kjo lëndë do t’i njoftojë studentët me përmbajtjen e ekonomisë menaxheriale; analizën e tregut – ndërtimin e modelit dhe statikën krahasuese; kufizimin buxhetor, taksat dhe subvencionimin; analizën e preferencave të veçanta dhe ndërtimin e kurbave të tyre të indiferencës, analizën e dobisë dhe zgjedhjen optimale për preferencat përkatëse; analizën e ekuilibrit të tregut; teknologjinë dhe të ardhurat e shkallës; Maksimizimin e fitimit dhe analizën e kostove të prodhimit; tregun e faktorëve të prodhimit; Teorinë e lojërave dhe sjelljen strategjike, analizën e mirëqenies si dhe eksternalitetet dhe të drejtat pronësore, d.m.th. ky kurs është vazhdimësi e kursit makroekonomi I, me çka rrumbullakohet njohja themelore e makrokonomisë dhe komponentëve të saj dhe studenti është i gatshëm të jetësojë në praktikë dijen e fituar në këtë nivel.

Menaxhimi i strategjive te marketingut 9 ECTS

Fuqia dhe mirëqenia e një kompanie është e lidhur ngushtë me aftësinë e saj të rekrutojë, kënaq bile edhe ti admiroj konsumatorët. Përderisa fokusi në konsumatorët dhe orientimi drejt tregut janë shumë të rëndësishme dhe praktikohen nga organizatat, funksioni i marketingut është më së shumti përgjegjës për të siguruar kënaqësinë e konsumatorëve. Qëllimi i kësaj lënde është t’ju njoftojë me konceptet e marketingut, idetë dhe aplikimet të cilat janë të dobishme për organizata e më pas edhe për planifikimin strategjik të Marketingut për të arritur të gjitha këto qëllime. Produkti përfundimtar i kësaj lëndë do të jetë përpunimi i një plani të marketingut si parakusht për një biznes për të qenë pro aktiv në treg

Me realizimin e zhvillimit të kësaj lende, studentët do të munden:
– Bëni dallimin mes shitjes dhe marketingut
– Bëni segmentin e tregut
– Njihni dhe organizoni kërkimet e tregut
– Kombinoni instrumentet e marketing miksit (4P) dhe të zgjedhin strategjitë përkatëse
– Të keni njohuri bazë për një numër të strategjive të marketingut për të cilat do të mësojmë
– Përpiloni një plan të marketingut;
– Organizoni një shërbim të marketingut në një ndërmarrje.

Biznesi ndërkombëtar i avancuar 9 ECTS

Përmes këtij lende, studentët pajisen me njohuri nga lëmi i biznesit ndërkombëtar, me qëllim të aftësimit për ushtrim të bizneseve në relacione me tregjet e huaja. Është kjo nevojë e kohës, për t’u kyçur në rrjedhat e bashkëpunimit me firmat e ndryshme jashtë vendit. Synimi i përgjithshëm i kësaj lënde është që t’ju ndihmon të zhvilloni një kuptim të variablave ekonomike, socio-kulturore dhe rregullimit politik të cilat ndikojnë në marketingun e produkteve dhe shërbimeve në mjedisin global. Me realizimin e zhvillimit të kësaj lende, studentët do të munden:
– Të kuptojnë dallimet midis krijimit, mirëmbajtjes dhe modifikimi global në krahasim me strategjitë ndërkombëtare nga këndvështrimi i biznesit ndërkombëtar;
– Të ndërtojnë një teknik vlerësimi të çmuar për kompletimin e analizave të çmimit dhe zbatim global;
– Kompletojnë analizat SWOT për kompani të ndryshme ndërkombëtare, dhe gjithashtu të përfshin dhe të definojnë tregje të reja globale;

Sjellje Oraganizative 9 ECTS

Menaxhimi me Sjelljen Organizative do të mësohet në radhë të parë përmes ligjëratave, shembujve dhe praktikave që do të ceken gjatë ligjërimit të shumë vendeve dhe kompanive të botës e në radhë të parë të SHBA-së, Japonisë dhe vendeve të ndryshme me ekonomi më të avancuar. Me realizimin e zhvillimit të kësaj lende, studentët do të munden:
– Te pajisen studentet me njohuritë baze te nevojshme për te shpjeguar ne mënyrë racionale sjelljen e punonjësve ne organizate ne pozicionin e menaxherit.
– Te orientohen studentet ne përdorimin e teknikave te analizës dhe parashikimit te sjelljes.
– Te aftësohen studentet për te zbatuar ne praktiken e biznesit njohuritë e fituara ne nivel akademik.
– Mësohet studenti te zgjedhe e përpunojë shembuj nga praktika te analizoje eksperiencat personale;
– Aftësohet individi te arsyetoje ne mënyrë multifaktoriale.

Lëndët zgjedhore

Lidershipi dhe Dallimet Menaxhuese 6 ECTS

Kjo lëndë ka të bëj me lidershipin dhe prandaj ka si qëllim tu ofroj kuptim të thelluar të dijeve të lidershipit duke ofruar konceptet teorike, informata praktike dhe mundësi për vetëvlerësim që do ju mundësoj studentëve të fillojnë dhe të zhvillojnë talentin e tyre në sferën e lidershipit. Studentët me anë të kësaj lënde do të përfitojnë dije dhe shkathtësi në kontekst të :
– Zhvillimit të kuptimit për anët e dobëta dhe anët e fuqishme në sferën e lidershipit
– Vlerësim të posedimit të karakteristikave dhe tipareve të duhura për një lider
– Zhvillimin e kapaciteteve për çdo format dhe stil të lidershipit

Me përfundimin e lëndës studentët do të mund të:
– Të përshkruajnë dhe analizojnë lidershipin dhe rolin e veçantë të drejtuesve në organizatë/komunitet
– Identifikojnë dhe parashikojnë sfidat e lidershipit;
– Të kuptojnë dhe të marrin në konsideratë kompleksitetin e shkathtësive të lidershipit;

Menaxhimi i burimeve njerëzorë dhe etika e biznesit 6 ECTS

Ky kurs ua mundëson studentëve njohjen me problematikën e ndërlikuar të administrimit me resurset njerëzore, i kuptuar si proces i realizimit të disa aktiviteteve dhe funksioneve. Materia synon përgatitjen për shfrytëzim sa më efikas të burimeve njerëzore si resurset më të rëndësishme në një organizatë. Natyrisht duke qenë një materia e ndërlikuar për shkak të marrjes me resurse humane, kursi fokusohet edhe në referenca etike lidhur me këtë pjesë të rëndësishme të menaxhimit Në fund të kursit studenti do të jetë në gjendje të
– Njoh dhe sigurojë koherencë ne mes të strategjive për resurset njerëzore me strategjitë e ndërmarrjes.
– Krijon aftësitë për të kuptuar, zhvilluar dhe zbatuar sistematikisht zhvillimin dhe trajnimin e resurseve njerëzore.
– T’i ngritë aftësitë intelektuale.
– Identifikojë dhe kuptojë funksionet dhe sistemin e BNJ.

Menaxhimi i NVM(plani I biznesit) 6 ECTS

Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje:
– Të përshkruajnë dhe të marrin iniciativa praktike për themelimin e NVM-ve,
– Do të jenë në gjendje që të dinë për strukturën pronësore dhe rëndësinë e ndarjes së menaxhimit nga prona,
– Do të kuptojnë dhe kërkesat themelore të një plani të biznesit,
– Do të dinë rëndësinë e menaxhimit dhe si menaxhohen këto NVM-të,
– Do të njohin pengesat me të cilat ballafaqohen NVM-të,
– Rëndësinë e mjeteve financiare,
– Rëndësinë e pjesëmarrjes në export etj.

Ndërmarrësi dhe inovacionet 6 ECTS

Qëllimi i kësaj lende është qe studentet te i furnizon me dije shtese ne fushën e menaxhimit te dijes si një nder disiplinat me te reja ne fushën e menaxhmentit dhe sjelljes organizative. Kjo lende është e organizuar kryesisht ne dy ide kryesore:
1. Menaxhimi i dijes si një aktiv i paprekshëm dhe rolin e te punësuarve ne krijimin e dijes, dhe
2. Rolin e inovacioneve ne organizate.
Parimi kryesor qe do te vlen ne ketë ligjërate është se organizata është një sistem kompleks te cilat duhet ne kontinentet te adaptohen dhe te cilat ne vitet e fundit operojnë ne një konkurrence te larte dhe ne një rrethine te përmbushur me dije. Ne fillim te ligjëratave ne këto lende do te mundohemi te sqarojmë konceptin e dijes dhe se si ajo munde te fitohet, sit e i nxisim te punësuarit te krijojnë dije shtesë për organizate, prej ku duhet te vijene idetë, sit e stimulojmë krijimin e ideve. Ndërsa pas kollokfiumit te pare ne mes te semestrit do te orientohemi ne inovacionet, cilat janë burimet e inovacioneve si dhe sit e nxisim inovacione ne ndërmarrje.

Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje:
– Të demonstrojnë se kuptojnë procesin ndërmarrës dhe inovativ dhe mënyrën e operimit të firmave ndërmarrëse.
– Të aplikojnë teknikat e gjenerimit të ideve inovative dhe të menduarit kreativ në zgjidhjen e problemeve në organizatë.
– Të demonstrojnë aftësi analitike në rolin e mjedisit organizativ në promovimin e inovacioneve brenda organizatës.
– Të analizojnë në mënyrë kritike politikat qeveritare lidhur me inovacionet.
– Të demonstrojnë njohuri të larta lidhur me punimin e planeve të biznesit si instrument i rëndësishëm për realizimin e qëllimeve në ndërmarrje

Sistemi i informacionit marketing dhe menaxhimi i marrëdhënieve me klientin 6 ECTS

Me absolvimin me sukses të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendja të kuptojnë organizimin e MIS; Informata, njerëzit dhe teknologjia si burim; struktura dhe komponentët e MIS-it; Aftësia konkurruese dhe IT; Digjitalizimi i Ekonomisë dhe Bizneseve; Menaxhimi i Bazës së të dhënave; Sistemet mbështetëse të Vendimeve; Tregtia Elektronike dhe Biznesi Elektronik; WWW dhe Interneti; Planifikimi dhe Zhvillimi i MIS-it.

Viti II

Menaxhimi i distribucionit/shpërndarjes dhe çmimeve 9 ECTS

Përfitojnë aftësi përkatëse nga sfera e marketingut-miks me qellim te zbatimit te suksesshëm te koncepteve te ndryshme teorike te absolvuara, me qellim te ballafaqimit te suksesshëm me sfidat e ndryshme biznesore. Në përfundim të këtij kursi studentët duhet të jenë të aftë për të:
– përvetësuar elementet baze te marketingut ne përgjithësi;
– përvetësuar funksionet e marketingut dhe raportin me konsumatorin, c ‘është produkti, cikli i jetës se produktit, natyrën e shërbimeve marketing ,nocion produkt ;
– njohur me se miri veprimet ne tregtinë me shumice dhe pakice, planifikimin e promocionit, planifikimin e produktit, zhvillimin e një strategji çmimesh ;
– llogaritur efektet e mjedisit te marketingut, planifikimit strategjik ne marketing, informacionet për vendim marketingu, sjelljen blerëse te konsumatorëve;
– përvetësuar veprimet tregetimit te derivateve financiare, zhvillimin e një strategjie për tregun e synuar, kanalet e marketingut dhe shpërndarjen fizike, integrimin dhe analizën e planit te marketingut .

Komunikim Biznesi 9 ECTS

Ligjëratat nga Komunikimi ne Biznes do te ju ofroje studentëve njohurit teorike dhe praktike mbi komunikimin ne biznes e qe pastaj do tu mundësoj te aftësitë e veta ne këto lami:
– Të dëshmojnë njohjen e komunikimit strategjik për të qenë pjesë e hartimit të strategjive për komunikime me opinionet/konsumatorët;
– Të demonstrojnë kompetenca profesionale për të qenë pjesë e ekipeve që zhvillojnë komunikim biznesi: marrëdhënie me publikun dhe forma të tjera të komunikimit masiv të organizatës;
– Të dijë të njohë dhe hulumtojë preferencat e publikut/masës;

Marketingu ndërkombëtar 9 ECTS

Përmes këtij syllabusi, studentët pajisen me njohuri nga lëmi i marketingut ndërkombëtar, me qëllim të aftësimit për ushtrim të bizneseve në relacione me tregjet e huaja. Është kjo nevojë e kohës, për t’u kyçur në rrjedhat e bashkëpunimit me firmat e ndryshme jashtë vendit. Në përfundim të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që të:
– Kuptoj se si parimet themelore të marketingut aplikohen në mjedise të ndryshme kulturore, politike, ligjore dhe ekonomike,
– Analizoj mjedisin e marketingut ndërkombëtar,
– Aplikoj koncepte te marketingut ndërkombëtar në situata reale.
– Vlerësoj mundësitë për depërtim në tregjet e huaj, ,
– Miratoj praktikat e marketingut ndërkombëtar në kompanitë që aktivitetin e tyre e shtrijnë në tregje të huaja,
– Jetë në gjendje të analizojnë tregjet e huaja për të përcaktuar potencialin e tyre të veprimtarisë së tyre të përgjithshme,
– Jetë në gjendje të shpjegojnë metodat e ndryshme për të hyrë në tregjet e huaja, shkallën e angazhimit që kërkohet si dhe nivelet e rrezikut,
– Të përdor analizat e ndryshme si SWOT, PESTEL për kompani të ndryshme ndërkombëtare, dhe gjithashtu të përfshijnë dhe të definojnë tregje të reja globale;
– Të ndërmarr vendime të rëndësishme se në cilët tregje t’i segmentoj dhe të participojnë kompanitë, cilën mënyrë të hyrjes të tregje do ta përdorin, etj.

Punimi i temës se Masterit 30 ECTS

Pjesë e rëndësishme e punës së studentit për këtë nivel është teza hulumtuese për magjistraturë. Përmbajtja e tezës hulumtuese duhet të ketë, përveç strukturës teorike të bazuar në literaturë relevante, edhe një studim empirik me të dhëna të përdorura nga studenti që dëshmojnë se studenti ka aplikuar metodologjinë përkatëse hulumtuese. Me përfundimin e studimeve të MA studentët fitojnë titullin Master në Marketing dhe Menaxhim Biznesi. Në përfundim të studimeve studentët përveç diplomës do të pajisen edhe me shtojcën e diplomës. Qëllimi i shtojcës së diplomës është të sigurojë të dhëna të mjaftueshme për të përmirësuar “transparencë” ndërkombëtare dhe njohje të drejtë të kualifikimeve akademike dhe profesionale. Është e dizajnuar në atë formë që të ofrojë përshkrim të natyrës, nivelit, kontekstit, përmbajtjes dhe statusit të studimeve që janë ndjekur dhe janë përfunduar me sukses. Pas dhënies së provimeve, studenti mund ta fillojë procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së masterit. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit projektin e tezës së masterit. Aplikimi lejohet nga Kolegjiumit i studimeve pasuniversitare dhe Këshilli Mësimor i Fakultetit. Pas punimit të versionit final të punimit të masterit, Këshilli Mësimor i Fakultetit formon komisionin prej tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me të cilin pranohet ose refuzohet punimi i masterit. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli Mësimor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Nëse tema e masterit mbrohet suksesshëm, kandidati pajiset me diplomë – Msc i Shkencave Ekonomike. Punimi i masterit dhe mbrojtja e tij kreditohet me 30 ECTS. Diploma nënshkruhet nga Rektori i Universitetit të AAB dhe Dekani i Fakultetit Ekonomik.

Lëndët zgjedhore

Qeverisja e korporatave 6 ECTS

Qeverisja e korporatave është një lëndë e rëndësishme për zhvillimin intelektual dhe profesional të studentëve, sidomos të atyre që në të ardhmen do të jenë të angazhuar në fushën e biznesit. Tani më shumë se kurrë, kjo lëndë ka një rëndësi të veçantë sepse Kosova është duke kaluar nëpër një transformim juridik dhe ekonomik. Për atë arsye, kjo lëndë do t’i përgatisë studentet që t’i mësojnë rregullat ligjore të aplikueshme në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar format e menaxhimit dhe udhëheqjes. Të gjitha ato do t’ju mundësojnë studentëve një funksionim adekuat në një ambient juridiko ekonomik evolues. Në përfundim të ciklit të ligjëratave dhe ushtrimeve nga kjo lëndë, studentët duhet të jenë të aftë:
– Të kuptojnë afarizmin bashkëkohor të korporatave dhe menaxhimin e rreziqeve të korporatave;
– Të analizojnë drejt problemet praktike të 2 korporatave në këtë drejtim dhe të njohin problemet me të cilat ato ballafaqohen;
– Të jenë në gjendje që njohuritë e fituara t’i aplikojnë në afarizmin e ndërmarrjeve;
– Të bëjnë planifikimin financiar afatshkurtër dhe afatgjatë dhe të përpilojnë pro-forma Raportet financiare, duke siguruar kështu një kontakt të afërt me praktikën e ndërmarrjeve;
– Të bëjnë buxhetin e cash-it dhe menaxhimin e drejt të kredive të korporatave, duke u bazuar në njohuritë e fituara gjatë orëve të ligjëratave dhe ushtrimeve.
– problemet me të cilat ato ballafaqohen;
– Të jenë në gjendje që njohuritë e fituara t’i aplikojnë në menaxhimin e bankave në kushtet bashkëkohore;

E drejta e biznesit ndërkombëtar 6 ECTS

Lëndë e drejta biznesore ndërkombëtare mund të shqyrtohet si në kuptim të ngushtë ashtu dhe në atë të gjerë. Në kuptim e ngushtë, lënda e drejta biznesore ndërkombëtare trajton të gjitha ato marrëdhënie juridike të cilat i referohet rregullave të së drejtës ndërkombëtare private. Në këtë kuptim e drejta biznesore ndërkombëtare nuk është lëmi e pavarur nga e drejta ndërkombëtare private por vetëm një pjesë e zhvilluar e së drejtës së përditshmërisë, e themeluar nga nocionet dhe kuptimet të cilat janë të ndërlidhura me tregtinë ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve e që në instancë të fundit janë të rregulluara me normat juridike të së drejtës ndërkombëtare private. Në përfundim të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që të:
– Rritje e nivelit të informacione njohjen e instituteve të caktuara juridike – ekonomike ndërkombëtare të cilat zhvillojnë aktivitet biznesor;
– Rritje e nivelit të informacione mbi burimet materiale dhe formale normat juridike të cilat në mënyrë gjeneralë dhe specifike e rregullojnë biznesin me gjerë se sferat nacionale;
– T’i njohin konventat më të rëndësishme multilaterale të cilat e rregullojnë veprimtarinë biznesore në jetën ekonomike dhe degët e saja;
– Të kuptojë rolin dhe rëndësinë e arbitrazheve dhe gjykatave të cilat zgjedhin konteste në mes të subjekteve biznesore me elementë të jashtëm;
– T’i studiojë dhe njoh me llojet e kontratave specifike ndërkombëtare në lëmin e biznesit dhe ekonomisë.

E-Marketingu 6 ECTS

Përgatitja e kërkesave të detajuara për implementimin e funksionaliteteve të reja/modifikuara në programin e Informatikës të Bankave, institucioneve të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare, të biznesit sipas veprimtarive të ndryshme, krijimin e programeve të reja për shërbime dhe produkte përkatëse, ngritja dhe krijimi i projekteve të reja në mënyrë të pavarur ose si pjesë e një grupi tjetër pune, kontributi në dizajnimin e programit informatik në bashkëpunim me kërkesat e tregut.
– Studentët do të kuptojnë se sa është e rëndësishme përdorimi E marketingut dhe Internetit në afarizëm,
– do të binden se përdorimi I E Marketingu dhe E komunikimi (ICT) për zhvillimin e afarizmit është imperative,
– do të mund të bëjnë krahasime midis formave tradicionale të organizimit të afarizmit dhe formave dhe modeleve të reja të biznesit të ndikuara nga përdorimi i kësaj teknologjie.
– nxitja e hulumtimeve individuale dhe grupore, me qëllim që studentët ta përdorin Internetin si një vegël në funksion të mësimit dhe zhvillimit të afarizmit..

Punimet e diplomave

INSTITUTI AAB
APLIKO