Menaxhment dhe Informatikë

Qëllimi dhe profili i programit

Ky program u ofron studentëve standardet më të larta ndërkombëtare në edukim në fushën e menaxhimit dhe informatikës. Programi ynë do t’i ndihmojë studentët të ndërtojnë personalitetin e tyre me aftësi të fuqishme etike, analitike dhe shkathtësi në zgjidhjen e problemeve nëpërmjet mendimit kritik. Studentët do të jenë në gjendje t’i shohin sfidat e menaxhimit të gjitha llojeve të ndërmarrjeve nga perspektivat e ndryshme dhe të kenë njohuri të mjaftueshme mbi relacionin të ndërmarrjeve me disiplinat e tjera. Ky program do të ndërtojë një sistem të fuqishëm që do t’u mundësonte studentëve njohjen e potencialit të tyre si menaxherë të përgjegjshëm, që të mendojnë qartë, të gjykojnë mençur, të komunikojnë me efikasitet dhe të veprojnë me integritet gjatë gjithë kohës.

Rezultatet e pritshme

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi akademik, studenti do të jetë në gjendje të:
– Operojë në rrethinën konkurruese të biznesit;
– Të analizojë, në nivel strategjik, të zgjedhin probleme dhe të marrin vendime në rrethinën shumë komplekse dhe të ndryshueshme të biznesit;
– Aplikojnë njohuritë e tyre në praktikë dhe komunikojnë ato audienca të specializuara – në mënyrë të qartë dhe të bindshme;
– Përgatis dhe prezantoj teza, raporte dhe seminare sipas standardeve profesionale;
– Të përgatisë dhe udhëheq projekte investive;
– Organizojnë dhe zbatojnë një projekt hulumtues;
– Menaxhojë kohën në mënyre efikase dhe të pavarur;
– Zotërojnë një numër shkathtësi kompjuterike dhe komunikatave

Niveli dhe grada akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, kandidati fiton thirrjen: Bachelor i Ekonomikut – Drejtimi i Menaxhment dhe Informatikë

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet në Programin Menaxhment dhe Informatikë zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra. Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS. Të gjitha këto drejtime krijojnë mundësi të vazhdimit të studimeve në nivelin Master, që është 2 vjeçar apo 120 ECTS.

Lista e lëndëve

Viti I

Mikroekonomia I 9 ECTS

Qëllimi i këtij kursi është njoftimi i studentëve lidhur me kuptimet themelore mbi Ekonomiksin dhe Mikroekonominë, mënyra ekonomike e të menduarit, krijimi i idesë për identifikimin dhe raportin ndërmjet ofertës dhe kërkesës në treg, si dhe ekuilibrin e tregut, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me Mikroekonominë, si hyrje. Në fund të kursit synohet aftësimi i studentëve për mendim të pavarur lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Mikroekonominë dhe aftësimi për mendim kritik lidhur me ato çështje.

Matematike për ekonomi dhe Biznes 9 ECTS

Në fund të kursit synohet aftësimi i studentëve për mendim të pavarur lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me matematiken për ekonomi dhe biznes, lidhur me këto çështje: Te promovojnë se posedojnë njohuri për numrat dhe veprimet themelore me numra, njehsimin e proporcionit dhe përqindjes, eksponentët dhe rrënjët, shprehjet algjebrike; Të promovojnë se posedojnë njohuri mbi zgjidhjen e ekuacioneve dhe inekuacioneve lineare, katrore, ku njëkohësisht duhet t`i zbatojnë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga biznesi dhe ekonomia; Të promovojnë se posedojnë njohuri mbi funksionet me një ndryshore, vetit e tyre dhe grafikët tyre; Të jetë i gatshëm të përdorë funksionet e caktuara matematikore për nevojat e ekonomiksit dhe biznesit dhe të jetë i aftë të kalojë në nivele të tjera të matematikës që vazhdojnë në semestrat vijues.

Gjuhe Angleze I 6 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të nxënit janë: Te kenë aftësi të folurit, dëgjuarit, shkrimit dhe leximit të cilat mundësojnë mënyra efektive dhe të ndryshme të komunikimit në situata reale brenda dhe jashtë kontekstit akademik; Përjetojë dhe të analizojë stile të ndryshme të gjuhës angleze; Komunikojë me njerëz të profileve dhe sektorëve të ndryshëm; Rritjen aftësitë e studentëve në lexim, shkrim, dëgjim dhe komunikim gojor; Të rrit vetëbesimin e studentëve të komunikojnë në gjuhën angleze nëpërmes të folurit dhe shkrimit; Të pasurojnë fjalorin e tyre me tema nga ekonomia; Të komunikojnë ndjenjat dhe mendimet e tyre; Të përdorin stile të ndryshme të anglishtes në kontekste të ndryshme ekonomike.

Makroekonomia I 9 ECTS

Qëllimi kryesor i kësaj lënde përmes programit të saj është që studentët të fitojnë njohuri të përgjithshme teorike me zbatim konkret në jetën praktike të kategorive dhe postulateve të makroekonomisë. Përmes programit të kësaj lënde, studentët njoftohen me terminologjinë dhe kategoritë kryesore makroekonomike, me të cilat do të ballafaqohet edhe në jetën praktike. Me përvetësimin e materies së kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje dhe të aftë në pikëpamje profesionale, që t’i sintetizojnë dhe sinkronizojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara dhe ato t’i realizojnë në jetën praktike në funksion të zhvillimit ekonomik. Me kompletimin e këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje të:
– kuptojnë natyrën e problemeve makroekonomike;
– shpjegojnë se si bashkëveprojnë akterët e ndryshëm në procesin makroekonomike;
– vlerësojnë efektet e dështimit të tregut dhe të informatave joefiçente në marrjen e vendimeve nga agjentet makroekonomik;
– jenë në gjendje të aplikojnë analizën ekonomike në tregje të ndryshme në aspektin makroekonomik.

Statistike për ekonomi dhe Biznes 9 ECTS

Qëllimi i lëndës është aftësimi i studentëve në të kuptuarit e koncepteve themelore nga statistika, aftësimi i tyre në zbatimin e instrumenteve statististikore në shembuj të ndryshëm nga ekonomia dhe fushat tjera; të njihen me elementet e kombinatorikës dhe të aftësohen në zbatimin e tyre në shembuj konkret; të njihen me njohuritë nga probabiliteti, indekset dhe distribuimet dhe zbatimet. Qëllimi tjetër është zhvillimi i shkathtësive dhe aftësive të studentëve në mënyrë që ata me sukses t’i zgjidhin problemet konkrete të fushës ekonomike dhe interpretimin e fenomeneve ekonomike për të cilat nevojitet zbatimi i statistikës dhe instrumenteve statistikore. Pas përfundimit me sukses të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje:
– Të përvetësojnë konceptet themelore statistikore, të dhënat, karakteristikat e tyre, format e paraqitjes së tyre.
– Të aftësohen në përcaktimin e mesatares aritmetike, harmonike, gjeometrike; medianës dhe modës.
– Aftësimi i tyre në përcaktimin e tyre dhe zbatimin e tyre me shembuj konkretë.
– Të përvetësojnë konceptin e dispersionit, devijimit standard dhe zbatimin e tyre me shembuj nga ekonomia.
– Të përvetësuarit e konceptit të variancës, llojet dhe zbatimet e tyre.

Kontabiliteti 6 ECTS

Njohuritë e fituara shërbejnë si bazë për vazhdimin e studimit të lëndës kontabiliteti financiar, analiza financiare, menaxhmenti financiar, kontabiliteti menaxherial dhe lëndëve tjera të kësaj natyre. Në fund të semestrit studentët do të jenë në gjendje që të regjistrojnë transaksionet afariste, të evidentojnë ndryshimet ekonomike në pasurinë e ndërmarrjes, ndryshimet e stoqeve, matjen e saktë të ardhurave dhe të dalave me qëllim që të krijojnë të dhëna për përgatitjen e bilancit të gjendjes, pasqyrën e të ardhurave dhe të dalave (bilancin e suksesit), raportin mbi rrjedhjen e parasë si dhe informacione tjera plotësuese të nevojshme për menaxherët e ndërmarrjes dhe përdoruesit e jashtëm. Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje:
– Të njohin zhvillimin historik të kontabilitetit dhe procesit të evidentimit të transaksioneve ekonomike;
– Të njohin udhëzuesit e kontabilitetit (supozimet, parimet, kufizimet);
– Të regjistrojnë llojet e ndryshme të transaksioneve ekonomike te firmat tregtare;
– Të bëjnë vlerësimin e KMSH-së dhe inventarit të mallit sipas metodave të kostos – FIFO-së, LIFO-së dhe mesatares;

Lëndët zgjedhore

E Drejta Biznisore 6 ECTS

E drejta biznesore është një lëndë e rëndësishme për zhvillimin intelektual dhe profesional të studentëve, sidomos të atyre që në të ardhmen do të jenë të angazhuar në fushën e biznesit. Tani më shumë se kurrë, kjo lëndë ka një rëndësi të veçantë sepse Kosova është duke kaluar nëpër një transformim juridik dhe ekonomik. Për atë arsye, kjo lëndë do t’i përgatisë studentet që t’i mësojnë rregullat ligjore të aplikueshme në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar. Të gjitha ato do t’ju mundësojnë studentëve një funksionim adekuat në një ambient juridik evolues. Studentët do të arrijnë rezultate të mira, siç janë: Kuptimi i natyrës së çështjeve juridike me të cilat ballafaqohen biznesmenët; Kuptimi i elementeve bazike të marrëdhënieve ndër-biznesore juridike; Kuptimi i metodave për identifikimin paraprak të problemeve të mundshme juridike në ambientin biznesor në vend dhe ndërkombëtar dhe zgjidhjen e problemeve potenciale në favor të tyre.

Komunikimi ne Biznes dhe SH A 6 ECTS

Në fund të kursit synohet aftësimi i studentëve të dallojë nëpërmjet teorive të komunikimit masiv se për të kuptuar suksesin e një produkti apo shërbimi në treg, duhet hulumtuar publikun. Në këtë rast, duhet hulumtuar preferencat e konsumatorit, relacioni kontekstual i konsumatorit – shoqërisë, por edhe strategjitë e komunikimit që përzgjidhen nga dhënësi i mesazhit apo ofruesi i produktit e shërbimit. Studenti në përfundim të kursit pritet të dijë: Përcaktohet për një temë, duke pasur të qartë se cili është objekti i trajtimi (kërkimi); Cili është terreni i hulumtimit; Të fokusojë temën sa më shumë me qëllim të dhënies së një informacioni sa më konciz dhe original; kërkimin bibliografik dhe të bëjë një ese panoramike, përshkruese, sipas strukturës adekuate, dhe të jetë në gjendje të hartojë një ese duke përdorur në mënyrë korrekte parafrazimet, referimin e tyre dhe të citimeve (fusnotave), duke dalluar kështu mendimin e tij, informacionin e idetë e të tjerëve dhe kuptuar se kur futet në zonën e plagjiaturës. Në fazën e ndjekjes së përparimit të studentëve dhe vlerësimit të arritjeve të tyre, një kujdes i veçantë do t’i kushtohet edhe nxitjes dhe vlerësimit për punë praktike, të cilat do të përfshijnë madje gati më shumë se gjysmën e pikëve të vlerësimit të përgjithshëm.

Matematike Elementare 6 ECTS

Synimi parësor i lëndës Matematikë elementare, është formimi i integruar dhe aftësimi i profesionistëve të fushës së shkencave ekonomike në zbatimin e metodave dhe modeleve matematikore me synim dhe qëllim të përballje me sfidat e zhvillimit bashkëkohor. Qëllimi i lëndës është njohja e studentëve me bazat e njohurive matematikë në lidhje me algjebrën dhe analizën e funksioneve, derivative dhe aplikimeve të tyre në analizën statike krahasuese dhe problemeve të optimizimit. Zotërimi i matematikës elementare dhe matematikës ekonomike, pas përfundimit me sukses të kësaj lënde, studentëve do t`u mundësojë që të jenë në gjendje që:
• Duke zotëruar veprimet me shprehjet e ndryshme matematikore, të mund të zbatojnë ekuacionet dhe sistemet e ekuacioneve në zgjidhjen e problemeve nga fushat ekonomike.
• Të njohin rëndësinë e konceptit të vargut dhe funksionit, me qëllim të zbatimit të llojeve të funksioneve, vetive të tyre në ekonomi.
• Të njihen me limitin e funksionit, derivatit dhe zbatimit të tyre në studimin e funksioneve.
• Të njihen me njehsimin e përpjesës, përqindjes inetresit të thjeshtë dhe të përbërë.
• Njehësimi i vlerës së kapitalit, depozitave, rentave, kësteve dhe elementeve tjera të matematikës financiare.

Menaxhimi i resurseve natyrore 6 ECTS

Menaxhimi i resurseve natyrore ka për qëllim që t’i: – Qe studenti te zhvilloj aftësi për të njohur dhe kuptuar nocionet themelore, principet, llojet dhe klasifikimet dhe menaxhimit në përgjithësi dhe të menaxhimit të resurseve dhe mjedisit, në veçanti.
– Zgjeroj dhe thelloj njohuritë themelore mbi menaxhimin e resurseve natyrore dhe mjedisit, metodat dhe teknikat e menaxhimit si dhe specifikat e menaxhimit te resurseve të caktuara natyrore.
– Te njoh terminologjinë dhe kuptimet themelore të menaxhimit të resurseve natyrore dhe mjedisit. Të zhvillojë të menduarit kritik.
– Te zhvillojë aftësi për mbledhje dhe përpunim e të dhënave relevante shkencore nga burime të ndryshme dhe shkathtësi për të zbatuar njohuritë e fituara në praktikë

Etika ne Biznes 6 ECTS

Ligjëratat nga lënda Etika ne Biznes do te ju ofroje studentëve njohurit teorike dhe praktike mbi etiken biznesore .Studenti do te kete njohuri themelore nga baza e moralit biznesor në veprimet biznesore në kushte bashkëkohore të afarizmit. Fiton njohuri në lidhje me karakterin dhe përmbajtjen e etikës biznesore, përmbajtjen e etikës menaxheriale, dilemat etike me të cilat ballafaqohet menaxhmenti, kodeskin e etikës dhe rolin e saj në ruajtjen e standardeve të larta etike, etj. Etika biznesore ka për qëllim që t’i:

– Ti aftësojë studentët me njohuri nga teoritë dhe qëndrimet etike me qëllim që të munden në mënyrë kritike të bëjnë vlerësimin gjatë marrjes së ndonjë vendimi biznesor;
– Ti zbulojnë dilemat e shumta etike me të cilat ballafaqohet menaxhmenti gjatë vendimmarrjes biznesore;
– Ti kuptojnë kodesket etike si rregullë themelore e etikes të cilën duhet ta posedojë secila firmë;
– Ti identifikojnë obligimet e menaxherëve dhe firmave përkundrejt përgjegjësive të tyre shoqërore, në varëshmëri me konceptin e asaj përgjegjësie;

Gjuhe Angleze II 6 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës Gjuhë Angleze II është që të njohë studentët me konceptet e katër shkathtësive të gjuhës Angleze. Rëndësia e mësimit te Pre-Intermediate për studentët është e madhe, sepse ky nivel ua mundëson studentëve ta interpretojnë dijen e tyre gjuhësore. Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje: • Zhvillimi i aftësive të leximit, te folurit, shkrimit dhe të të dëgjuarit.
• Të mësojnë të shkruajnë dhe të flasin gjuhën më lehtë
• Prezantimi dhe kuptimi i koncepteve kryesore gjuhësore duke përfshirë këtu gramatikën si pjesë të pa ndarë të gjuhës.
• Aftësimi i studentëve për tema të ndryshme nga ekonomia, kompani biznesi, trende ekonomike, kultura dhe tekste autentike të cilat kane për qëllim ngritjen e nivelit te leximit dhe kuptimit dhe komunikimit gojor dhe me shkrim nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme si p.sh. prezantime, ese, pune jashtë klasës, dëgjim, diskutim etj.

Hyrje ne Informatike 6 ECTS

Ky modul do të ndihmoj në ngritjen e shkathtësive të studentëve për përdorimin e veglave të MS Office-it në plotësimin e nevojave të tyre për të kryer punët e zyrës dhe për të zgjidhur probleme të ndryshme ekonomike dhe të biznesit. Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje te ketë njohuri dhe shkathtësi të mjaftueshme në përdorimin e veglave të :
• MS Office – MS Word;
• MS Excel;
• MS Access;
• MS Project dhe
• MS Power Point si dhe përdorim më të përparuar të windowsit dhe të internetit dhe MS Outlook-ut.

Viti II

Menaxhment 9 ECTS

Pas përfundimit të këtij studimi, studentët do të jenë në gjendje:
– Të njohin zhvillimin historik të menaxhmentit dhe organizimit të punës;
– Zhvillojnë dhe organizojnë menaxhmentin;
– Kuptojnë veçoritë kryesore të menaxhmentit bashkëkohor;
– Marrjin vendime menaxherile;
– Komunikoj, organizoj dhe planifikoj kontrollin Bazat e planifikimit si aktivitetet I procesit menaxherik.

Marketing 6 ECTS

Ligjëratat nga Marketingu do te ju ofroje studentëve njohurit teorike dhe praktike mbi marketingun si gjenerator i ndryshimeve ne botëkuptimin e tregut dhe konsumatorit posaçërisht. Studentet do te krijojnë bazën e njohurive te veta mbi marketingut e qe pastaj do tu mundësoj te bëjnë kërkimet e veta ne këto lami:
– Njoh rëndësinë e marketingut ne ndërmarrje;
– Përshkruan procesin e marketingut dhe ta kupton ate si një proces dinamik
– Mund të vlerëson burimet e të dhënave dhe metodat të cilat janë përdorur për ti mbledhur ato të dhëna;
– Të përshkruan elementet e marketing miksit.

Bazat e te Dhenave 9 ECTS

Ky model do ti pajisë studentët me njohuri hyrëse për të krijuar përmbajtjen e Bazës së të Dhënave, si dhe për ta strukturuar ate. Gjithashtu studentët pajisen me konceptet bashkëkohore të shkëmbimit të informatave në DBMS (Database Management System). Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje të:
– Kenë një pasqyrë të parë mbi infrastrukturën dhe shfrytëzimin e teknikave te Access-it.
– Krijojë një përmbajtje statike me prezentim dhe strukturë të mirëfilltë për publikim në DBMS.
– Pasuroj përmbajtjen me elemente dinamike për të siguruar interaktivitet midis shfrytëzuesit dhe të Dhënave.
– Të kuptoj rëndësinë për performancë të mirë dhe shkallë të lartë të interaktivitetit krahas dizajnit kur bëhet fjalë për një System në korporim me Bazat e të Dhënave.
– Të dinë të specifikojnë problemin para se të fillohet me implementimin e zgjidhjes së tij.

Lidershipi 9 ECTS

Kjo lëndë është dizajnuar tu ofroj studentëve njohuri bazike mbi lidershipin si fenomen dhe ndikimin e tij në sjelljen organizative dhe individëve. Në këtë lëndë do të analizohen teoritë kyçe mbi lidershipin dhe do të analizohen faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në procesin e lidershipit. Studentët do të analizojnë në mënyrë kritike fenomenin e lidershipit dhe kufizimet e teorive të lidershipit. Me përfundimin e lëndës studentët do të mund të:
– Të përshkruajnë dhe analizojnë lidershipin dhe rolin e veçantë të drejtuesve në organizatë/komunitet;
– Identifikojnë dhe parashikojnë sfidat e lidershipit;
– Të kuptojnë dhe të marrin në konsideratë kompleksitetin e shkathtësive të lidershipit;
– Të kuptojnë se si liderët ndërtojnë organizata/komunitete të suksesshme duke u përqendruar në qartësinë organizative dhe në krijimin e kohezionit ekipor;
– Të dinë dhe aplikojnë pesë praktikat e lidershipit;
– Demonstrojnë se si fuqizohen raportet kyçe në mes stafit, udhëheqësit dhe komunitetit.

Menaxhmenti Financiar 9 ECTS

Ky modul do t’i pajisë studentët me njohuri bazike mbi çështjet themelore të organizimit dhe fushëveprimit të financave në firmë dhe të menaxhimit të tyre. Me kompletimin e këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje të:
– kuptojnë natyrën e problemeve dhe analizave financiare të firmave të cilat veprojnë për të maksimizuar vlerën në tregjet financiare;
– identifikojë burimet e riskut financiar dhe si të menaxhohet risku;
– kuptojë se çfarë është roli i analizës financiare dhe kujt i shërben ajo;
kuptojë se cilat teknika dhe metoda mund të përdorën në menaxhimin financiar për ti arritur qëllimet ekonomike të firmës.

Informatike Biznesi 6 ECTS

Si lëndë më specifike ka për qëllim që gjatë ligjeratave të njoftoj studentët me drejtimet e reja në këtë fushë, rolin dhe rëndësinë e informative në proceset afariste dhe në procesin e marrjes së vendimeve, të analizoj kërkesat informatike dhe ti njoftoj studentet me përparësit të cilat I ofron informatika dhe produktet e saj për një afarizëm të suksesshëm. Pas përfundimit të këtij studimi, studentët do të jenë në gjendje:
– Të njohin rëndësinë e përdorimit të teknologjisë informatike në afarizmin bashkëkohor,
– të kuptojnë se pse aplikimi I kësaj teknologjie është imperative I kohës,
– do të mund të bëjnë krahasime midis formave dhe modeleve të reja të biznesit të ndikuara nga teknologjia informative dhe komunikuese (ICT) e në veqanti Interneti dhe rrjetat kompjuterike,
– do të dine të projektojnë dhe dizajnon organizimin e të dhënave në baza të të dhënave.
– do të jenë në gjendje që praktikisht, duke e përdorur kompjuterin të zhvillojnë detyra dhe të zgjidhin problem ekonomike.

Lëndët zgjedhore

Busines English 6 ECTS

Disa prej qëllimeve të kursit janë: Aftësimi i studentëve për tema të ndryshme nga ekonomia, kompani biznesi, trende ekonomike, kultura dhe tekste autentike të cilat kane për qëllim ngritjen e nivelit te leximit, kuptimit dhe komunikimit gojor dhe me shkrim nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme si p.sh. prezantime, ese, pune jashtë klasës, dëgjim, diskutim etj. Në fund të kursit pritet që studenti të jetë në gjendje të :
• Ketë aftësi të të folurit, dëgjuarit, shkrimit dhe leximit të cilat;
• Mundësojnë mënyra efektive dhe të ndryshme të komunikimit;
• Në situata reale brenda dhe jashtë kontekstit akademik;
• Përjetojë dhe të analizojë stile të ndryshme të gjuhës angleze;
• Komunikojë me njerëz të profileve dhe sektorëve të ndryshëm.

Integrimet Ekonomike Evropiane 6 ECTS

Përmes kësaj lënde synohet të arrihet që studentëve t’u ofrohen njohuri të avancuara mbi çështjet teorike – shkencore në lëmin e Integrimeve Ekonomike Evropiane. Deri ne fund te semestrit studentët duhet të:
• Fitojnë njohuri lidhur me nocionet e përgjithshme të integrimit evropian, veçanërisht mbi integrimin ekonomik evropian;
• Kenë mundësi të kyçen në mënyrë aktive në ligjëratat dhe të kryejnë kërkime të pavarura; • Krijojnë qasje kritike ndaj nocioneve dhe çështjeve që shqyrtohen;
• Zhvillojnë aftësitë personale, komunikim, hulumtim dhe aftësi të tjera të domosdoshme mbi integrimet ekonomike evropiane gjatë mësimit interaktiv dhe analizave të punimeve seminarike dhe prezantimit;

Ekonomia e sigurimeve 6 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës është që, me përfundimin e saj, studentët të posedojnë njohuritë bazike mbi industrinë e sigurimeve në mënyrë që t’ju ofrohet edhe një mundësi në zhvillimin e mëtutjeshëm profesional në një industri me potencial. Qëllim tjetër është zhvillimi i studentëve si konsumator të informuar të shërbimeve të sigurimit. Me përfundimin e suksesshëm të semestrit, studentët pritet:
– Që të kuptojnë rolin e sigurimeve në sektorin financiar dhe shoqëri;
– Të kuptojnë natyrën e produkteve të industrisë së sigurimeve;
– Në mënyrë analitike, identifikojë rreziqet me të cilat individët/organizatat ballafaqohen, humbjet financiare ndodhja e të cilave menaxhohet përmes sigurimeve.

Trendet e Globalizimit 6 ECTS

Pas përfundimit të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që:
• Ti pajisen me njohuritë bazë mbi proceset globale që zhvillohen sot;
• Të njohin proceset globale me te cilat ballafaqohet sot njerëzimi;
• Të fitojnë njohuri lidhur me ndërlidhjen e faktorit ekonomik, politik dhe social në aspekte globale;
• Të mund të analizojnë këto procese, që të dinë të përdorin në mënyrë racionale këto njohuri dhe ti ndërlidhin me fushat tjera te studimeve;
• Njohuritë e fituara gjatë këtij kursi t’i përdore në funksion të formimit të tij dhe njëkohësisht të orientohet me sukses në marrjen parasysh të këtyre faktorëve, në analizimin apo eventualisht në të bërit edhe biznes.

Ekonomia e Turizmit 6 ECTS

Qe studenti te zhvilloj aftësi për të njohur dhe kuptuar nocionet themelore, principet, llojet dhe klasifikimet e ekonomisë se turizmit në përgjithësi dhe të menaxhimit të resurseve dhe mjedisit, në veçanti. – Ti zgjeroj dhe thelloj njohuritë themelore mbi menaxhimin e resurseve natyrore dhe mjedisit, metodat dhe teknikat e menaxhimit si dhe specifikat e ekonomisë se turizmit ne nivel nacional dhe ndërkombëtar.
– Te njoh terminologjinë dhe kuptimet themelore të ekonomisë turistike. – Të zhvillojë të menduarit kritik.
– Te zhvillojë aftësi për mbledhje dhe përpunim e të dhënave relevante shkencore nga burime të ndryshme dhe shkathtësi për të zbatuar njohuritë e fituara në praktikë

Kërkime Tregu 6 ECTS

Përmes të kësaj lënde studenti do të mëson për rëndësinë e vendimeve afariste në ekonominë e tregut dhe rolin dhe rëndësinë e informacioneve për këto vendime, të cilat fitohen përmes të kërkimeve të marketingut. Pra, në aspektin teorik do të shqytrohet procesi I kërkimeve të marketingut, që do të përfshinë fushë të gjerë të shqyrtimeve dhe zbatimit të metodave me rëndësi të mbledhjes, përpunimit, ananlizës, interpretimit dhe prezentimit të të dhënave dhe rezultateve e kërkimeve. Objektivat specifike të mësuarit janë:
1. Kuptimi i marrëdhënieve në mes të hulumtim të tregut dhe vendim-marrjes
2. Mësimin e proceseve për përdorimin e projekteve në formulimin dhe kryerjen e hulumtimit të tregut
3. Te kuptuarit e kushteve të tregut në të cilat ndërmirren hulumtime, dhe ndikimin e këtyre kushteve në llojin e kërkimit, duke përfshirë metodologjinë dhe menaxhimin e projektit .
4. Kuptueshmërinë e sërë teknikave cilësore dhe sasiore si dhe metodat në dispozicion në hulumtimin e tregut, duke përfshirë aplikimin dhe kufizimet
5. Të jeni në gjendje të përdorni gjuhën e hulumtimit të tregut siç është përdorur nga praktikuesit dhe njerëzit e biznesit

Viti III

Menaxhimi i Burimeve Njerzore 6 ECTS

Disa nga qëllimet specifike të kësaj lënde:
– Do të ngritë aftësitë për të lidhur strategjinë e resurseve njerëzore me strategjinë e ndërmarrjes,
– Do të ngrit aftësitë për të kuptuar , zhvilluar dhe zbatuar sistematikisht zhvillimin dhe trajnimin e resurseve njerëzore
– Do të ngritë aftësitë intelektuale individuale dhe te organizatës (kolektive) – Demonstrojë dhe kuptoje funksionet e Burimeve njerëzore
– Te parashohë ndërrimet ne rrethine dhe ne baze te kësaj te jene ne gjendje te analizoje nevojat për Burimeve njerëzore të organizatave.
– Të vlerësojnë dhe ngrit performancën e organizatës
– Të aplikojnë metoda dhe instrumente për motivimin e Burimeve njerëzore ne organizata
– Të hulumtojnë dhe të orientohen në inovacione për Burimet njerëzore

Menaxhimi I Operacioneve 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është që në kuadër të tërësisë së menaxhimit të ndërmarrjes të studiohet menaxhimi i operacioneve, funksioni i të cilave është transformimi i inputeve në outpute, përkatësisht në shërbime dhe produkte. Në fund të kursit studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë
– Rëndësinë e menaxhimit të operacioneve në ndërmarrje
– Të zhvillojnë menaxhimin e sistemit të operacioneve
– Të dinë të bëjnë kontrollën e sistemit të operacioneve
– Do të dine të projektojnë dhe dizajnojnë projektimin e produkteve, shërbimeve, sistemeve të dërgesës etj.
– Të dinë të bëjnë avancimin e operacioneve në ndërmarrje

Ndërmarrësi dhe NVM-te 6 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është që studentët:
• Të kuptojnë rëndësinë e Ndërmarrësit dhe NVM-ve për një ekonomi,
• T’i aftësojë dhe të rrisë shkathtësitë e tyre për të planifikuar dhe gjeneruar dhe menaxhuar NVM-të.
Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje:
• Të përshkruajnë dhe të marrin iniciativa praktike për themelimin e NVM-ve,
• Do të jenë në gjendje që të dinë për strukturën pronësore dhe rëndësinë e ndarjes së • menaxhimit nga prona,
• Do të kuptojnë dhe kërkesat themelore të një plani të biznesit,
• Do të dinë rëndësinë e menaxhimit dhe si menaxhohen këto NVM-të,
• Do të njohin pengesat me të cilat ballafaqohen NVM-të,
• Rëndësinë e mjeteve financiare,
• Rëndësinë e pjesëmarrjes në export etj.

Kontabiliteti Menaxherial 6 ECTS

Studentet do te krijojnë bazën e njohurive te veta mbi kontabilitetin e menaxhmentit dhe të kostos e qe pastaj do t’u mundësoj të bëjnë kërkimet e veta në keto lami:
• Njoh rëndësinë e kontabilitetit menaxherial në njëmjedis dinamik biznesor, dhe metodat e ndarjes së kostove të tërësishme.
• Përshkruan procesin dhe përllogaritjen e kostove fikse dhe atyre variable të një investimi apo produkti dhe ta kupton atë si një proces dinamik në mjedisin biznesor;
• Ky modul, duhet të zhvillojë tek studentët këto shkathtësi: e komunikimit dhe prezantimit, e punës individuale, e të shkruarit të një raporti, e zgjidhjes së problemeve.

Sistemi I Informacionit te Menaxhimit 6 ECTS

Pas përfundimit të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që:
– Të kuptojë problemet e përgjithshme nga fusha e Informatikës për zhvillimin e suksesshëm të afarizmit.
– Te kuptohet roli dhe rëndësia e SIM dhe teknologjisë ICT-së në proceset afariste.Roli i kësaj teknologjie në ndërtimin e aftësisë konkurruese të subjekteve ekonomike.
– Të kuptohet struktura e SIM dhe si ndikon në përkrahjen e menaxhmentit për marrjen e vendimeve cilësore.
– Te fitojnë aftësi të nevojshme për zbatimin e teknologjive informatike (ICT) në të gjithë sektorët e bizneseve.
– Të fitojnë aftësi për menaxhimin dhe përdorimin e veglave softuerike, rrjetit, internetit dhe bazat e të dhënave.

Menaxhmenti Strategjik 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është që studentët të marrin njohuri lidhur me menaxhimin strategjik në nivel të avancuar. Pas përfundimit të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që:
– Të njohin dhe të kenë mësuar se pse është i rëndësishme menaxhimi strategjik.
– të bëjnë analiza strategjike,
– Zhvillojnë dhe të mendojnë në mënyrë kritike duke u bazuar në teoritë e menaxhimit strategjik.
– të bëjnë analiza të mjedisit, vendosjen e vizionit, misionit dhe qëllimeve të ndërmarrjes, që në mënyrë të drejtpërdrejtë vazhdohet me analizën e mjedisit.
– Marrin vendime qe të dinë të bëjnë formulim të strategjisë, përkatësisht zgjedhjes së strategjisë me të cilën do të realizohen më së miri qëllimet e ndërmarrjes.
– Komunikoj, organizoj dhe planifikoj implementimin e strategjive.

Marketingu Ndërkombëtar 6 ECTS

Synimi i përgjithshëm i kësaj lënde është që t’ju ndihmon të zhvilloni një kuptim të variablave ekonomike, socio-kulturore dhe rregullimit politik të cilat ndikojnë në marketingun e produkteve dhe shërbimeve në mjedisin global. Me zhvillimin dhe përfundimin e lëndes, studentët do të munden:
– Kuptojnë se si parimet themelore të marketingut aplikohen në një mjedise të ndryshme kulturore, politike, ligjore dhe ekonomike,
– Të jenë në gjendje të analizojnë tregjet e huaja për të përcaktuar potencialin e tyre të veprimtarisë së tyre të përgjithshme,
– Të jenë në gjendje për të hartuar strategjitë për konkurrencën globale,
– Të jenë në gjendje të shpjegojnë metodat e ndryshme për të hyrë në tregjet e huaja, shkallën e angazhimit që kërkohet si dhe nivelet e rrezikut,

Menaxhimi I projekteve 6 ECTS

Fitimi i njohurive dhe shkathtësive për menaxhim të projekteve;
• Studentët të kuptojnë rëndësinë e hartimit të projektit si parakusht i rëndësishëm për sigurimin e mjeteve financiare nga institucionet e ndryshme financiare;
• Studentët fitojnë njohuri për hartimin dhe zbatimin e projektit;
• Të mundësojë studentëve ta njohin ndikimin e rrethinës në menaxhimin e projekteve;

Lëndët zgjedhore

Sociologji Ekonomike 6 ECTS

Lënda, Sociologji e Ekonomisë, trajton çështje të sociologjisë së përgjithshme të lidhura me ekonominë. Sociologjia Ekonomike synon t’ua krijojë idenë studentëve lidhur me ndërlidhjen e nevojën e studimit interdisiplinar, me rastin e marrjes me çështje te ekonomisë. Së këndejmi, kuptimi i infrastrukturës sociale të ekonomisë, politika dhe shteti, unionet, asociacionet, partnerët, grupet e interesit; entitetet dhe migrimi, familja, socializmi, mplakja e popullsisë, etj. janë vetëm disa nga çështjet në fokus të shtjellimit Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje:
– Ofrimin e njohurive të përgjithshme rreth perspektivave kryesore teorike dhe metodologjinë e hulumtimit në Sociologji.
– Familjarizimin me temat dhe problematikat kryesore të Sociologjisë.
– Zhvillimin e „imagjinatës sociologjike‟ dhe qëndrimit kritik përkitazi me atë se si shoqëria ju formëson juve dhe se si ju e formësoni shoqërinë
– Të sfidoni “dijet e vetëkuptueshme” për shoqërinë dhe të kuptoni shkencërisht trajtat e strukturimit dhe organizimit të shoqërisë si dhe mënyrën e funksionimit të saj;
– Të njihni natyrën e fenomeneve shoqërore si dhe të familjarizoheni me format, metodat dhe mundësitë për studimin e tyre;
– Të shpjegoni zhvillimet, dukuritë dhe proceset e ndryshme shoqërore si dhe raportin e tyre me 2 individët, grupet, strukturat dhe institucionet më të gjera shoqërore.

Biznesi Ndërkombëtar 6 ECTS

Synimi i përgjithshëm i kësaj lënde është që t’ju ndihmon të zhvilloni një kuptim të variablave ekonomike, socio-kulturore dhe rregullimit politik të cilat ndikojnë në marketingun e produkteve dhe shërbimeve në mjedisin global. Me realizimin e zhvillimit të kësaj lende, studentët do të munden:
o Të kuptojnë dallimet midis krijimit, mirëmbajtjes dhe modifikimi global në krahasim me strategjitë ndërkombëtare nga këndvështrimi i biznesit ndërkombëtar;
o Të ndërtojnë një teknik vlerësimi të çmuar për kompletimin e analizave të çmimit dhe zbatim global;
o Kompletojnë analizat SWOT për kompani të ndryshme ndërkombëtare, dhe gjithashtu të përfshin dhe të definojnë tregje të reja globale;
o Të kuptojnë thelbin e biznesit ndërkombëtar global dhe përdorimin e komunikimit global;
o Të definojnë dhe të përdorin strategjitë për të vlerësuar kompanitë e përbashkëta potenciale (joinit ventures), bashkim dhe blerje të kompanive të ndryshme për të fituar tregje të reja;
o Të ndërmarrin vendime të rëndësishme në cilët tregje t’i segmentojnë dhe të participojnë kompanitë, cilën mënyrë të hyrjes të përdorin, etj.

E-Biznesi 6 ECTS

Kuptimi i koncepteve fundamentale të e-business
– Teknologjitë më të reja informative të cilat sot janë në përkrahje të e-business
– Kuptimi i modeleve të e-business si e-commerce, e-services, e-shops, e-auction, m-business, etj.

– Në përfundim të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që të:
– Njoh dhe kuptoj bazat dhe nocionet themelore të internetit dhe Teknologjisë informative në lidhje me e-Biznesin;
– Njoh dhe kuptoj konceptet fundamentale dhe terminologjinë e e-biznesit;

Financat Ndërkombëtarë 6 ECTS

Në përfundim të ciklit të ligjëratave nga kjo lëndë, studentët duhet të jenë të aftë: – Të kuptojnë rrjedhat e Financave Ndërkombëtare;
– Të analizojnë drejt problemet praktike të shteteve te ndryshme dhe të njohin problemet me të cilat ato ballafaqohen;
– Të jenë në gjendje që njohuritë e fituara t’i aplikojnë në transaksionet ndërkombëtare

Sjellje Organizative 6 ECTS

Pas kompletimit të lendes, studentët duhet të jenë në gjendje për të:
– Njohur rolin e sjelljes organizative dhe ndikimi i saj në realizimin e objektivave të organizatës.
– Kuptuar rolin dhe ndikimin e karakteristikave individuale sikurse vlerat, qëndrimet,
personaliteti, të mësuarit, motivimi dhe perceptimi në performancën individuale, grupore dhe organizative.
– Kuptuar rolin dhe ndikimin e karakteristikave grupore, komunikimit dhe pushtetit në performancën individuale, grupore dhe organizative.
– Kuptuar rolin dhe ndikimin e liderit dhe kulturës organizative në performancën individuale, grupore dhe organizative.
– Njohur çështjet kyçe dhe praktikat më të mira në fushën e sjelljes organizative dhe në kërkesat komplekse në fushat përkatëse.

Teknologjie e Internetit 6 ECTS

Qëllimi lëndës është t’i pajise studentet me njohuritë e nevojshme gjegjësisht themelore të rrjeteve kompjuterike dhe me teknologjitë e internetit. Pas kompletimit të lendes, studentët duhet të jenë në gjendje:
– Të kuptojnë se si mund të përdoret teknologjia informatike dhe teknologjisë e Internetit për qëllime afarste ,
– Të bëjnë krahasime midis ekonomisë se Internetit dhe ekonomisë tradicionale,
– Të përcaktojnë resurset ekonomike në ekonominë e re dhe në ekonominë industriale,
– Të bëjnë dallimin ndërmjet pozitës së ndërmarrjeve dhe të konsumatorit në këtë ekonomi në ekonomin e vjetër etj.
– Të jenë te nxitur ne hulumtimet individuale dhe grupore, me qëllim që përdorin Internetin si një vegël në funksion të rritjes së aftësive të tyre akademike.
INSTITUTI AAB
APLIKO