Gjuhë të Huaja

Misioni i Fakultetit të Gjuhës Angleze është të përgatisë me sukses studentët e regjistruar në Program për tregun e punës dhe/ose studime të avancuara në AAB apo jashtë vendit.

Programi i Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB ofron një kurrikul që u përshtatet kërkesave dhe nevojave të shoqërisë së sotme. Njohja e gjuhës përbën gurthemel në zhvillimin e Kosovës drejt një shoqërie perëndimore. Për shkak të mobilitetit në rritje të popullatës dhe përshkallëzimit të kontakteve ndërkombëtare, në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane, kompetencat në gjuhën angleze dhe shkathtësitë gjuhësore në më shumë se një gjuhë janë bërë anë të forta me vlerë në tregun e punës në Kosovë.

Programi i ofruar ka orientim si shkencor, ashtu dhe praktik. Profili i përgjithshëm i gjuhës angleze ofrohet përmes ecurisë filologjike. Njohuritë dhe shkathtësitë e fituara nëpërmjet këtij profili deri në diplomim jo vetëm janë të shpërndara në disiplinat tradicionale, por mund konsiderohen edhe si kompetenca të përgjithshme që lehtësojnë punësimin e studentëve pas largimit nga AAB.

Përmes kurseve të ofruara në këtë drejtim, studentët zhvillojnë kompetenca të zgjidhjes së problemeve dhe shkathtësi superiore të komunikimit, të cilat janë të zbatueshme në një gamë të gjerë karrierash dhe sigurojnë perspektivë të shkëlqyer për punësim.

Fakultetet i Gjuhës Angleze i AAB-së,është i shpërndarë gjeografikisht në tre kampuset: Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë.

Dekanati

Aida Alla

Dekane

Aida Alla i kreu studimet universitare në vitin 2007 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze, ku u specializua në anglistikë dhe amerikanistikë. Studimet Master i kreu me meritë në të njejtin universitet në drejtimin Përkthim Teknik – Letrar dhe Interpretim.

Studimet Doktorale i nqoqi në Universitetin e Tiranës ne fushën e gjuhësisë kontrastive dhe studimeve përkthimore. Në punimin e saj doktoral, krahasoi sistemin gjuhësor të gjuhës angleze me sistemin gjuhësor të gjuhës shqipe, nga këndvështrimi sintaksor, stilistik dhe kulturor në shqipërimin e përkthyesit të njohur Amik Kasoruho.

Ka një përvojë të larmishme punë në organizata ndërkombëtare dhe auditore universitare. Prej katër vitesh ka qenë përkthyese dhe koordinatore për marrëdhëniet me publikun në UNDP Albania AMAE (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim). Ka përfaqësuar delegacionin shqiptar në kuadër të projektit AMAE UNDP në konferencën e raportimit në Qëndrën për Bashkëpunim për Sigurinë, Zagreb.

Ka qenë përkthyese dhe interprete në projektin kundër trafikimit të qenieve njerëzore në IOM (Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin). Ka punuar si përkthyese dhe koordinatore për marrëdhëniet me publikun në Lëvizjen MJAFT!.

Në përiudhën 2007 – 2012 ka punuar si ligjëruese në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

Prej tetorit te vitit 2012 është ligjëruese në Kolegjin AAB, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Departamienti i Gjuhës Angleze, dhe ligjëron përkatësisht lëndën e sintaksës së gjuhës angleze dhe përkthim/interpretim. Aida ka kontrubuar si koordinatore për sigurinë e cilësisë, pranë dekanatit të Gjuhës Angleze, Kolegji AAB në periudhën 2016-2017, periudhë në të cilën drejtoi grupin e punës për konferencën e parë Ndërkombëtare për Gjuhësi, Letërsi dhe Kulturë.

Ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore ndërkombëtare, nder të cilat mund të përmenden pjesëmarrja në konferencën e organizaur nga Universidad Complutense në Madrid; në University of Sheffield City College Selanik, në Cukorova dhe Sulejman Sah Univeristy, Stamboll, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Durrësit.

CV

Niman Dreshaj

Koordinator për mësimdhënie

Ligjëron lëndën:

  • Gjuhë angleze

CV

Aida Thaqi

Koordinator për sigurimin e cilësisë

CV