Infermieri e përgjithshme

Qëllimi dhe profili i programit

Qëllimi i programit te infermierisë është të përgatisë studentët të cilët janë të aftë për të ofruar shërbime shëndetësore në institucionet shëndetësore në kuadër të sistemit shëndetësor publik apo privat në Kosovë (dhe vende të tjera evropiane). Programi mësimor është zhvilluar në përputhje me Strategjinë Evropiane për Arsimin e infermiereve dhe mamive (WHO, Evropë, 1999) Deklarata e Munihut (WHO, 2000), me rekomandim të Fleming dhe Holmes (WHO, 2005), standardet globale të infermierisë dhe edukimit për mami (WHO, 2009), dhe Udhezimet e Bashkimit Evropian 2005/36/KE.

Rezultatet e pritura të studimit

Pas përfundimit të këtij programi, të diplomuarit do të jenë në gjendje të: planifikojnë dhe zbatojnë aktivitetet e infermierisë në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor (primar, sekondar, terciar). Integrojnë të dhënat, vlerësimin klinik dhe prioritetet e pacientëve në planifikimin dhe vlerësimin e qëllimeve të kujdesit shëndetësor. Menaxhojnë dhe ushtrojnë profesionin e tyre në mënyrë të organizuar dhe të pavarur, Ofrojnë kujdes efikas për individin, familjen e tij / saj dhe komunitetin, duke respektuar dallimin, kulturën dhe përkatësinë etnike. Edukojnë komunitetin e tyre ne një menyre të shëndetshme të jetesës, Demonstrojnë integrimin e njohurive, aftësive dhe qëndrimeve profesionale nëpërmjet përdorimit të provave dhe arsyetimit klinik. Ofrojnë kujdes të infermierisë në vende të ndryshme të punës sipas nivelit të tyre të arsimimit. Komunikojnë me sukses me pacientët/klientët, dhe kolegët nga ekipet e tjera të infermierisë dhe të demonstrojnë aftësitë e komunikimit dhe të menaxhimit për sigurinë e pacientit dhe duke siguruar sigurim të cilësisë në punë grupore Demonstrojnë aftësitë në përdorimin e teknologjisë, sistemit të teknologjisë informative dhe në zbatimin e kujdesit shëndetësor. Mendojnë në mënyrë kritike, vlerësojnë dhe interpretojnë njohuri të ekspertëve në marrjen e vendimeve klinike për pacientët, për të siguruar kujdes me cilësi të lartë bazuar në prova. Marrin pjesë në bashkëpunimet ndërdisiplinore për të siguruar një sistem cilësorë të kujdesit të për trajtimin e pacientëve. Koordinojnë detyrat e infermierisë në përputhje me procedurat përkatëse ligjore dhe t’i përmbahen standardeve etike që lidhen me sigurinë e pacientit, konfidencialitetin dhe të drejtën për privatësi. Aplikojnë parimet etike në zbatimin e kujdesit shëndetësor dhe mësojnë me aktivitete të pavarura, vetë-përmirësuese vetë-vlerësuese për punën e tyre si pjesë e ekipeve të tyre të infermierisë.

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet e Infermierisë zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra. Kreditë ECTS llogariten në bazë të ngarkesës së punës së studentëve për 40 orë në javë, duke përfshirë të gjitha format e të mësuarit si të dokumentuara në përshkrimet e moduleve më poshtë. Gjatë një viti, një student duhet grumbulluar 60 ECTS në mënyrë në mënyrë që të përfundojë atë vit. Bazuar në këto të dhëna, një numër i caktuar i kredive janë të ndarë për çdo kurs individual. Për 1 ECTS studenti do të duhet të kushtoje të paktën 30 orë ligjërata, seminare, praktikë klinike, punë laboratorike, studim të pavarur, pasqyrim, etj.

Niveli dhe grada akademike

Me përfundimin e studimeve studentët fitojnë titullin: Bachelor i Shkencës në Infermieri (BSc).

Lista e lëndëve

Viti I

Bazat e infermierisë – 8 ECTS

Infermieria tek të moshuarit dhe Geriatria – 9 ECTS

Etika infermiore dhe legjislacioni – 3 ECTS

Kujdesi primar shëndetësor në kontekstin kosovar – 4 ECTS

Aftësitë studimore për universitet dhe praktika – 3 ECTS

Gjuhë e huaj I – Anglisht ose Gjermanisht- 3 ECTS

Shkencat e jetës I (Anatomia, fiziologjia dhe patologjia ) – 3 ECTS

Shkencat e jetës II ( Biokimia, biofizika dhe radiologjia) – 3 ECTS

Edukimi dhe promovimi shëndetësor – 3 ECTS

Infermieria në kontekst (psikologjia dhe sociologjia) – 5 ECTS

Kujdesi shëndetësor në komunitet – kujdesi shtëpiak (në kontekstin e shëndetësisë kosovare) – 10 ECTS

Gjuhë e huaj II – Anglisht ose Gjermanisht – 3 ECTS

Module zgjedhore – përzgjidhni një nga lista si më poshtë

Ergonimia dhe ambienti i sigurt i punës në Infermieri – 3 ECTS

Cilësia në kujdesin infermieror – 3 ECTS

Infermieria rehabilituese – 3 ECTS

Hyrje në infermierinë transkulturore – 3 ECTS

Hyrje në sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti – 3 ECTS

Sporti dhe dietat – 3 ECTS

Komunikimi dhe marrëdhëniet ndërpersonale në infermieri dhe kujdesin shëndetësor – 3 ECTS

Viti II

Infermieria dhe shëndeti tek foshnjat dhe fëmijët – 9 ECTS

Infermieria për shëndetin e gruas, gjinekologji dhe obstetrikë – 12 ECTS

Farmakologjia në infermieri – 3 ECTS

Gjuhë e huaj III – Anglisht ose Gjermanisht – 3 ECTS

Module zgjedhore (përzgjidheni një nga lista përzgjedhëse- Lista B) – 3 ECTS

Infermieria dhe shëndeti tek adoleshentët – 4 ECTS

Kujdesi Infermieror në lidhje me shëndetin mental dhe psikiatri – 12 ECTS

Programi Diagnostiko-Terapeutik – 3 ECTS

Principet e kontrollit të infeksioneve dhe sëmundjeve infektive (Bakteriologjia, Virologjia dhe Parazitologjia) – 5 ECTS

Gjuhë e huaj IV – Anglisht ose Gjermanisht – 3 ECTS

Module zgjedhore – përzgjidhni një nga lista si më poshtë

Ergonimia dhe ambienti i sigurt i punës në Infermieri – 3 ECTS

Cilësia në kujdesin infermieror – 3 ECTS

Infermieria rehabilituese – 3 ECTS

Hyrje në infermierinë transkulturore – 3 ECTS

Hyrje në sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti – 3 ECTS

Sporti dhe dietat – 3 ECTS

Komunikimi dhe marrëdhëniet ndërpersonale në infermieri dhe kujdesin shëndetësor – 3 ECTS

Viti III

Hulumtimi në Infermieri – 5 ECTS

Menaxhimi dhe udhëheqja në Infermieri – 4 ECTS

Infermieria në kujdesin akut dhe kritik – 6 ECTS

Kujdesi Infermieror për të rriturit (Mjekësor/Kirurgjikal) – 6 ECTS

Module zgjedhore – përzgjidhni një nga lista si më poshtë

Ergonimia dhe ambienti i sigurt i punës në Infermieri – 3 ECTS

Cilësia në kujdesin infermieror – 3 ECTS

Infermieria rehabilituese – 3 ECTS

Hyrje në infermierinë transkulturore – 3 ECTS

Hyrje në sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti – 3 ECTS

Sporti dhe dietat – 3 ECTS

Komunikimi dhe marrëdhëniet ndërpersonale në infermieri dhe kujdesin shëndetësor – 3 ECTS

Praktika e avancuar Infermierore – 18 ECTS (Semetri II)

Teza e Diplomës – 6 ECTS (Semetri II)

Module zgjedhore – përzgjidhni një nga lista si më poshtë

Kujdesi Paliativ – 3 ECTS

Infermieria në sallën e operacionit – 3 ECTS

Infermieria tek nëna dhe i porsa linduri – 3 ECTS

Menaxhimi i dhimbjes – 3 ECTS

INSTITUTI AAB
APLIKO