Integrime Evropiane

Cikli: Bachelor
Fakulteti: Juridik
Programi: Juridik
Profili: Integrime Evropiane
Kampusi: Prishtinë

Qëllimi

Drejtimi i Integrimeve Evropiane si program i veçantë në kuadër të Fakultetit Juridik është inovacion joshës programor për të gjithë të interesuarit të cilët pretendojnë të profilizohen ngushtash për profilin e juristit bashkëkohor të specializuar për integrime evropiane.

Bartësi i programit konform kritereve dhe standardeve evropiane ka përzgjedhur plan programin mësimor,si dhe stafin akademik krahasimisht kompatibil me programet e fakulteteve evropiane për ngritjen dhe formësimin e studentëve nga ky drejtim që të përgatiten që nesër në praktikë të jenë bartës të detyrave, misioneve e funksioneve në kuadër të procesit integrues evropian si dhe proceseve të gjera integruese globale.

Ky program i veçantë të shkollimit për karakteristikat ideore, historike, politike dhe ekonomike të BE-së, kornizës legjislative të BE-së, politikat dhe proceset e politikave në BE, Evropën, dhe të ardhmen e rajonit dhe Kosovës për Integrime Evropiane. Qëllimi i këtij programi është që të përgatisë studentë që t’i njohin sfidat e Integrimeve Evropiane, si dhe që të ngritin nivelin e njohurisë në çështjet evropiane dhe të promovojnë këto vlera dhe rrjedhimisht të transferojnë njohuritë e fituara në ambientin e Kosovës. Po ashtu, ky program ofron standardet më të larta ndërkombëtare në edukim në fushën e integrimeve evropiane dhe sidomos përshtatjes së legjislacionit vendor me atë të bashkimit evropian.

Pas diplomimit studenti do të marr gradën: Bachelor i Juridikut – Drejtimi: Integrime Evropiane

Rezultatet e pritura

  • Të aplikojë standarde të larta të njohurive gjithëpërfshirëse të Bashkimit Evropian;

  • Të aplikojë dhe të bartë në institucione, Kornizën Ligjore të Bashkimit Evropian si dhe Politikat dhe Proceset në BE, si dhe Perspektivën e Kosovës për Integrim Evropian;

  • Të njohë dhe të kuptojë strukturën dhe mënyrat e funksionimit të tri shtyllave të Bashkimit Evropian;

  • Të njohë dhe harmonizojë legjislacionin brenda dhe jashtë Bashkësisë Evropiane.

Lista e lëndëve

Viti IV

E drejta evropiane 7 ECTS

Përmes këtij kursi studentët do të fitojnë njohuri themelore mbi të drejtën e Unionit Evropian e cila do të fokusohet në trajtimin e njohurive dhe çështjeve teorike – shkencore lidhur me një fushë të gjerë marrëdhëniesh juridike, të cilat lindin, zhvillohen dhe shuhen në jetën shoqërore dhe ekonomike në këtë organizatë supranacionale. Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të arrijnë të njohin parimet themelore mbi të cilat zhvillohet dhe funksionon E drejta Evropiane, të kuptojnë mënyrën e funksionimit të institucioneve të Unionit Evropian, të përcjellin mënyrën dhe kushtet që duhet plotësohen nga shtetet kandidate për aderim në UE, të aplikojnë njohuritë e fituara për sistemin politik të UE-së, të zbatojnë njohuritë qe marrin nga ky kurs ne praktikë,si dhe te jenë te gatshëm te përballen me sfidat e integrimit evropian.

Historia e integrimeve evropiane 6 ECTS

Njoftimi mbi gjenezën, zhvillimin dhe ekzistimin e BE-së. Aspektin historik të integrimeve evropiane. Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të arrijnë të njohin shkaqet dhe arsyen e themelimit zhvillimit dhe ekzistimit të BE-së, të kuptojnë rëndësinë, mënyrën e funksionimit si dhe peshën ne marrëdhëniet ndërkombëtare dhe relacionet ndërkontinentale që ka BE-ja, të vlerësojnë proceset, ndryshimet, trendët të cilat direkt apo indirekt kanë të bëjnë me BE-në, të aplikojnë njohuritë e fituara dhe shkathtësitë e nxënies në punën praktike që ata bëjnë në institucione përkatëse.

Qasja dhe kërkimi në bazën e të dhënave të BE-së 7 ECTS

Politika e Bashkimit Evropian 6 ECTS

Të kuptojnë rolin dhe rëndësinë e politikave të BE-së në sferën nacionale dhe ndërkombëtare. Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të arrijnë të njohin qëllimin unifikues të politikave të BE-së, si politikën e përbashkët të shteteve anëtare, të vlerësojnë dhe përcjellin trendët, proceset dhe ndryshimet në rrafshin politik nacional dhe ndërkombëtar, të aplikojnë njohuritë e fituara në vendet ku punojnë në funksion të njohjes më të thellë të politikave të BE-së dhe përfarimit të shtetit të Kosovës apo ku ata punojnë me politikat e BE-së, të zbatojnë njohuritë e fituara në punën praktike, favorizim dhe avancim të vlerave njerëzore dhe demokratike si parime bazë të BE-së.

Aktet e BE-së dhe procedurat e nxjerrjes 6 ECTS

Krijimi i njohurive mbi aktet e BE-së dhe procedurat e nxjerrjes së tyre, si dhe rëndësia e këtyre akteve për rregullimin e caktuar në jetën shoqërore ekonomike dhe politike. Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të arrijnë të njohin aktet juridike të BE-së dhe procedurat e nxjerrjes së tyre, të kuptojnë rëndësinë dhe natyrën e akteve juridike si dhe procedurën e nxjerrjes se akteve juridike në BE-së, të përcjellin praktikat më të mira të BE-së në nxjerrjen dhe zbatimin e akteve juridike, të aplikojnë njohuritë e fituara në vendet e tyre ku punojnë në nxjerrjen e akteve analoge juridike si dhe zbatimi në praktikë i përvojave më të mira në harmonizimin e akteve dhe procedurave të legjislacionit nacional me atë të BE-së.

E drejta e konkurencës së BE-së 7 ECTS

T’i aftësojë studentët me njohuritë e përgjithshme dhe rëndësinë e konkurrencës, format dhe veprimet me të cilat kryhen aktet jolojale në qarkullimin e mallrave, kushtet kur lind e drejta për mbrojtje nga aktet jolojale dhe mjetet juridike për mbrojtje nga këto akte. Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të arrijnë të njoftohen për mënyrën e veprimit te subjekteve ekonomike në treg, të kuptojnë veprimtarinë afariste tregtare konform parimeve të së drejtës tregtare, të përcjellin dhe t’u japin mendime profesionale personave fizikë dhe juridikë të cilët merren me veprimtari afariste tregtare dhe te cilët kanë nevojë për këshilla, të aplikojnë njohurit lidhur me përmirësimin e kushteve të tregtisë dhe afarizmit si dhe të jenë të denjë të përfaqësojnë firmat që kanë nevojë për këto shërbime, t’i zbatojnë këto njohuri në mënyrë profesionale dhe të vazhdueshme në praktikë.

Tregu i brendshëm i BE-së 6 ECTS

Qëllimi kryesor i kësaj lëndë është nxënia e njohurive themelore të tregut unik evropian, të politikës fiskale unike dhe tarifës tatimore-doganore unike të Bashkimit Evropian. Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të arrijnë të njohin përmbajtjen e tregut të brendshëm evropian, ta kuptojnë rëndësinë e tregut unik evropian dhe politikës fiskale, të përcjellin trendët dhe rrjedhat e përgjithshme ekonomiko-financiare dhe tatimore-doganore të BE-së, t’i aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e fituara në institucionet ku ata do të punojnë, në Kosovë dhe në rajon në frymën e harmonizimit të politikave financiare ekonomike tatimore dhe doganore me ato evropiane.

Gjykata evropiane e drejtësisë 7 ECTS

Qëllimi kryesor i kësaj lënde është nxënia e njohurive themelore nga fusha e gjyqësorit dhe rëndësia e saj në jetën shoqërore në BE- dhe me gjerë, si dhe njohuritë e bollshme mbi strukturën, organizimin dhe funksionimin e kësaj gjykate. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të njohin institucionin e gjykatës evropiane të drejtësisë, sistemin gjyqësor evropian, të kuptojnë rëndësinë e gjyqësorit dhe gjykatave në veçanti të drejtësisë në Evropë, të kuptojnë autonominë e gjyqësorit në BE si tregues i demokratizimit të shoqërisë së BE-së, të përcjellin zhvillimet dhe ndryshimet në relacion me të drejtat dhe detyrat e qytetarit konform kërkesave gjithnjë të rritura për një siguri të qëndrueshme, të aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë në avancimin e praktikave më të mira juridike dhe gjyqësore si dhe të kontribuojnë në vendin ku punojnë në sundimin e ligjit dhe favorizimin e gjyqësorit si autonom në një shtet demokratik, të zbatojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara në kryerjen e detyrave të tyre konform mandatit të punës, gjithnjë duke ruajtur dhe mbrojtur vlerat njerëzore dhe juridike të BE-së.

Lëndët zgjedhore

Institucionet e BE-së 4 ECTS

Të fituarit e njohurive mbi funksionimin dhe rolin e institucioneve të Bashkimit Evropian, si dhe ndarjet e këtyre institucioneve. Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të arrijnë të njohin numrin, llojin dhe natyrën e institucioneve të BE-së, të kuptojë rëndësinë dhe peshën që kane këto institucione për funksionimin e BE-se, të përcjellin trendët që determinojnë kyçjen apo integrimin e anëtarëve të rinj në BE si dhe çështjen e standardeve të BE-së, të aplikojnë njohuritë e fituara në institucionet ku ata punojnë në përmbushjen më të lehtë dhe më të shpejtë të standardeve dhe kritereve të BE.

Organizatat ndërkombëtare 4 ECTS

Pajisja e studentëve me njohuri dhe informata lidhur me ekzistimin dhe funksionimin e organizatave ndërkombëtare si dhe nxënia e njohurive mbi rolin dhe rëndësinë e këtyre organizatave në shoqëritë demokratike dhe në BE. Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të arrijnë të njohin strukturën, organizimin dhe funksionimin e organizatave ndërkombëtare, të kuptojnë rolin dhe rëndësinë e këtyre organizatave dhe interferimet e tyre në jetën cilësore të njerëzve sot, të përcjellin proceset trendët dhe rrjedhat shoqërore ekonomike dhe politike, si dhe ndryshimet e shpejta në jetën shoqërore, të aplikojnë njohuritë e fituara në institucionet ku ata veprojnë dhe punojnë në frymën e bashkëpunimit me cilësor të sektorit qeveritar me ata jo qeveritarë vendorë dhe ndërkombëtarë, të zbatojnë në praktikë dijen e arritur nga ky kurs në jetësimin e parimeve dhe rekomandimeve të organizatave ndërkombëtare.

Mbrojtja e konsumatorit 4 ECTS

Qëllimi i këtij kursi është pajisja me njohuri dhe informata lidhur me të drejtën e konsumatorit si e drejtë e avancuar dhe e mbrojtur me normë e cila hyn në katalogun e të drejtave të avancuara në kuadër të konventës evropiane të të drejtave të njeriut. Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të arrijnë të njohin rëndësinë e këtij segmenti të së drejtës, të njohin mekanizmat dhe instrumentet që parasheh e drejta e konsumatorit për të mbrojtur atë nga mashtrimet dhe abuzimet, të kuptojnë të drejtën e konsumatorit për të qenë i informuar mbi përmbajtjen e produktit dhe shërbimit, të përcjellin trendët, proceset dhe nevojën gjithnjë me të madhe të mbrojtjes së konsumatorit nga prodhues dhe tregtarë të pandërgjegjshëm, të aplikojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara në identifikimin dhe parandalimin e abuzimeve të trajtave të ndryshme në produkte dhe në shërbime, të zbatojnë në praktikë njohuritë e fituara në frymën e ruajtjes së shëndetit të qytetarëve përmes parandalimit të plasimit të mallrave të dyshimta dhe jo cilësore.

E drejta penale e BE-së 4 ECTS

Studentët marrin njohuri themelore, nga e drejta penale dhe legjislacioni penal i BE, nga rekomandimet dhe sugjerimet e acquis communautaire, mbi sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të arrijnë të njohin fushën penale dhe legjislacionin penal të BE, të kuptojnë rëndësinë e sundimit të ligjit, rregullimin e çështjeve penale dhe luftimin e kriminalitetit si predispozitë e sundimit të ligjit, të përcjellin trendët zhvillimorë dhe politikat e BE, me theks të veçantë politikes penale dhe asaj ndëshkimore, të aplikojnë njohuritë e fituara në jetësimin në praktikë te parimeve dhe rekomandimeve të shtyllës së tretë të BE, të zbatojnë në praktikë njohuritë e fituara në fushën e sundimit të ligjit duke parandaluar dhe luftuar krimin si dhe duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

INSTITUTI AAB
APLIKO