Juridik i Përgjithshëm

Qëllimi dhe profili i programit

Studimet e Drejtësisë në Kosovë kanë një traditë relativisht të gjatë, ndërkohë që interesimi i të rinjve për këtë profil, si dhe nevojat e tregut, janë ende aktuale dhe koherente. Në anën tjetër, zhvillimet politike që si rrjedhojë kanë sjellë ndryshime administrative dhe riorganizim të administratës publike dhe të shërbimeve të tjera të lidhura me drejtësinë si fushë studimore, kanë vazhduar ta mbajnë në kulm nevojën për kuadro të përgatitura mirë, kuadro cilësore dhe kuadro të informuara në raport më trendët evropianë dhe me gjerë, të zhvillimit të shkencës dhe të përvojës juridike.

Së këndejmi Institucioni Universitar AAB me potencialin e vet mësimor shkencor, logjistik infrastruktural, synon dhe arrin të përmbushë misionin, qëllimin e vet që me një qasje bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies të pajisë studentët e këtij drejtimi me informacione, eksperienca dhe inovacione të fushës kërkimore juridike, në mënyrë që pas përfundimit të ciklit katër vjeçar, studentet e diplomuar të jenë në gjendje, suksesshëm, t’i përmbushin detyrat konform mandatit dhe punës në institucione ku ata do të punojnë.

Rezultatet e pritshme

Niveli dhe grada akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, kandidati fiton thirrjen: Bachelor i Juridikut – Drejtimi i Përgjithshëm (LLB);

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet në Programin Juridik i Përgjithshëm zgjasin 4 vite, 240 ECTS me gjithsej 8 semestra.

Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS. Të gjitha këto drejtime krijojnë mundësi të vazhdimit të studimeve në nivelin Master, që është 1 vjeçar apo 60 ECTS.

Viti I

Fillet e së drejtës 12 ECTS

Aftësimi dhe pajisja me njohuri e studentëve lidhur me nocionet themelore të bazës të së drejtës si dhe zbatimi në praktikë i njohurive nga Bazat e së Drejtës. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të njohin bazat e së drejtës, të kuptojnë thellësisht objektin kryesor të lëndës Fillet e së Drejtës, shtetin dhe të drejtën, të përcjellin ndryshimet në zhvillimin e shtetit dhe ndryshimet në legjislacionin e vendit, të aplikojnë njohurit e tyre në funksionimin e shtetit dhe mbrojtjen e së drejtës, të zbatojnë aftësitë e tyre në dhënien e ndihmës juridike.

Historia e shtetit dhe së drejtës 12 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit janë: Të fitojnë kulturë të përgjithshme juridike e në veçanti kulturë juridiko-historike. Të kuptojnë proceset e zhvillimit të së drejtës dhe ligjshmëritë e zhvillimit të saj që nga krijimi i saj e deri në ditët e sotme dhe ligjshmëritë e këtij procesi. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të njohin aspektin historik të shtetit dhe së drejtës, të kuptojnë zhvillimin e shtetit dhe së drejtës në etapa dhe faza të ndryshme historike, të përcjellin në vazhdimësi ndryshimet që ndodhin në shtet dhe në të drejtën, të aplikojnë njohurit e tyre në shtetin modern duke bërë krahasime me të kaluarën e shoqërive njerëzore, të zbatojnë njohuritë e tyre në praktik.

E drejta kushtetuese 12 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit janë: Aftësimi dhe pajisja me njohuri lidhur me nocionet themelore kushtetuese, institucionet themelore parlamentare, subjektet dhe zgjedhjet parlamentare, si dhe sistemin presidencial. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të njohin parimet themelore kushtetuese si dhe përmbajtjen e saj, të kuptojnë rëndësinë e kushtetutës si akti me i lartë juridik, si dhe zbatueshmërinë e saj, të përcjellin ndryshimet kushtetuese, duke njohur amandamentimet, ligjet kushtetuese, dhe zhvillimet politike, të aplikojnë njohurit e tyre në interpretimin juridik të kushtetutës, të zbatojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në vend.

Gjuhë e huaj 10 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit janë: Të fitojnë njohuri lidhur me aspektet gramatikore dhe gjuhësore në lëmin e shkencave juridike shoqërore. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të njohin terminologjinë themelore juridike, të kuptojnë aspektet gjuhësore në lëmin e shkencave juridike shoqërore, të përcjellin ndryshimet terminologjike gjuhësore juridike mbi njohurin e së drejtës në përgjithësi, të aplikojnë njohurit e fituara në aplikimin e gjuhës, të zbatojnë njohurit e tyre në praktikë.

Shkrim akademik 6 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit janë: Synon t’i eliminojë mangësitë që e shoqërojnë procesin e të shkruarit, t’i mësojë studentët se si behet a shkruhet mirë një letër, një raport, një ese, një ligjëratë, d.m.th një punim kërkimor. Studentët do të arrijnë të njohin metodologjinë dhe tekniken e të shkruarit dhe të shprehurit në letër, si dhe të zhvillojnë mendim kritik dhe krijues, si gjatë leximit ashtu edhe gjate shkrimit. Pa përfundimit të kursit, studenti do të arrijë të zotërojë aftësi të leximit, interpretimit kritik të teksteve dhe fenomeneve, të shkruajë në mënyrë adekuate format e ndryshme të teksteve, të hetojë dhe të komunikojë me tekstet dhe nivelet e tyre si forma të ndryshme shkrimi e reprezentimi, të arrijë pavarësinë e shkrimit adekuat të formave tekstuale.

E drejta romake 4 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit janë: Aftësimi dhe pajisja e studentëve me terminologjinë juridike romake dhe nocionet themelore të saj; Zbatimi në praktikë i njohurive të fituara në fusha të ndryshme të jetës shoqërore. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të kuptojnë historikun dhe zhvillimin e shtetit romak nëpër fazat që ka kaluar, të fitojnë njohuri mbi të drejtën sendore, mbi procedurën dhe mbi të drejtën familjare trashëgimore, të jetë në gjendje për të vlerësuar drejt nivelin e së drejtës dhe të shtetit në shtetin romak, t’i aplikojnë njohuritë e fituara në kuadër të së drejtës pozitive aktuale nacionale dhe atë evropiane, të zbatojnë njohuritë e tyre në të drejtën bashkëkohore.

Hyrje në ekonomi 4 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit janë: Fitimi i njohurive për ekonominë si disipline shkencore, aftësimi dhe pajisja e studentëve lidhur me nocionet themelore ekonomike, zbatimi në praktikë i njohurive lidhur me kategoritë ekonomike. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të njohin bazat e përgjithshme të shkencës së ekonomisë, të kuptojnë zhvillimet ekonomike që ndodhin në vend, të përcjellin ndryshimet ekonomike që ndodhin në vend, të aplikojnë njohurit e tyre në ekonominë e shtetit nga bazat juridike të funksionimit të ekonomisë së shtetit, të zbatojnë njohuritë e tyre në praktike.

Sociologjia juridike 4 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit janë: Të fituarit e njohurive mbi fenomenet shoqërore juridike. Zbatimi i këtyre njohurive në jetën praktike. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të kuptojnë aspektin sociologjik të ligjeve të zbatuara në vend, të jenë në gjendje për të vlerësuar drejt efektin sociologjik të aplikimit të normës juridike në shoqëri, të aplikojnë të drejtat sociologjike në zbatimin e normave juridike pozitive të vendit, të zbatojnë njohurit e tyre sociologjike në të drejtën bashkëkohore.

Mendimi juridik dhe politik 4 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit janë: Familjarizimi i studentëve me konceptet dhe rrymat themelore të mendimit politik në kuadër të zhvillimeve kryesore politike dhe juridike. Trajtimi nga pikëpamja historike, juridike dhe filozofike si dhe trajtimet bashkëkohore të konceptit të shtetit të së drejtës dhe kategorive që ndërlidhen me të. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të njohin filozofinë e të menduarit juridik dhe politik, të kuptojnë më thellë sistemin juridik dhe sistemin politik si dhe funksionimin e institucioneve shtetërore, të përcjellin ndryshimet juridike dhe politike të vendit, të analizojnë dhe të aplikojnë filozofinë politike dhe në shkencat juridike, të zbatojnë njohuritë e tyre në praktikë në institucionet përkatëse.

Viti II

E drejta administrative me procedurë administrative 10 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit janë: Qëllimi i përgjithshëm i studimit të kësaj lëndë është përqendruar në qasjen teorike dhe praktike të njohjes dhe transformimit të marrëdhënieve shoqërore në përgjithësi dhe të atyre juridike administrative në veçanti. Kjo qasje vë theks të veçantë në institutet më të rëndësishme që studiohen në shkencat administrative. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të njohin aspektet komperative lidhur me zhvillimin e të drejtës administrative dhe procedurës administrative, të kuptojnë rëndësinë e administratës në funksionimin e shtetit ligjor, të përcjellin dhe të japin mendime në zhvillimin e fushës së drejtës administrative dhe procedurës administrative, të aplikojnë njohuritë e tyre në organet e administratës dhe zhvillimin e procedurës administrative, të analizojnë zbatimin e drejtë të normave juridike administrative.

E drejta civile 10 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit janë: Qëllimi i përgjithshëm i studimit të kësaj lëndë është përqendruar në qasjen teorike dhe praktike të njohjes dhe transformimit të marrëdhënieve shoqërore në përgjithësi dhe të atyre juridike administrative në veçanti. Kjo qasje vë theks të veçantë në institutet më të rëndësishme që studiohen në shkencat administrative. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të njohin aspektet komperative lidhur me zhvillimin e të drejtës administrative dhe procedurës administrative, të kuptojnë rëndësinë e administratës në funksionimin e shtetit ligjor, të përcjellin dhe të japin mendime në zhvillimin e fushës së drejtës administrative dhe procedurës administrative, të aplikojnë njohuritë e tyre në organet e administratës dhe zhvillimin e procedurës administrative, të analizojnë zbatimin e drejtë të normave juridike administrative.

E drejta penale 10 ECTS

E drejta penale ka për qëllim mbrojtjen e marrëdhënieve shoqërore ekzistuese, njëherësh ka për detyrë të përcjellë progresin, dinamikën e zhvillimit shoqëror dhe të mundësojë krijimin e institucioneve të reja, që do të kontribuojnë zhvillimit më të shpejtë. Në fund të kursit studentët do të arrijnë të fitojnë njohuri përkitazi me burimet e të drejtës penale, interpretimin e ligjeve penale, veprat penale, të përcjellin të arriturat shkencore në fushën e të drejtës penale, të aplikojnë njohuritë e tyre në organet gjyqësore, në institucionet e shtetit dhe në shkencë, të zbatojnë njohuritë e tyre në jetën praktike të fushës penale.

Kriminologjia 5 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit janë: Përgatitja dhe aftësimi i juristëve të ardhshëm, që të përdorin me sukses njohuritë e fituara të fushës kriminologjike që kanë të bëjnë me format dhe shkaqet e paraqitjes së kriminalitetit me qëllim të luftimit dhe parandalimit të suksesshëm të tij. Me përfundimin e kursit studentët do te arrijnë të t’i njohin problemet patologjike-sociale dhe ato kriminologjike si pjese e shoqërisë e cila duhet të shërohet, të kuptojnë dukurit kriminale, shkaqet e tyre dhe mënyrën parandalimit të krimit, të përcjellin format dhe intensitetin e dukurive kriminologjike, t’i aplikojnë njohuritë e fituara në zvogëlimin e efektit negativ përcaktues të faktorëve kriminogjenë, të zbatojnë në praktikë strategjinë parandaluese dhe strategjinë e luftimit të krimit në përgjithësi.

Kriminalistika 6 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit janë: Përgatitja dhe aftësimi i juristëve të ardhshëm për të kuptuar rëndësinë e luftimit dhe parandalimit të krimit si predispozitë e sundimit të ligjit, aftësimin për të identifikuar kryesit e veprave penale dhe ndriçimin në masën e nevojshme të veprave penale si dhe aftësimin për kapjen efikase dhe dërgimin e shpejt para organeve të drejtësisë të autorëve të krimit. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë që të njohin format dhe shkaqet e paraqitjes së kriminalitetit, të kuptojnë me thellë paraqitjen, luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit, të përcjellin dhe të japin mendime lidhur me të arriturat shkencore në këtë fushë, të aplikojnë njohurit e fituara në institucionet e organet e jurisprudencës penale ku punojnë. Në mënyrë që të parandalohet krimi dhe kryesit e krimit të vihen para organeve të drejtësisë. Të zbatojnë njohuritë e fituara në punën praktike.

E drejta familjare dhe trashëgimore 6 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës është që të njohë studentët me konceptet themelore dhe me detyrat e funksionet të familjes, martesës, bashkësisë jashtëmartesore, të drejtën prindërore, birësimin, kujdestarinë, trashëgimin, trashëgimtarët, testamentin etj. Me përfundimin e kursit studentët do të arrijnë të njohin konceptin e familjes së re egalitare, të kuptojnë me thellë familjen dhe raportin e të drejtës familjare me të drejtën trashëgimore, të përcjellin zhvillimin e familjes, institutin e martesës, fejesën dhe të krijojnë marrëdhënie stile në mënyrë që të krijohen marrëdhënie të shëndosha në përputhje me normat ligjore, të aplikojnë njohuritë e fituara në fushën e familjes dhe trashëgimisë, të zbatojnë njohuritë e fituara në praktikë duke ndihmuar vazhdueshëm zhvillimin e familjes dhe trashëgimisë.

E drejta kontraktore 5 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës është të fituarit e njohurive për të drejtën kontraktuese dhe elementet e saj, aftësimi dhe pajisja e studentëve lidhur me kontratat, zbatimi në praktikë i njohurive të fituara. Studentët të jenë të aftë të kuptojnë dhe njohin llojet e kontratave dhe mënyrën e lidhjes së kontratave, dhe të përcjellin të arriturat e të drejtës kontraktuese. Pas përfundimit të kursit studentët do te arrijnë të njohin rëndësinë e kontratës, të kuptojnë në detaje llojet e kontratave dhe kushtet e lidhjes së kontratave, të përcjellin dhe të japin mendime lidhur me mënyrën dhe rregullat e lidhjes së kontratave, të aplikojnë njohuritë e fituara në punën e tyre në lidhjen e kontratave, të zbatojnë njohurit e tyre në praktikë.

Administrata publike 4 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit janë: Ofrimi i njohurive mbi teoritë dhe praktikat më të avancuara të administratës publike. Studentët do të njihen me konceptet dhe çështjet kryesore të administratës publike. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë te njohin kontestin institucional, politik edhe etik të administratës publike, të kuptojnë konceptet dhe çështjet kryesore të administratës publike, të përcjellin dhe të japin mendime mbi çështjet me të cilat administratorët ballafaqohen ne punën e tyre, të aplikojnë njohuritë e tyre ofrimin e shërbimeve administrative publike qytetareve, të zbatojnë njohuritë e fituara në praktikë në institucione dhe organet ku punojnë.

E drejta e krahasuar 4 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit janë: Të kuptuarit e sistemeve ligjore në aspektin krahasues në raport me sistemin ligjor të brendshëm. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë t’i njohin sistemet ligjore ndërkombëtare, t’i kuptojnë me thellë funksionimin e këtyre sistemeve në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare, t’i përcjellin ndryshimet në sistemet e ndryshme ndërkombëtare dhe të bëjnë krahasime ndërmjet sistemeve, të aplikojnë njohuritë e fituara nga sistemet ligjore ndërkombëtare që të zhvillohet sistemi ligjor i brendshëm, të zbatojnë njohuritë e fituara në praktikë

Qeverisja lokale 4 ECTS

Qëllimi i studimit të kësaj lënde është që të studiohen dhe trajtohen dispozitat juridike, kartat dhe konventat ndërkombëtare, si dhe praktikat e qeverisjes së mirë që referohen fushës së vetëqeverisjes lokale e sidomos organizimi dhe funksionimi i vetëqeverisjes lokale në Kosovë. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të njohin të drejtën e vetëqeverisjes lokale në vend, të kuptojnë ligjin dhe rregulloret që rregullojnë funksionimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale në vend, të përcjellin ndryshimet e zhvillimet politike dhe të legjislacionit që rregullon fushën e vetëqeverisjes lokale, të zbatojnë aftësitë e tyre në dhënien e ndihmës juridike.

Statistika juridike 4 ECTS

Ky modul do të ndihmojë në ngritjen e shkathtësive të studentëve për përdorimin e veglave të MS Office-it në plotësimin e nevojave të tyre për të kryer punët e zyrës dhe për të zgjidhur probleme të ndryshme juridike si dhe të biznesit. Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të arrijnë të njihen me përdorimin e veglave të MS-Office, si dhe të njihen me mënyrën e mbajtjes se statistikës, të kuptojnë thellë përdorimin e këtyre veglave për kryerjen sa me efikase të punës se tyre, të vlerësojnë dhe përcjellin ndryshimet të cilat ndodhin në teknologjinë informative, të aplikojnë njohuritë e fituara në punën e tyre, të zbatojnë shkathtësitë dhe njohuritë e tyre në punën praktike.

Viti III

E drejta e detyrimeve 10 ECTS

Qëllimi i studimit të kësaj lënde është pajisja e studentëve me njohuri mbi institutet themelore të drejtës së detyrimeve; Zbatimi i njohurive të fituara në praktikën e përditshme të punës në organet shtetërore. Pas përfundimit të lëndës, studentët duhet të jenë të aftë të kuptojnë dhe njohin institucionet themelore të drejtës së detyrimeve, të aplikojnë njohuritë e tyre në organet gjyqësore dhe institucionet e tjera, të përcjellin të arriturat shkencore në fushën e marrëdhënieve të detyrimeve, të pajisen me njohuri lidhur me të drejtën kontraktuese.

Procedura civile 10 ECTS

Qëllimi i studimit të kësaj lënde është pajisja e studentëve me njohuri nga procedura civile si dhe ofrimi i shembujve nga praktika gjyqësore, që do të këtë për qëllim arritjen e shkallës së aftësimit të studentëve për interpretimin e ligjit dhe krijimin e opinionit ligjor. Në këtë kuptim, studentët pas përfundimit të lëndës do të njohin mënyrën e zhvillimit të procedurës civile, të kuptojnë veprimet procedurale gjatë zhvillimit të procedurës civile, të vlerësojnë dhe të zgjidhin heshtjet kontestuese në fushën e drejtës civile, të zbatojnë njohuritë e fituara në praktikë.

Procedura penale 10 ECTS

Qëllimi i studimit të kësaj lënde është njohja me procedurën penale si disiplinë shkencore; Aftësimi dhe pajisja e studentëve me njohuri lidhur me subjektet e procedurës penale dhe çështjet e tjera procedurale. Në përfundim të lëndës, studentët do të arrijnë të kuptojnë dhe njohin procedurën penale, aplikojnë njohuritë e tyre në punët e sistemit gjyqësor, të analizojnë dhe përcjellin të arriturat shkencore në fushën e procedurës penale.

E drejta evropiane 6 ECTS

Njohuri themelore mbi të drejtën e Unionit Evropian e cila do të fokusohet në trajtimin e njohurive dhe çështjeve teorike – shkencore lidhur me një fushë të gjerë marrëdhëniesh juridike, të cilat lindin, zhvillohen dhe shuhen në jetën shoqërore dhe ekonomike në këtë organizatë supranacionale. Pas përfundimit të këtij kursi studentët do të arrijnë të njohin parimet themelore mbi të cilat zhvillohet dhe funksionon E drejta Evropiane, kuptojnë mënyrën e funksionimit të institucioneve të Unionit Evropian, të përcjellin mënyrën dhe kushtet që duhet plotësohen nga shtetet kandidate për aderim në UE, të aplikojnë njohuritë e fituara për sistemin politik të UE-së, të zbatojnë njohuritë qe marrin nga ky kurs ne praktikë,si dhe te jenë te gatshëm te përballen me sfidat e integrimit evropian.

E drejta e punës 5 ECTS

Qëllimi parësor është aftësimi dhe pajisja me njohuri themelore dhe institucionale mbi të drejtën e punës. Njohja e të drejtave elementare të punëtorëve dhe aftësimi i studentëve që këto të drejta t’i mbrojnë në korporatat e tyre dhe më gjerë. Pas përfundimit të kursit, studentët do të arrijnë të njohin institucionet themelore të drejtës së punës, të kuptojnë të drejtën e punës dhe institucionet e saj, t’i zbatojnë njohuritë bashkëkohore në institucione të ndryshme, të analizojnë rregullat dhe konventat ndërkombëtare për çështjen e të drejtës së punës.

E drejta ndërkombëtare publike 6 ECTS

Ky kurs është i paraparë t’u ofrojë studentëve disa njohuri themelore mbi të drejtën ndërkombëtare publike me theks të posaçëm të relacionit dhe marrëdhënieve mes shteteve, realizimit të të drejtave dhe obligimeve të subjekteve ndërkombëtarë brenda të drejtës ndërkombëtare publike. Studentët pas përfundimit të kursit do të arrijnë të njohin parimet e drejtës ndërkombëtare publike, të kuptojnë rëndësinë e të drejtave, obligimeve dhe detyrave të subjekteve ndërkombëtarë në fushën e së drejtës publike, të zbatojnë njohuritë e fituara nga kjo lëmi në institucionet ku ata do të punojnë, të analizojnë ndryshimet shoqërore-politike në arenën ndërkombëtare dhe refleksionet e këtyre ndryshimeve në të drejtën ndërkombëtare publike.

Penologjia 5 ECTS

Qëllimi i këtij kursi është përgatitja dhe aftësimi i juristëve të ardhshëm, që të përdorin me sukses njohuritë e fituara të fushës penologjike dhe të zbatojnë mjetet dhe metodat bashkëkohore në procesin e risocializimit dhe të riintegrimit të suksesshëm të personave të dënuar dhe parandalimin e kriminalitetit në përgjithësi. Pas përfundimit të këtij kursi studenti do të jetë në gjendje që të përcjellë dhe krahasojë rezultatet e arritura shkencore në fushën e Penologjisë dhe të përdorë këto rezultate në procesin e riedukimit të personave të dënuar, të kuptojë dhe përshkruajë me sukses nocionet themelore penitensiare, parakushtet e procesit të risocializimit si dhe mjetet dhe metodat bashkëkohore të riedukimit që zbatohen në trajtimin e të dënuarve, të zbatojë njohuritë dhe rezultatet e shkencës së Penologjisë në praktikën e ekzekutimit të sanksioneve penale dhe trajtimin e personave të dënuar.

Lëndët zgjedhore
Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut 4 ECTS

Qëllimi parësor i kësaj lënde është ngritja e aftësive të studentëve, që në teori të njohin mirë të drejtat e njeriut, por që të jenë të aftë nesër që edhe në praktikë t’i zbatojnë ato, t’i avancojnë dhe t’i mbrojnë. Ata posaçërisht duhet të njohin të drejtat themelore të garantuara me instrumentetet ndërkombëtare dhe me ato të Republikës së Kosovës. Pas përfundimit të kursit, studentët do të arrijnë t’i njohin kriteret themelore të mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të kuptojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe mbrojtjen ndërkombëtare të tyre, të përcjellin ndryshimet në legjislacionet ndërkombëtare mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të analizojnë konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe t’i vënë në zbatim ato.

Praktikë juridike I 4 ECTS

Qëllimi parësor është ngritja e aftësive praktike të studentëve, përveç anës teorike që do të mësohet në ligjërata, studentët do të kenë rastin të njihen me hartimin e shkresave të ndryshme, të përcjellin nga afër gjykime të vërteta, të jenë pjesë e gjykimeve të improvizuara, të vizitojnë organizata dhe institucione të ndryshme. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të njohin aspektin praktik të punës teorike gjatë ligjëratave, të kuptojnë për se afërmi mënyrën e praktikimit të hartimit të shkresave, gjykime të vërteta, gjykime të improvizuara, vizita në organe dhe institucione që praktikojnë pune juridike, të përcjellin dhe të japin mendime lidhur me funksionimin e organeve dhe institucioneve në raport me mësimet teorike të tyre, të aplikojnë njohurit e tyre në punë praktike juridike, të zbatojnë njohurit e tyre në praktikë

Teknikë legjislative 4 ECTS

Qëllimi i këtij kursi është pajisja me njohuri dhe shkathtësi të nxjerrjes së ligjeve dhe akteve të tjera juridike nenligjore, si dhe përvetësimi i shkathtësive procedurale-tekniko legjislative. Të njohë praktikat më të mira procedurale – juridike në nxjerrjen e akteve juridike si teknikë e veçantë, Të kuptojë rëndësinë e teknikave dhe procedurave të nxjerrjes se ligjeve dhe akteve të tjera juridike, të vlerësojë nomenklaturën ekzistuese juridike dhe procedurat e nxjerrjes së saj, të analizojë trendët dhe ndryshimet formale-juridike duke kontribuar në avancimin e teknikave më të mira procedurale.

Praktikë juridike II 4 ECTS

Përmes këtij kursi synohet që studentët anën teorike të mësuar në lëndët juridiko penale dhe juridiko civile kryesisht në lëndën e procedurës penale dhe procedurës civile ta zbatojnë në praktikë. Pas përfundimit të kursit, studentët do të jenë të gatshëm për kuptimin e rrjedhës së procedurës prej aktit të parë deri në marrjen e vendimit përfundimtar, qoftë nga procedura penale apo procedura civile, Hartimin e të gjitha shkresave juridike gjatë zhvillimit të procedurave, ta kuptojnë funksionimin e sistemit gjyqësor, të përpilojnë, padi, aktakuzë, vendime gjyqësore dhe ankesa etj.

Viti IV

Metodologjia e hulumtimit shkencor 7 ECTS

Studentet t’i njohin rregullat dhe kriteret metodologjike të hulumtimit shkencor juridik. Pas përfundimit të këtij kursi studenti do të jetë në gjendje që të kuptojë metodat, procedurat dhe teknikat e shkrimit akademik në nivel të temës së diplomës, masterit etj, të vlerësojë të arriturat e deritanishme metodologjike, të përvetësojë rezultatet më të mira hulumtuese metodologjike, të analizojë kriteret metodat dhe standardet akademike të metodologjisë së hartimit të diplomës, punimit të masterit dhe të doktoratës.

E drejta e pronësisë intelektuale 6 ECTS

Qëllimi i këtij kursi është pajisja me njohuri themelore nga lëmi i pronësisë intelektuale si segment i posaçëm i së drejtës pronësore. Pas kursit studenti do të arrijë që të kuptojë nevojën për zhvillim dhe avancim teorik praktik të dijes ekzistuese kah stadi me i lartë zhvillimor intelektual, të vlerësojë kapitalin intelektual dhe nevojën për mbrojtje juridike të këtij kapitali, të zbatojë njohuritë e fituara nga kjo lëndë gjithnjë në ruajtjen dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale, të analizojë përvojat e deritanishme nga lëmi i pronësisë intelektuale në funksion të favorizimit të kapitalit intelektual si pronë e cila duhet mbrojtur me ligj.

Mjekësia ligjore 7 ECTS

Nxënia e njohurive nga fusha e shkencave mjekësore, e cila studentëve, juristëve të ardhshëm, u ndihmon në aplikimin e njohurive me karakter mjekësor dhe biologjik, me synim kryesor zbulimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e të vërtetës në segmentin mjeko-ligjor. Studenti pas përfundimit të kësaj materie do të jetë në gjendje që të arrijë nivel shkencor në kuptimin dhe njohjen e ekspertimeve mjekoligjore, aftësim për qëndrim kritik e rezonim të thelluar shkencor nga aspekti i ekspertimeve mjekoligjore si formë e gjithnjë e më e theksuar e burimit të dëshmive dhe sigurimit të provave, aftësim për interpretim të rezultateve të obduksionit të kufomat e të porsalindurve, analizim dhe aftësim për identifikim dhe interpretim të ekzaminimeve të lëndimet trupore.

Noteria 6 ECTS

Qëllimi i këtij kursi është pajisja me njohuri themelore për institucionin e noterisë si segment i posaçëm i sistemit të drejtësisë. Pas kursit studenti do të arrijë që të njohë bazën juridike të institucionit të noterisë, të kuptojë mënyrën se si funksionon sistemi noterial, të njohë kompetencat e noterëve, të pajiset me njohuri nga praktika e sistemit noterial.

E drejta financiare 7 ECTS

Qëllimi kryesor i programit mësimor është që studentët të përvetësojnë mënyrën e punë veprimeve juridiko-financiare me të cilat mund të përballen gjatë karrierës dhe punës nëpër institucione. Pas përfundimit të kursit, studentët do të arrijnë të njohin fenomenin e financave, raporteve financiare dhe të drejtën financiare, të kuptojnë rregullsinë sistemore juridike por dhe institucionale, në botën bashkëkohore dhe te ne, mbi të drejtën financiare, të zbatojnë në praktikë njohuritë mbi fushëveprimet juridiko-financiare, të analizojnë trendët globale të së drejtës financiare.

Arbitrazhi 6 ECTS

Njohja e studenteve me njohuri dhe të dhëna, lidhur me arbitrazhin si instancë dhe stad i zgjidhjes së kontesteve në planin ndërkombëtar si rezultat i procesit të integrimeve dhe globalizimit. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të njihen me trendët dhe rrethanat që determinojnë në kontestet ndërkombëtare, të kuptojnë rëndësinë e faktorëve dhe rrethanave që interferojnë në zgjidhjen e drejtë të kontesteve, të vlerësojnë relevanten e arbitrazhit si nevojë e pashmangshme e trendëve bashkëkohore globale, të analizojnë proceset, trendët dhe ndryshimet, të cilat direkt apo indirekt ndikojnë në kontestet tregtare dhe komerciale të korporatave të përmasave globale.

E drejta ndërkombëtare private 7 ECTS

Të njihet me qëndrimet teorike, lidhur me rregullimin juridik të marrëdhënieve juridiko – private, me element të huaj. Të njohin praktikat gjyqësore dhe atë të arbitrazhit. Që të njohë më mirë dhe qartë ligjet në kolizion të juridiksionit si dhe institucionet që merren me ketë çështje, të kuptojë tërësinë e së drejtës civile me të cilën shtetasit e huaj mund të themelojnë marrëdhënie juridiko civile me shtetin tjetër, të jetë në gjendje të bëjë vlerësimin adekuat të kolizionit të ligjeve, të analizojë marrëdhëniet që nëpërmes subjektit dhe objektit janë të ndërlidhura me shtetasit e huaj, të zbatojë ligjet në praktikë në çdo raport të krijuar.

Terrorizmi 6 ECTS

Lënda ka për qëllim të njoftojë studentët me problematikën e terrorizmit si dukuri, zgjerimi i së cilës paraqet vështirësitë kohore në të cilat jetojmë dhe kërcënim për ekzistencën e shteteve demokratike. Studentët pas përfundimit të studimeve do të jenë në gjendje që të njohin format e manifestimit të terrorizmit, të kuptojnë përgjithësisht terrorizmin dhe aktet e dhunës nga të cilat shkaktohet frikë, tmerr, shqetësim të popullsia për t’ u arritur qëllimet e caktuara veçanërisht politike, të aftësohen për ndërmarrjen e detyrave të përbëra dhe të rëndësishme në luftën dhe në parandalimin e aktiviteteve terroriste dhe luftimin e tyre.

Lëndët zgjedhore
Shoqëritë tregtare 4 ECTS

Qëllimi i këtij kursi është qe studentet t’i pajisë me njohuri themelore për shoqëritë tregtare si shoqëri fitimprurëse, që nga themelimi e deri te pushimi i ekzistimit të tyre, duke përfshirë këtu: format e organizimit, administrimin dhe funksionimin e shoqërive tregtare, të drejtat dhe detyrimet e organeve të shoqërisë dhe statusin e aksionareve të shoqërisë. Pas mbarimit të këtij kursi studentët do të jenë në gjendje të njohin nocionin juridik dhe ekonomik të shoqërive tregtare, të kuptojnë sistemet dhe kriteret juridike për themelimin e shoqërive tregtare, të përcjellin ndryshimet dhe zhvillimet e legjislacionit që rregullon fushën e ekonomisë, përkatësisht akteve normative rregulluese, kontratave për themelimin e shoqërive tregtare, të aplikojnë njohuritë e tyre në përpilimin e aktit themelues për themelimin e shoqërive tregtare, të zbatojnë aftësitë e tyre në udhëheqjen e punëve në shoqëritë tregtare.

Përgjegjësia juridiko-civile 4 ECTS

Fitimi i njohurive lidhur me përgjegjësinë civile juridike, aftësimi dhe pajisja me njohuri të studentëve lidhur me nocionet themelore të përgjegjësisë deliktore, kushtet dhe rrethanat vendimtare të kësaj përgjegjësie, pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të njohin konceptet themelore të përgjegjësisë juridike civile, të kuptojnë kushtet e përgjegjësisë deliktore civile, të vlerësojnë dhe përcjellin mënyrën e përgjegjësisë dhe llojet e përgjegjësisë deliktore civile, të zbatojnë në praktikë njohuritë e tyre lidhur me përgjegjësinë deliktore civile.

Bursa dhe afarizmi në bursë 4 ECTS

Studentët do të përfitojnë njohuritë bazë për bursat, afarizmin në bursë, mënyrën e funksionimit dhe çështje të tjera për këto institucione të specializuara të tregut. Studentët pas përfundimit të kursit do të arrijnë të njohin aspektin historik të bursave, të kuptojnë mënyrën e funksionimit dhe tregtimit në bursë, të analizojnë ndikimin e bursave në lëvizjet e çmimeve, aftësohen që njohurit e tyre t’i zbatojnë në praktikë.

Gjyqësia kushtetuese 4 ECTS

Fitimi i njohurive për gjyqësinë kushtetuese dhe teknikat e interpretimit kushtetues. Aftësimi dhe pajisja me njohuri studentët lidhur me nocionet themelore të gjyqësisë kushtetuese, modeleve themelore të kontrollit gjyqësor, procesit të kontrollit kushtetues. Pas përfundimit të kursit studentët do të arrijnë të njohin konceptet themelore të gjyqësisë kushtetuese, të kuptojnë teknikat e interpretimit kushtetues, të vlerësojnë dhe përcjellin mënyrën e interpretimit të akteve kushtetuese, të aplikojnë njohuritë e tyre lidhur me kontrollin kushtetues dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në rrafshin kushtetues, të zbatojnë në praktikë njohuritë e tyre përkitazi me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë dhe funksionimin e gjykatave kushtetuese.