Komunikim Masiv

Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë është fakulteti me traditën më të gjatë në Kolegjin AAB. Në kuadër të këtij fakulteti funksionojnë dy programe bachelor, Komunikim Masiv e Gazetari dhe programi i Produksionit, si dhe një program master në Komunikim Masiv.

Ka një staf pedagogjik të zgjedhur, me përvojë të dëshmuar shkencore dhe akademike, brenda dhe jashtë Kosovës. Gati 90 për qind e të diplomuarve në këtë fakultet janë të punësuar. Shumica prej tyre janë drejtorë mediash të ndryshme, kryeredaktorë, redaktorë, gazetarë, zëdhënës institucionesh e partish politike, zyrtarë për informim etj., ose kanë punuar në mediat më të njohura në vend dhe jashtë, si në “Zëri i Amerikës”, “RTK”, “KTV”, “RTV21”, “Top Channel”, “Radio Dukagjini” etj., si dhe në gazetat dhe agjencitë më të njohura në vend. Gjithashtu, një pjesë e studentëve që kanë kryer masterin po zhvillojnë karrierë të suksesshme në diplomaci.

Fakulteti ka marrëveshje me disa universitete për shkëmbim përvojash e punësh të përbashkëta kërkimore, shkëmbim kuadrosh dhe studentësh. 

Bachelor

  • Komunikim Masiv – Gazetari
  • Komunikim Masiv – Produksion

Master

  • Komunikim Masiv dhe Gazetari
INSTITUTI AAB
APLIKO