Komunikim Masiv

Fakulteti i Komunikimit Masiv (FKM) paraqet investimin më të madh, më të kompletuar e më përmbajtjesor për programet e komunikimeve në hapësirën shqip-folëse në Ballkan. Brenda kampusit universitar, FKM i ka të gjitha mediat dhe kushtet e pajisjet e nevojshme, duke nisur me televizionin ATV, radion, portale, revista, laboratorët mediatikë, salla montazhi, madje edhe dy teatro, që e bëjnë unike ofertën e këtij fakulteti për profilet e gazetarisë dhe produksionit medial në programet bachelor, si dhe studimeve në komunikim masiv dhe gazetari në programin master.

Ka një staf pedagogjik të zgjedhur, me përvojë të dëshmuar shkencore, akademike dhe profesionale brenda dhe jashtë Kosovës. Të diplomuarit e FKM-së dominojnë sot mediat e Kosovës si drejtorë mediash, kryeredaktorë, redaktorë, gazetarë, zëdhënës institucionesh e partish politike, zyrtarë për informim etj.

Fakulteti ka marrëveshje me disa universitete për shkëmbim përvojash e punësh të përbashkëta kërkimore, shkëmbim kuadrosh dhe studentësh.

Misioni i FKM-së është që duke vepruar si qendër e suksesshme dhe produktive e ekselencës akademike, kërkimore dhe profesionale e mediave dhe komunikimeve, të përgatisë gazetarë profesionistë, operatorë mediatikë dhe ekspertë të komunikimit publik, për të kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shoqërisë demokratike.

Dekanati

Hasan Saliu

Dekan

Hasan Saliu ka kryer Gazetarinë në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës (1994-1998). Studimet master i kryen nga fusha e Komunikimit Masiv – Komunikim Politik, ndërsa doktoratën gjithashtu në shkencat e Komunikimit Masiv. Tema e disertacionit ka qenë nga fusha e teorive bindëse të komunikimit masiv, si: komunikim strategjik, propagandë, diplomaci masive, marrëdhënie publike.

Për 13 vjet ka punuar si gazetar, redaktor përgjegjës, opinionist në shtypin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, ndërsa për një kohë ka punuar për Institutin Gjerman të Hulumtimeve Politike He-Ma.

Nga viti 2009 është mësimdhënës në Kolegjin AAB në lëndët: Gazetari hulumtuese,Komunikime ndërkombëtare, Komunikim biznesi, Modele teorike të komunikimit masiv, Marrëdhënie publike, Metodologji e punës shkencore, ndërsa në Universitetin publik të Tiranës nga viti 2012 është bartës i lëndës Marrëdhënie publike ndërkombëtare në studimet master dhe më pas i lëndës Diplomaci publike.

Kërkimet e publikimet: Ka marrë pjesë në konferenca të shumta shkencore me prezantime e artikuj shkencorë, anëtar bordi i disa konferencave shkencore ndërkombëtare, organizator i konferencave shkencore ndërkombëtare, dhjetëra punime shkencore të botuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka botuar edhe studimin monografik “Komunikimi në diplomacinë publike – Sfidat e soft power-it të Kosovës në rritjen e imazhit ndërkombëtar”.

CV

Gazmend Abrashi

Koordinator për Mësim

Gazmend Abrashi studimet bachelor dhe master i ka përfunduar në Fakultetin e Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë, në Kolegjin AAB. Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Departamentin e Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Prishtinës

Gazmend Abrashi është ligjërues në Fakultetin e Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë, në Kolegjin AAB, Prishtinë. Aktualisht mban pozitën e prodekanit në Fakultetin e Komunikimit Masiv.

Ai është autor i disa punimeve shkencore, të botuara në revista të ndryshme.

Ligjëron lëndët:

Hyrje në komunikime

Komunikim Organizativ

Etikë mediale

Shkrim akademik

CV

Eriona Ajvazi

Koordinatore për Sigurim të Cilësisë

CV