Dekanati

Email
[email protected]
Tel
+381 (0) 38 600 005
ext 171

Dr. sc. Fatmir Pireva

Dekan
Përgjegjës për shkencë

Fatmir Pireva studimet themelore dhe ato të magjistraturës i ka përfunduar në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit në Universitetin publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kurse studimet e doktoratës i ka përfunduar në Universitetin “Djemajl Bjedic” në Bosjne e Hercegovinë, dhe ka doktoruar me disertacionin “Zhvillimi i aftësive të ndjeshme motorike, koordinimi, preciziteti e ekuilibri, si dhe fazat e ndjeshme të zhvillimit”.

Vlen të përmendet se deri më tani Fatmir Pireva ka botuar një varg punime shkencor në revista vendore dhe ndërkombëtare.

Përndryshe, Fatmir Pireva është anëtar i bordit redaktues të revistës shkencore “Sport Science” në Travnik të Bosnjës e Hercegovinës, që nga viti 2013. Në fakt, ai në vitin 2012 është emëruar ligjërues në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit në Kolegjin AAB, kurse nga ky vit (2015) është emëruar edhe dekan i këtij fakulteti.

Email
[email protected]
Tel
+381 (0) 38 600 005
ext 171

PhD. Candidat. Zenel Metaj

Prodekan
Përgjegjës për aktivitete studentore

Zenel Metaj është prodekan i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në AAB.
Ka mbaruar arsimin parauniversitar në Pejë në vitin 1994, ka diplomuar në Fakultetin e Kulturës Fizike në Universitetin e Prishtinës në vititn 2003 dhe ka mbaruar studimet dhe ka fituar titullin master po në Universitetin e Prishtinës në vitin 2009 në fushën e skijimit.

Prej vitit 2009 jep mësim në lëndët e skijimit dhe aktiviteteve në natyrë dhe punon si asistent i lëndës së volejbollot në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në AAB. Njëkohësisht është drejtues i Qendrës për Studime dhe Kërkime Sportive të Fakultetit të njëjtë. Pos kësaj, ai është drejtor i Klubit Volejbollistik të Femrave “AAB” që garon në ligën e parë të Kosovës dhe ka fitua disa tituj dhe kupa kombëtare.

Prej vitit 2010 deri në 2013, ka botuar shumë artikuj shkencor kryesisht në fiushën e basketbollit në revista vendore dhe ndërkombëtare (Thesis Kosova dhe “Mont Sport”, Mal i Zi) dhe ka marrë pjesë në konferenca e simpoziume në temën e planifikimit dhe implementimit të projekteve kërkimore.
Flet gjuhën shqipe, ate serbe / boshnjake dhe angleze.

Email
[email protected]
Tel
+381 (0) 38 600 005
ext 171

MSc. Besim Gashi

Prodekan
Përgjegjës për sigurimin e cilësisë & Përgjegjës për gjenerim të mjeteve e për projekte

Fusha kryesore e studimit Gjimnastika Sportive.
Sudimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Kulturës Fizike në vitin 2003, ndërsa studimet pasdiplomike në vitin 2008.

Prejvitit 2000 deri në vitin 2007 ka punuar profesor në shkollën e mesme “Skënder Luarasi” në Suharekë, njëkohësisht gjatë kësaj periudhe ka punuar edhe në Qendren Rinore “Shtëpia e Fellbahut” ku ka mbajtur kurse të Gjimnastikës Aerobike, notit dhe ping-pongut.

Në Kolegjin AAB prej vitit 2008 punon si asistent për lëndën Gjimnastikë Sportive dhe lëndën Akrobatikë. Nga viti 2010 në kuadër të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit është përgjegjës për sigurimin e cilësisë dhe hulumtimet shkencore.

Email
[email protected]
Tel
+381 (0) 38 600 005

PhD. Candidat. Shkelzen Shala

Përgjegjës për punë praktike dhe për mentorimin e studentëve

INSTITUTI AAB
APLIKO