Kulturë Fizike dhe Sport

Qëllimi dhe profili i programit

Aftësimi i kuadrove si trajnerë dhe  metodistë të kulturës fizike të cilët do të plotësojnë  nevojat e larta sportive në të gjitha nivelet, si dhe të jenë të përgatitur në aspektin metodik që të udhëheqin punën me grup-mosha të ndryshme, duke filluar nga ato të moshave parashkollore, deri tek ato të moshave të shkollimit të lartë. Programi synon arsimimin e  pedagogëve në edukatën sportive për punë në programet sportive të fëmijëve dhe rinisë si dhe me sportistë të nivelit cilësor.

Rezultatet e pritshme

Kompetencat e përgjithshme, të cilat fitohen me program:

 

Kompetencat specifike të lëndëve, që fitohen gjatë programit:

 

 

Niveli dhe grada akademike

Pas përfundimit të studimeve katërvjeçare Bachelor kandidati fiton titullin
Emërtimi:
BACHELOR I KULTURËS FIZIKE DHE SPORTIT

Kohëzgjatja e vëllimit

Programi Bachelor është i organizuar në 8 semestra akademik, çdo semestër i ka nga 15 javë dhe nga 30 ECTS, që do të thotë studenti për diplomim duhet t`i arrijë 240 ECTS.

Viti I

Teoria dhe Historia e Edukimit Fizik – 6 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Qëllimi kryesor qëndron në përvetësimin e njohurive sportive, mbi shoqërinë dhe interesimin e shtuar të ndryshimeve bashkëkohore në lëmin e edukatës sportive nëpër periudha kohore.

Studentët do të:
– përfitojnë njohuri mbi historikun e kulturës fizike dhe sportit në tërësi nga kohërat e lashta deri në kohën moderne.
– diskutojnë dhe krahasojnë ndryshimet në trajtimin e sportit dhe edukimit fizik në rende të ndryshme shoqërore

Anatomi Funksionale – 8 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Studenti duhet të njohë formën,ndërtimin dhe
strukturat e organizmit te njeriut.
Rezultatet e pritura:
-Përvetësimi i emërtimeve latine të Terminologjisë Anatomike sipas PNA 1998,
-Të njohë Anatominë Deskriptive të strukturave të organizmit të njeriut,
-Të njohë Anatominë Topografike të trupit të njeriut-ndarjen në regjione, raportet topografike me
organet dhe elementet vaskulare dhe nervore,
-Të përvetësojë Anatominë Sistematike sipas sistemeve, p.sh. sistemin respirator , digjestiv, nervor
etj,
-Të njohë Anatominë Funksionale, ndërlidhjen e formës së organeve dhe sistemeve te organeve me
funksionin e tyre

Gjuhë Angleze 12 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Qëllim i lëndës është të aftësuarit e studentëve për përdorimin e gjuhës angleze në aktivitetin e tyre të përditshëm me grupe të caktuara të grup-moshave të ndryshme sportive :Pas përfundimit të kursit studenti do të:
– ketë njohuri për gramatikën e gjuhës angleze për nivelin e nevojshëm,
– demonstrojë shkathtësi të komunikimit me njerëz të profilit të vet.
– shkruajë saktë, pa gabime, të flasë në nivelin elementar të gjuhës angleze.

Lëvizjet e Njeriut 10 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Lëvizjet e njeriut në funksion të transformimit të statusit antropologjik, e në veçanti zhvillimit të aftësive lëvizore.
-Të aplikojnë lëvizjet nga më të ndryshmet për realizimin e qëllimeve të sipërshënuara;
-Ti shfrytëzojnë stimulatorët kineziologjikë lëvizorë në zhvillimin truporë;
-Të projektojnë modele të caktuara programore, varësisht nga qëllimi, kërkesat, mosha, gjinia etj;
-Të vlerësojnë dallimet në përparësitë e modeleve te ndryshme varësisht nga kategoritë e ushtruesve.
-Të demonstrojnë aftësi të udhëheqjes me modele përkatëse për zhvillimin e aftësive te ndryshme
lëvizore.

Psikologjia e Sportit 5 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Lënda ka për qëllim që t`i informojë studentët për konceptet bazë të psikologjisë dhe metodave hulumtuese në psikologji, me fokus në psikologjinë e sportit.

Në fund të ligjëratave, pritet që studenti të jetë në gjendje të:
-Njohë dhe kuptojë nocionet themelore të psikologjisë
– kuptojë dhe diskutojë ndikimin e faktorëve psikologjik në suksesin sportiv dhe lidhshmërinë reciproke
në mes këtyre dimensioneve.
– demonstrojë aftësi të aplikimit në praktikë të njohurive të fituara me grup-mosha te ndryshme.

Metodologjia Kërkimore me Statistikë 8 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Programi mësimor synon njohuritë teorike dhe praktike të metodave, parimeve, analizave si dhe teknikat e planifikimit kërkimor shkencor. Studentët duhet të:
– Të njohin, kuptojnë dhe argumentojnë linjat dhe nënlinjat kryesore të përmbajtjes kërkimore shkencore në shkencat shoqërore dhe ato të natyrës.
– Të demonstrojnë njohuri të operacioneve themelore statistikore të karakterit deskriptiv dhe krahasues
Në mënyrë të pavarur shtrojnë, formulojnë dhe udhëheqin një projekt hulumtimi.

Volejboll 5 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Të njohë studentët me elementet e mënyrat teknike të lojës nga ana teorike,nëpërmjet praktikave me mënyrat metodike të mësimit të elementeve me rregulloren e lojës.
Në fund të kursit studenti duhet të jetë në gjendje të:
-Njohë elementet e teknikës bazë të lojës së volejbollit
– demonstrojë nivel të kënaqshëm të shkathtësive të ekzekutimit praktik të elementeve të volejbollit
– organizojë dhe udhëheqë seanca stërvitore nga volejbolli
– jetë në gjendje të krahasojë dhe vlerësojë modelet e ndryshme të programeve për ndikim në statusin psikosomatik të volejbollistëve.

Fitnes 5 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Qëllimi i lëndës së fitnesit është që të përgatisë studentët që të jenë në gjendje të njohin komponentët e fitnesit dhe jenë në gjendje të programojnë modalitet të operatorëve kineziologjikë për ruajtjen dhe avancimin e këtyre komponentëve të individëve dhe grupeve të caktuara.
Pas përfundimit të kursit studentët do të jenë në gjendje të:
-Njohin dhe kuptojnë komponentët kryesorë të fitnesit.
-Dallojnë dhe krahasojnë programe të caktuara stërvitore të cilat i dedikohen zhvillimit të regjioneve dhe dimensioneve të caktuara morfologjike-funksionale të njeriut
– Vlerësojnë dhe dizajnojnë modalitete programore të cilat i dedikohen grupeve dhe kategorive të ndryshme të personave sedentarë dhe sportistë.

Ping Pong 5 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Qëllimi kryesor i lëndës është që të përfitohen informatat dhe njohuritë lëvizore gjatë aktiviteteve dhe garave në ping-pong.
– U mundëson studentëve aplikimin praktik te njohurive lëvizore të ping-pongut me kategori te ndryshme
– U mundëson të projektojnë modele te caktuara programore në përvetësimin dhe përsosjen sa më efikase të elementeve teknike te lojës.
-U mundëson të shfrytëzojnë numër sa ma të madh të mjeteve dhe metodave ne përvetësimin e lëvizjeve te veçanta ne lojën e ping-pong.

Viti II

Informatikë Aplikative 7 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Njohja e studentëve me elementet themelore te sistemeve informatike,e ne veçanti te kompjuterëve personale.

Gjimnastikë Sportive 10 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Qëllimet e kursit (modulit): Aftësimi i studentëve për shfrytëzimin e lëvizjeve në vegla si mjete kompleksive në funksion të transformimit të statusit biopsikosomatikë.
-Të ekzekutojë ushtrimet lëvizore në parter dhe në vegla gjimnastikore.
-Të demonstrojnë aftësinë e përshtatjes së ushtrimeve të caktuar karakteristikave dhe nevojave të grup-moshave të ndryshme.

Fiziologjia e sportit 8 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Studentet e këtij departamenti pos njohjes së strukturës së organizmit është tejet e rëndësishme të njihen edhe me mekanizmat fiziologjikë të organizmit. Pos njohjes se rrjedhave normale me shume rëndësi është që studentët të pajisen edhe me njohuri që shkaktojnë ngarkesat gjatë dhe pas aktivitetit fizik, si dhe mekanizmat adaptuese të këtij cikli procesesh.
– Fitojnë njohuri për aspektet funksionale të sistemeve të ndryshme të oraganizmit
– Kuptojnë proceset adaptive të cilat shkaktohen si rezultat i ngarkesave të planifikuara fizike.
– Diskutojnë dhe vlerësojnë për ndryshimet adaptive të cilat shkaktohen si rezultat i programeve të ndryshme të stërvitjes.
– Janë në gjendje të përshtatin profilin fiziologjik të sportistit me profilin e ngarkesave të disiplinave sportive të caktuara

Sportet Luftarake -I-5-II-5 –ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Qëllimi themelor e bazik i mësimit të lëndës së sporteve mundëse , është përgatitja dhe aftësimi i studentëve me njohuri dhe shkathtësi psiko-fizike nga lëmi i sporteve të luftarake.
Studentët do të marrin njohuri themelore të përgjithshme, e të hartojnë planprograme bazike më relevante për sportet mundëse bashkëkohore. Zhvillojnë aftësitë e tyre me format organizative të punës, dinë t’i zgjedhin mjetet, metodat, dhe ngarkesat të cilat paraqiten gjatë seancave stërvitore me garues. Përvetësojnë ecurinë metodike e të mësuarit të stërvitjes, dhe stabilizimin e njohurive tekniko-taktike të garave në sportet e mundjes.

Aerobik 5 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Me këtë modul do të përfitohen informatat dhe njohuritë
për metodat, parimet dhe ligjshmëritë të cilat vlejnë për përgatitjen e një seance stërvitore aerobike.
– Të demonstrojë nivel të kënaqshëm të njohurive rreth llojeve të ushtrimeve aerobike
– Të jetë në gjendje të vlerësoj ndikimet e komplekseve të ndryshme aerobike në kategori të ndryshme të njerëzve’
– Te projektoj modele te caktuara stërvitore aerobike, për kategori të ndryshme njerëzish

Hendboll 6 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Përvetësimi i lëndës dhe aftësimi i studentëve për njohjen më të mirë të strukturës së lëvizjeve të hendbollit, e cila do t’u ndihmojë gjatë procesit të ushtrimeve me kategori të ndryshme të të rinjve .
-Do të mësojnë strukturën e lëvizjeve të hendbollit pa top dhe me top.
-Të demonstrojnë shkathtësi të organizimit të praktikës profesionale me kategori të ndryshme të nxënësve dhe sportistëve/.
– të dinë të hartojnë, modifikojnë e organizojnë praktikën profesionale me nxënësit në shkolla
-Të jenë në gjendje të kuptojnë literaturën, risitë e strukturave lëvizore themelore të këtij sporti.

Tenis 5 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit:
Njohuritë themelore teorike dhe praktike të elementeve bazë të aktivitetit të tenisit. Aplikimi i lojës së tenisit ( niveli fillestarë) me kategori të ndryshme – organizimi i garave.
– Të jenë të aftë për aplikimin praktik të informatave dhe njohurive elementare me kategori të ndryshme si ato shkollore dhe aktivitete garuese.
-Të projektojë modele të caktuara programore në përvetësimin dhe përsosjen sa më efikase të elementeve të nivelit bazik.
-Të shfrytëzojë forma e ndryshme të të mësuarit dhe përvetësimin e lëvizjeve elementare në sportin e tenisit.

Nutricioni në Sport 5 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Studentët do të fitojnë një kuptim për nevojat e marrjes optimale ushqyese në mbështetje të sportit kulminat, ushqimi si lëndë djegëse dhe ushqimet të cilat janë më të rëndësishme për aktivitetet specifike sportive,shtesat ushqimore dhe roli të cilin e luajnë për të siguruar ekuilibrin e lëngjëve trupore, Mirëmbajtja e peshës për atletët, efektet e të ngrënit të çrregullt mbi punën dhe shëndetin

Viti III

Mjekësi Sportive 10 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Qëllimi i lëndës është të njoftoj studentët me njohuri rreth aspekteve të ndryshme mjekësore të cilat gjejnë zbatim në sport dhe kulturë fizike.
– Njohuri për statusin shëndetësor të njeriut
– Demonstrojnë njohuri për metodat diagnostikuese si dhe rehabilituese, ushqimin, obezitetin dhe dopingun.
– Ekzekutojnë me sukses testimet me ngarkesë fizike, matjet antropometrike.

Pedagogjia e Edukimit Fizik 5 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: – Me këtë lëndë do të njoftohen për së afërmi studentët,me teorinë, historikun e Pedagogjisë Sportive, parimet themelore, metodat, studimi i Pedagogjisë si shkencë edukative kulturore-shoqërore si dhe globalizimin mbi perspektivat edukativo-arsimore.
– Studentët do të përfitojnë njohuri mbi edukatën në tërësi dhe edukimin fizik-sportiv në veçanti,
– Të zhvillojnë konceptin e edukimit fizik në formacione të ndryshme ekonomiko-shoqërore.
– Të kuptojnë dhe zbatojnë në praktikë parimet bazë të mësimit.

Atletikë-I- 5-II-5-ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme teorike dhe shkathtësitë praktike që ndërlidhen me elementet e Atletikës si disiplinë sportive.
Pas përfundimit të kursit studenti do të jetë ne gjendje të:
– Njohë vlerat themelore teorike dhe praktike të disiplinës së atletikës.
– projektojë modele të caktuara programore në përvetësimin dhe përsosjen sa më efikase të teknikave të caktuara.
– shfrytëzojë numër sa më të madh të mjeteve dhe metodave në përvetësimin e lëvizjeve të veçanta (disiplinave përkatëse).
-ketë njohuri përkatëse për rregullat mbi organizimin e garave të niveleve të ndryshme.

Basketboll 5 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Është aftësimi i studentëve si dhe proceset permanente dhe përvetësimi i tyre profesional e kërkimor, duke u bazuar në basketbollin më bashkëkohor
– Studentët fitojnë njohuri themelore të përgjithshme, të elementeve tekniko – taktike
– Janë në gjendje të hartojnë plan-programe bazike më relevante për basketbollin bashkëkohorë.
– Demonstrojnë aftësitë e tyre me format organizative të punës,
– Dinë t’i zgjedhin mjetet, metodat, dhe ngarkesat të cilat paraqiten gjatë seancave stërvitore me basketbollist.

Akrobatika 5 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Lëvizjet akrobatike me trup të lirë kanë për qëllim zhvillimin e forcës nervo-musklare, ekzekutimin e saktë te lëvizjeve, orientimin në hapësirë, ndjeshmërinë ekuilibruese. Qëllimi i veçantë është zhvillimi cilësor i aftësive psiko-lëvizore e sidomos koordinimin. Do te mësojnë ekzekutimin e saktë të lëvizjeve,orientimin në hapësirë, ndjeshmërinë ekuilibruese.

Lojëra elementare 5 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit– Studentët duhet të fitojnë njohuri themelore, aftësi për mësimdhënie efektive, duhet të njohin format dhe mënyrat pedagogjike të niveleve të ndryshme, vështirësive e pengesave në të nxënë dhe përgjithësisht në zhvillimin dhe përparimin e nxënësve.
-Fitojnë njohuri për lojërat elementare dhe sportive në përgjithësi
-Mësojnë metodat dhe organizimin e punës në përpunimin e lojërave

Teknologjia e Trajningut Sportiv 8 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Programi mësimor i lëndës Teknologjia e Treningut sportiv synon pasurimin e studentëve me njohurit teorike dhe praktike rreth rëndësisë së organizimit dhe realizimit të treningut sportiv te programuar sipas modeleve më bashkëkohore.
1. Të kuptojë fazat dhe parimet e ndërtimit të procesit stërvitor.
2. Të fitojnë njohuri bazike rreth llojeve të përgatitjeve të cilat duhet të planifikohen në kuadër të procesit.
1. Studenti do të jetë në gjendje qe të dijë të planifikojë, programojë dhe udhëheqë procesin stërvitor.
2. Të jetë në gjendje të kuptojë nocionet dhe konceptet themelore që kanë të bëjnë me TTS.
Të jetë në gjendje t‘i analizojë efektet shumëdimensionale të procesit stërvitor.

Biomekanikë 7 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Qëllimi i lëndës: Kuptimi i bazave të statikës, kinematikës dhe dinamikës së lëvizjeve duke i përcjellë madhësitë (variablat) e mekanikës.
Pas përfundimit të kursit studenti do të jetë në gjendje:
– Të njohë ndërtimin morfologjik të trupit, pozicionet e ndryshme të trupit në rrafshe dhe boshte imagjinare,
– Të kuptojë lëvizjet themelore dhe dinamikën e lëvizjeve si dhe ekuilibrin e tij në raport me forcat natyrore.

Futboll 5 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: – Programi mësimor i lëndës së Futbollit synon përvetësimin e njohurive teorike dhe praktike në lëndën e futbollit nga ana e studentëve të Fakultetit të Kulturës fizike dhe Sportit.
– Të planifikojë dhe hartojë materien e lëndës mësimore të futbollit
– Të udhëheqë dhe zhvillojë procesin e mësimit dhe stërvitjes nga lënda e futbollit
Të vlerësojë nivelin e të arriturave gjatë procesit të transformimit.

Edukimi Fizik Special 5 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Programi mësimor i lëndës Edukimi Fizikë Special synon pasurimin e studentëve me njohurit teorike dhe praktike rreth rëndësisë së organizimit dhe realizimit te Edukimi Fizikë Special në mënyrë të organizuar dhe te programuar sipas modeleve më të përshtatshme. Studenti do të jetë në gjendje:
– Të kuptojë nocionet dhe konceptet themelore që kanë të bëjnë me Edukimin Special.
– Të njohë shkaqet e brendshme dhe të jashtme të cilat çojnë në stagnim të zhvillimit normal.
– Të demonstrojë shkathtësi të udhëheqjes së programeve të ndryshme me kategori të ndryshme
të fëmijëve me nevoja të veçanta.
Të pasurohet me njohuri për edukimin fizik special të grupeve të veçanta të fëmijëve.

Viti IV

Didaktika e Edukimit Fizik 8 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: – Programi mësimor i lëndës Didaktikë dhe Metodikë e Edukimit Fizik synon përvetësimin dhe thellimin e mëtejshëm të njohurive teorike dhe praktike në fushën e edukimit fizik.
Pas përfundimit të kursit studenti pritet të dijë, kuptoj ose të jetë në gjendje të demonstroj:
1. Të përmbledhë dhe të definojë nocionet dhe konceptet themelore që kanë të bëjnë me Metodikën e edukimit fizik.
2. Të klasifikojë dhe krahasojë karakteristikat zhvillimore bio – psiko – sociale të grup-moshave të caktuara shkollore.
3. Të menaxhojë në mënyrë praktikë me procesin e organizimit të orës mësimor në edukatë fizike.
4. Të planifikojë dhe programojë punën praktike profesionale.
Të zbërthejë format e ndryshme organizative të punës në shkollë dhe aktiviteteve jashtë -mësimore dhe jashtë-shkollore.

Skijim 5 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: – Njoftimi dhe aftësimi i studentëve për punën me grup-mosha të ndryshme, të shkollës fillestare të skijimit alpik .Qëllim tjetër do të jetë zbatimi i teknikës dhe metodikës së elementeve të shkollës fillestare të skijimit alpik. Studenti do të fiton njohuri dhe shkathtësi nga lënda e skijimit, dhe do të aftësohet qe të udhëheq një kurs të skijimit në kuptimin e organizimit të mësimit në teren me nxënës.
-Teknikisht të demostrojë të gjitha elementet e shkollës fillestare të skijimit
-Të jetë në gjendje që të udhëheqë një kurs të skijimit në mënyrë të pavarur
-Të njohë rreziqet objektive dhe subjektive që paraqiten në bjeshkë gjatë kursit

Vallëzim me gjimnastikë ritmike 6 ECTS

-Qëllimi i lëndës së vallëzimit është që të njihen studentët me njohuritë bazike të vallëzimit popullor, shoqëror dhe bashkëkohor dhe të gjimnastikës ritmike si dhe me parimet profesionale e shkencore të kësaj lënde. Pas përfundimit të këtij kursi (lëndeve) studenti do të jetë në gjendje që:
3. Të përmbledhë dhe të definojë nocionet dhe konceptet themelore që kanë të bëjnë me vallëzimin edhe gjimnastikën ritmike .
4. Të demonstrojë në mënyrë të drejtë në aspektin teknik elementet e caktuara vallëzimi.
5. Që të organizojë shfaqje të ndryshme me nxënës, në nivel shkolle dhe më gjerë.
Të përgatisë koreografi të ndryshme duke u mbështetur në elementet e vallëzimit të harmonizuar me muzikë.

Sociologjia e Sportit 6 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Lënda ka për qëllim hulumtimin interaktiv struktural e funksional të shoqërisë dhe sportit,duke i vënë në dukje ligjet dhe ligjësitë e këtij fenomeni shumë kompleks shoqëror, për t’ i kontribuar mirëqenies fizike, inteligjibile-etike dhe tekno-ekonomike.
– Të fitojnë njohuri rreth historikut dhe zhvillimit të sociologjisë së sportit.
– Të analizojnë dhe komentojnë rëndësinë e socializimit në sport ,lidhja e sportit me strukturën shoqërore e shtetërore,shpjegimi i anëve pozitive dhe negative të fenomenit të sportit.
–Metodat e përgjithshme dhe logjike në analitikën e fenomeneve në sociologjinë e sportit

Stërvitje kondicionale 5 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Të përfitohen informatat dhe njohuritë për metodat,parimet dhe ligjshmëritë të cilat vlejnë për përgatitjen fizike dhe njëkohësisht t’u mundësojë studenteve aplikimin praktik të informative dhe njohurive lëvizore me kategori te ndryshme.
– Të demonstrojë nivel të kënaqshëm të njohurive rreth llojeve të përgatitjeve kondicionale
– Të krahasojë dhe vlerësojë ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet komponentëve të caktuar
– Të projektojë modele te caktuara programore në përvetësimin dhe përsosjen sa më efikase të elementeve teknike të stërvitjeve kondicionale .

Noti 6 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: – Programi mësimor i lëndës synon arritjen e njohurive teknike si dhe strukturën e lëvizjeve në not. Studenti duhet të jetë në gjendje që të bëjë analiza dhe të jetë i përgatitur për seleksionim dhe përzgjedhje të notuesve.
– Teknikisht të demonstrojë të gjitha elementet e katër teknikave të shkollës fillestare të notit.

Menaxhimi dhe Marketingu Sportiv 6 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Kuptimi i marrëdhënieve në mes të hulumtimit të tregut dhe vendimmarrjes Mësimin e proceseve për përdorimin e projekteve në formulimin dhe kryerjen e hulumtimit të tregut Të kuptuarit e kushteve të tregut në të cilat ndërmerren hulumtime, dhe ndikimin e këtyre kushteve në llojin e kërkimit, duke përfshirë metodologjinë dhe menaxhimin e marketingut në sport .
– Të kuptuarit e marëdhënieve në mes të hulumtimit të tregut dhe vendimmarrjes
– Të kuptuarit dhe aplikimi i teknikave cilësore dhe sasiore si dhe metodat në dispozicion për hulumtimin e tregut, duke përfshirë aplikimin dhe kufizimet
– Të mësuarit për të kryer disa nga teknikat më të zakonshme cilësore dhe sasiore, duke përfshirë / protokoll studim të ndërtimit, mbledhjen e të dhënave / puna në terren, analizën dhe raportimin.
– Të qenit në gjendje të përdoret gjuha e hulumtimit të tregut, siç është përdorur nga praktikuesit dhe njerëzit e biznesit.

Teknologjia në Sport 5 ECTS

.

Teza e Diplomës 10 ECTS

.