Kulturë Fizike dhe Sport

Qëllimi dhe profili i programit

Qëllimi i programit të studimeve Master është që të ngre nivelin e njohurive në aftësimin e kuadrove të reja në fushën e Kulturës Fizike dhe Sportit. Përmes këtij programi synohet të përgatiten kuadro të cilat njëkohësisht do të jenë në gjendje të punojnë edhe me kategori të reja shkollore, por edhe me sportistë të avancuar në disiplina të caktuara sportive. Kjo do i kontribuonte avancimit të kuadrove në dy aspekte dhe njëkohësisht do i kontribuonte përshtatjes së ndryshimit të tregut sa u përket profileve të fushës së sportit. Ky program do shërbejë si urë lidhëse në mes të profilit i cili ka të bëjë me shkathtësi e udhëheqjes së punës edukativo-sportive me të rinjtë dhe profilit të trajnerëve sportiv e cila do të jetë në harmoni me ndryshimet e tregut të punës në Kosovë dhe përafrimit të këtij tregu me tregun Evropian.

Arritshmëria

Studenti duhet të jetë në gjendje që të:
1. Demonstrojnë një kuptim gjithëpërfshirës të Edukimit Fizike dhe të jenë në gjendje ta artikulojnë me gojë dhe me shkrim.
2. Interpretojnë dhe të përcaktojë zbatimin e duhur të çdo njërës ndaras apo edhe kombinimi e këtyre teorive: pedagogjike (Pedagogji), psikologjike dhe sociologjike (Sport); biomekanike dhe fiziologjike (Shkencës së Ushtrimeve).
3. Lexojnë dhe interpretojnë hulumtimet e fushës së caktuar kërkimore dhe të aplikojnë gjetjet e rëndësishme kërkimore në profesionin e tyre.

4. Zgjerojnë dhe integrojnë njohurit në lidhje me fitnesin, shëndetin dhe mirëqenien dhe këto njohuri t’i aplikojnë në fushën e mësimdhënies apo treningut sportiv.
5. Jetë në gjendje të demonstroj gamë të nevojshme të aftësive observuese, analitike dhe vlerësuese të programeve përkatëse të studimit
6. Sintetizojnë dhe të zbatojnë konceptet teorike nga literatura hulumtuese në fushën e e zgjedhur të specializimit .
7. Hartojnë, planifikojnë dhe kryejnë projekt profesional shkencor, duke u bazuar në shqyrtim të literaturës përkatëse dhe duke përdorur metodologji të përshtatshme.

Niveli dhe grada akademike

Master i Arteve (MA) në Kulturë Fizike dhe Sport

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet Master zgjasin 1 vit.

Viti 1

Metodologjia Kërkimore në sport 8 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Përmes përmbajtjeve programore të lëndës, studentët të kenë njohuri të nevojshme /elementare/, nga lëmi i metodologjisë kërkimore hulumtuese dhe statistika, me qëllim të aplikimit të drejtë dhe adekuat të saj, të kuptuarit dhe interpretimit logjik të të dhënave në lëmin e kulturës fizike dhe sportit.
– T’i parapërgatisë me aftësi e dije të mjaftueshme për përgatitjen e projekteve kërkimore, e tezës së punimit të diplomës, magjistraturës dhe punimeve tjera të karakterit hulumtues eksperimental.
– Njohja me strukturën, përmbajtjen, format dhe fushat e organizimit të kërkimit shkencor
– Njohuritë bazike të metodave kërkimore në lëmin e kulturës fizike dhe sportive.

Aspekte te avancuara të Didaktikës me Praktikë Shkollore – 6 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Programi mësimor i lëndës Didaktikë dhe Metodikë e
Edukimit Fizik synon përvetësimin dhe thellimin e mëtejshëm të njohurive teorike dhe praktike në fushën e edukimit fizik më studentët e Fakultetit të Shkencave Sportive në fushën e mësimdhënies,organizimit e drejtimit mjeshtëror të saj në nivelet e standardet bashkëkohore.
– Të përmbledhë dhe të definojë nocionet dhe konceptet themelore që kanë të bëjnë me Didaktikën e edukimit fizikë në shkollimin e lartë dhe të mesëm.
-Të menaxhojë në mënyrë praktikë procesin e organizimit të orës mësimore në edukatë fizike.
-Të Konstatojë dhe përcjellë gjendjen e parametrave antropometrik si dhe nivelin manifestiv të shkallës së zhvillimit të aftësive të caktuara fizike.

Aspekte të Avancuara të Biomekanikës dhe Fiziologjisë së Sportit – 6 ECTS

Të kuptuarit e karakteristikave fiziologjike të sportistëve elitë në sporte të veçanta. Për të shqyrtuar dëshmitë në lidhje me ndikimin e ushtrimit në aspekte të ndryshme të shëndetit. Kuptimi i parimeve biomekanike dhe kërkimore që kanë të bëjnë me biomekanikën. Studentët ju krijohet mundësia që në mënyrë shkencore të matin atributet fizike të lëvizjes njerëzore. Kjo përfshin analizën sasiore të lëvizjes njerëzore, me ndihmën e përdorimit të instrumenteve gjatë performancës dinamike. Një analizë e detajuar e modelit të ecjes dhe lokomocionit të njeriut, nga të dy perspektivat shkencore, një perspektivë klinike dhe sportive, si dhe vlerësimin e mekanikës së indeve dhe funksionit të tyre, paraqesin detyrat përbërëse të këtij kursi. Këto aftësi dhe njohuri janë pjesë integrale e zgjidhjes së problemeve të natyrës së shkencës së lëvizjes njerëzore. Studentët do të mësojnë se si të interpretojnë të dhënat e regjistruara nga pajisjet biomekanik, dhe se si të aplikojnë këto në trungun e dijes në shkencat sportive.

Teoria e Treningut në sportin e avancuar 7. ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Programi mësimor i lëndës Teknologjia e Treningut sportiv synon pasurimin e studentëve me njohurit teorike dhe praktike rreth rëndësisë së organizimit dhe realizimit të treningut sportiv te programuar sipas modeleve më bashkëkohore.
3. Të kuptojë fazat dhe parimet e ndërtimit të procesit stërvitor.
4. Të fitojnë njohuri bazike rreth llojeve të përgatitjeve të cilat duhet të planifikohen në kuadër të procesit.
6. Studenti do të jetë në gjendje që të dijë të planifikojë, programojë dhe udhëheqë procesin stërvitor.
7. Të jetë në gjendje të kuptojë nocionet dhe konceptet themelor që kanë të bëjnë me TTS.
Të jetë në gjendje t‘i analizojë efektet shumëdimensionale të procesit stërvitor.

Strategjitë e udhëheqjes në Lojëra Sportiv

Kursi mbulon aspekte kyçe të përgatitjes fizike dhe psikologjike të zhvillimit të lojtarëve (përfshirë zhvillimin e aftësive fizike, teknikën, taktikat, strategjitë) në lojëra të ndryshme sportive bazuar në performancën sportive dhe analizën nevojave të sporteve të veçanta (profilin e aktivitetit, aspektet fizike, aspektet metabolike, aftësitë motorike, raporti punë-pushim, etj) për të plotësuar nevojat specifike të lojtarëve të lojërave sportive. Çështje të tjera që mbulon ky kurs janë identifikimin dhe zhvillimin e talenteve; përgatitja fizike në lojërat në lojrat sportive; parandalimin e lëndimeve dhe rehabilitimin.

Stategji të udhëheqjes në sportet individuale 12 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të të nxënit: Stërvitja kondicionale në funksion të transformimit dhe zhvillimit të aftësive motorike në sportet individuale. Njohja me strukturën dhe parimet themelore të stërvitjes kondicionale, në sportet individuale, atletikë, not, gjimnastikë sportive etj. Informatat mbi modelet praktike të stërvitjes në sportet individuale Të mundësojë krahasimin, ngjashmëritë dhe dallimet në procesin e stërvitjes, varësisht nga lloji i sportit

-Të projektojë modele të caktuara programore kondicionale për aktivitete përkatëse sportive.

-Të kenë njohuri përkatëse për procesin e diagnostifikimit të aftësive motorike / kondicionale.

Përgatitja Fizike e Sportistëve 12 ECTS

Programi mësimor i lendes Përgaditja Fizike e sportistëve synon përvetësimin të njohurive teorike dhe praktike në fushën e përgaditjes fizike të sportistëve. Qëllimi kryesor i lëndës është aftësimi i studentëve në udhëheqje, organizim dhe drejtimi mjeshtëror të procesit të përgaditjes fizike me sportistë të rangut dhe kategorive të ndryshme.

Matjet, Testimi dhe Evaluimi në Sportin Elitar – 5 ECTS

. Studentët duhet të fitojnë njohuri për të lidhur aspekte të ndryshme të testimit të performancës (qëndrueshmëri, fleksibilitet, koordinimi, forca, shpejtësia) të realizuar në baza shkencore . Ato duhet të që të jenë në gjendje të analizojnë grupe të ndryshme të parametrave dhe të ofrojnë dëshmi relevante dhe qasje integruese të interpretimit të tyre.

Seminar në Shkencat Humane – 5 ECTS

. Koncepte dhe terminologji. Qasjet kërkimore sipas llojeve të punimeve. Planifikimi i punimit, komponentët përbërës të një plani punimi seminarik. Përcaktimi i temës kërkimore, analiza dhe arsyeshmëria e përcaktimit. Rishikimi i literaturës: burimet dhe mënyra e mbajtjes së shënimeve përkatëse referuese. Përcaktimi i metodologjisë së punës: Qasja kërkimorë. Popullacioni, zgjedhja e mostrës prezantuese. Përcaktimi i instrumenteve matëse. Procesi i mbledhjes së të dhënave. Mbledhja e të dhënave në terren. Përcaktimi i llojit te analizave në varësi të llojit të punimit. Llojet e analizave kuantitative dhe kualitative. Analizimi i të dhënave. Interpretimi i rezolutave të dala. Logjika statistikore dhe interpretimi kualitativ. Përgatitja e raportit të hulumtimit. Vetë-vlerësimi i raportit hulumtues. Përgatitja e PPT .

Teza e Masterit – 20 ECTS

.