Menaxhim Sektorial

Në Kosovë ofrohen një numër i konsiderueshëm i programeve të menaxhimit, mirëpo të gjitha

ato janë programe të përgjithshme që ofrojnë shkathtësi të përgjithshme me aplikim në më

shumë profesione. Kjo bën që kompetencat e fituara nga vijuesit e këtyre programeve të mos u

përshtaten nevojave specifike të pothuajse asnjë profili apo sektori konkret. Risia kryesore e këtij programi multidisiplinor është se ofron zgjidhje konkrete për sektorët e ndryshëm të jetës në Kosovë. Në të vërtetë, programi i trajton katër sektorët (shëndetësi, arsim, kulturë dhe sporte) që vuajnë më shumë për shkak të mungesës së kompetencave e profesionalizmit të udhëheqjes e menaxhmentit të

institucioneve përkatëse. Programi është i rëndësishëm edhe për nga perspektiva e mësimit tërë jetësor (lifelong learning). Pritet që shumica e kandidatëve të jenë persona të punësuar në institucionet e sektorëve përkatës, të cilët ose janë udhëheqës e duan ta përmirësojnë performancën, ose janë zyrtarë e profesionistë që kanë ambicie t’i përmirësojnë praktikat e menaxhimit e udhëheqjes së institucioneve të veta.

Kohëzgjatja e studimeve: 2 vite akademike / 4 semestra

Kreditë e fituara: 120 ECTS

Grada e fituar:

Master për Menaxhim Sektorial /MA.

Master në menaxhimin sektorial

Çfarë programi është ky dhe çka ofron për karrierën tuaj?

Ky është program i menaxhimit të institucioneve e organizatave publike e private të të gjitha niveleve në fushën tuaj profesionale.

Këtu do të mësoni për:

legjislacionin, politikat, administratën, financat,

menaxhimin e resurseve njerëzore, objekteve, projekteve dhe për

planifkimin, implemenimin dhe monitorimin e projekteve.

Programi master në menaxhimin sektorial ju ofron dije e shkathtësi të specializuara në njërën nga fushat e specializimit në vijim:

arsim kulturë sporte shëndetësi

Menaxhimi sektorial në SHËNDETËSI – MASTER NË MENAXHIMIN E SHËNDETËSISË

Në këtë program ju do të mësoni për legjislacionin në fushën e shëndetësisë, planet e politikat kryesore shëndetësore, institucionet shëndetësore, parimet e praktikat e menaxhimit e të udhëheqjes së institucioneve shëndetësore, menaxhimin e resurseve njerëzore, menaxhimin e aseteve e të tjera.

Me përfundimin e këtij programi të ri të studimeve ju kualifikoheni për:

Drejtor të reparteve, klinikave, spitaleve

Drejtor e zyrtar të Qendrave të Mjekësisë Familjare

Zyrtar të administratës e të financave në institucione shëndetësore;

Zyrtar e udhëheqës në Drejtoritë e shërbimet Komunale të Shëndetësisë

Zyrtar/udhëheqës të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH)

Drejtor / menaxher në ambulanca publike e private

Menaxher në Agjencitë e institutet e ndryshme në fushën e shëndetësisë

Menaxher të projekteve shëndetësore të financuara nga fonde vendore ose ndërkombëtare e të tjera

Çfarë programi është ky dhe çka ofron për karrierën tuaj?

Ky është program i menaxhimit të institucioneve e organizatave publike e private të të gjitha niveleve në fushën tuaj profesionale.

Këtu do të mësoni për:

legjislacionin, politikat, administratën, financat,

menaxhimin e resurseve njerëzore, objekteve, projekteve dhe për

planifkimin, implemenimin dhe monitorimin e projekteve.

Programi master në menaxhimin sektorial ju ofron kompetenca, dije e shkathtësi të specializuara në njërën nga fushat e specializimit në vijim:

arsim kulturë sporte shëndetësi

Menaxhimi sektorial në KULTURË – MASTER NË MENAXHIMIN E KULTURËS

Në këtë program ju do të mësoni për legjislacionin relevant në fushën e kulturës, planet e politikat kryesore kulturore, parimet e praktikat e menaxhimit e të udhëheqjes institucionale, menaxhimin e resurseve njerëzore e të aseteve e të tjera.

Me përfundimin e këtij programi të ri të studimeve ju kualifikoheni për:

Drejtor të institucioneve kulturore publike e private: muzeve, teatrove, galerive, kinemave, arkivave, qendrave kulturore e të tjera

Zyrtar të administratës e të financave në institucione kulturore;

Zyrtar e udhëheqës në Drejtoritë e shërbimet Komunale të Kulturës

Zyrtar/udhëheqës të Ministrisë së Kulturës (MKRS)

Menaxher të projekteve kulturore të financuara nga fonde vendore ose ndërkombëtare

Menaxher të festivaleve të ndryshme tradicionale

Organizatorë të programeve e ngjarjeve të ndryshme kulturore me karakter vendor e ndërkombëtar.

Master në menaxhimin sektorial

Çfarë programi është ky dhe çka ofron për karrierën tuaj?

Ky është program i menaxhimit të institucioneve e organizatave publike e private të të gjitha niveleve në fushën tuaj profesionale.

Këtu do të mësoni për:

legjislacionin, politikat, administratën, financat,

menaxhimin e resurseve njerëzore, objekteve, projekteve dhe për

planifkimin, implemenimin dhe monitorimin e projekteve.

Programi master në menaxhimin sektorial ju ofron kompetenca, dije e shkathtësi të specializuara në njërën nga fushat e specializimit në vijim:

arsim kulturë sporte shëndetësi

Menaxhimi sektorial në SPORTE – MASTER NË MENAXHIMIN E SPORTEVE

Në këtë program ju do të mësoni për legjislacionin relevant në fushën e sporteve, planet e politikat kryesore nacionale në fushën e kulturës fizike e sporteve, parimet e praktikat e menaxhimit e të udhëheqjes institucionale, menaxhimin e resurseve njerëzore e të tjera.

Me përfundimin e këtij programi të ri të studimeve ju kualifioheni për:

Drejtor të institucioneve sportive publike e private: klubeve, organizatave, qendrave sportive të tjera

Zyrtar të administratës e të financave në institucione sportive;

Zyrtar e udhëheqës në Drejtoritë e shërbimet e kulturës fizike e sporteve në nivel komunal

Zyrtar/udhëheqës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sporteve (MKRS)

Menaxher të projekteve në fushën e kulturës fizike e sporteve të financuara nga fonde vendore ose ndërkombëtare

Menaxher të qendrave e programeve të ndryshme me karakter rekreativ, sportiv, garues, rinor e të tjera

Organizatorë të programeve e ngjarjeve të ndryshme në fushën e kulturës fizike e sporteve me karakter vendor e ndërkombëtar.

Master në menaxhimin sektorial

Çfarë programi është ky dhe çka ofron për karrierën tuaj?

Ky është program i menaxhimit të institucioneve e organizatave publike e private të të gjitha niveleve në fushën tuaj profesionale.

Këtu do të mësoni për:

legjislacionin, politikat, administratën, financat,

menaxhimin e resurseve njerëzore, objekteve, projekteve dhe për

planifkimin, implemenimin dhe monitorimin e projekteve.

Programi master në menaxhimin sektorial ju ofron dije e shkathtësi të specializuara në njërën nga fushat e specializimit në vijim:

arsim kulturë sporte shëndetësi

Menaxhimi sektorial në ARSIM – MASTER NË MENAXHIMIN E ARSIMIT

Në këtë program ju do të mësoni për legjislacionin arsimor, planet e politikat kryesore arsimore, kurrikulat shtetërore, programet për aftësimin e mësimdhënësve, parimet e praktikat e menaxhimit e të udhëheqjes institucionale, menaxhimin e resurseve njerëzore e të tjera.

Me përfundimin e këtij programi të ri të studimeve ju kualifikoheni për:

Drejtor të shkollave ose qerdheve,

Zyrtar të administratës e të financave të shkollës;

Zyrtar e udhëheqës në

Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA)

Zyrtar/udhëheqës të ministrisë së arsimit (MASHT)

Inspektor në zyrat e inspektoratit

Menaxher të projekteve arsimore

Zyrtar / menaxher për arsim, aftësim dhe zhvillim profesional në organizata të tjera qeveritare e joqeveritare: OJQ, shkolla e kolegje private, projekte të ndryshme ndërkombëtare, shoqata, FSK, polici, arsim për nevoja të veçanta e të tjera.

INSTITUTI AAB
APLIKO