Psikologji Organizative dhe Sociale

Qëllimi dhe profili i programit

Programi Master (MSc) në Psikologji Organizative dhe Sociale do t’ju ndihmojë studentëve të zhvillojnë njohuri dhe shkathtësi të avancuara në fushën përkatëse. Për më shumë, studentët nëpërmjet diskutimeve të ndryshme do të zhvillojnë një qasje analitike dhe kritikuese ndaj zhvillimeve më të fundit në fushën e Psikologjisë Organizative dhe Sociale. Krahas integrimit të njohurive teorike dhe praktike, programi master do të ofroj mundësi që studentët të pajisen me shkathtësi kërkimore dhe analizë të të dhënave duke shfrytëzuar procedura të ndryshme statistikore. Në këtë aspekt, studentët pritet që të jenë të përgaditur për t’ju qasur tregut të punës në përputhje me shkathtësitë e fituara. Në bazë të njohurive dhe kërkimeve tona, Programi Master: Psikologjia Organizative dhe Sociale është i vetmi program i ofruar në Kosovë. Si e tillë, me përfundim të suksesshëm të këtyre studimeve, studentët do të kenë mundësi që të kontribojnë në zhvillimin shoqëror duke punuar në ambiente të ndryshme akademike dhe jo-akademike.
Programi ka për qëllim edhe për të zhvilluar shkathtësitë hulumtuese tek studentët, duke iu ofruar atyre mundësinë e përfshirjes në projekte të ndryshme studimore që ndërmirren në Kolegjin AAB. Studentët mund të punojnë në një projekt kërkimor vetëm nën mbikëqyrjen e një anëtari të fakultetit në Departamentin e psikologjisë. Prandaj, qëllimi i kursit është që të u japë studentëve një nxitje në sigurimin e një punë interesante dhe emocionuese ose një vend në një kurs të cilësisë së lartë të doktoratës pas diplomimit. Programi është i përshtatshëm edhe për studentët me një sfond të kufizuar në psikologji dhe ata që kanë një diplomë universitare në këtë fushë. Studentët mund të përdorin programin si një mjet për të sqaruar interesin e tyre në psikologji profesionale; të tjerët e përdorin atë si një hap i parë drejt një programi doktorature. Pjesa dërrmuese e studentëve mund të aplikojnë trajnimin e tyre të avancuar në psikologji për të punuar si hulumtues, punonjës të shëndetit mendor, administratorë dhe menaxherë. Të tjerët mund të vazhdojnë studimet e doktoraturës në psikologji apo fusha të ngjashme.

Rezultatet e pritshme

Me përfundimin me sukses të studimeve master në psikologji organizative dhe sociale, pritet që studentët të plotësojnë qëllimet kryesore të programit përmes rezultateve të pritura në secilin prej tyre:
a) Përvetësojnë më tej bazën solide të njohurive në Shkencën Psikologjike
  • të përvetësojnë teoritë, konceptet, parimet, perspektivat, dhe tendencat e mëdha historike të disiplinës së psikologjisë moderne
  • të demostrojnë dhe argumentojnë natyrën ndryshuese të njohurive psikologjike
b) Zhvillojnë të menduarit kritik
  • të analizojnë njohuritë e avancuara të psikologjisë, dhe rezultatet nga kërkimi shkencor
  • të demostrojnë shkathtësi dhe aftësi për të zgjidhur probleme komplekse dhe të paparashikuara, në fushën e studimit;
  • të analizojnë debatet e tanishme teorike dhe gjetjet në psikologji
c) Kuptojnë metodën shkencore të avancuar
  • të hartojnë dhe zhvillojnë punime kërkimore, duke përdorur metodologji të ndryshme
  • të kuptojnë metodat hulumtuese të përdorura në studimet e fundit në psikologji, psikologjinë organizative dhe sociale
  • të përdorin dhe të interpretojnë procedurat statistikore të avancuara përmes përdorimit të SPSS për të analizuar të dhënat
  • të sigurojnë, në përputhje me standardet profesionale, trajtimin etik të pjesëmarrësve të hulumtimit
d) Zhvillojnë aftësi të komunikimit profesional
  • të komunikojnë në mënyrë të qartë në të gjitha mënyrat standarde profesionale (prezantime me gojë, postera kërkimore, raporte hulumtuese)
  • të përmbledhin dhe të sintetizojnë literaturë psikologjike
  • të komunikojnë rezultatet e hulumtimit në mënyrë të qartë, duke përdorur të dyja fjalët dhe numrat
  • të hartojnë artikuj shkencor të cilësisë së lartë, në përputhje me standartet e gazetave shkencore internacionale
  • prezantojnë sjellje etike në të gjitha aspektet e shkencës dhe praktikës së psikologjisë (p.sh., shmangia e plagjiaturës dhe konfliktet e interesave)
e) Aplikojnë njohuritë psikologjike në mënyrë efektive
  • të jenë në gjendje të aplikojnë parimet psikologjike në disa fusha të ndryshme: analizë individuale, grupore dhe organizata
  • zbatohen metoda kërkimore në ndërmarrjen e pavarur të projekteve hulumtuese
  • të jenë në gjendje të artikulojnë se si parimet psikologjike mund të përdoren për të adresuar çështjet sociale dhe të informojë politikat publike në një kontekst multikulturor, globale

Niveli dhe grada akademike

Me përfundimin e studimeve studentët fitojnë titullin:
Master i Shkencave në Psikologji Organizative dhe Sociale (MA).

Kohëzgjatja dhe vëllimi

2 vite ; 4 semestra- 120 ECTS total/ 60 ECTS për vit / 30 ECTS për semestër.

Lista e lëndëve

Viti I

1. Psikologji organizative e avancuar – 8 ECTS

Hyrje në teoritë dhe hulumtimet me fokus të veçantë në psikologjinë organizative. Implikimet dhe aplikimet në kontekste të ndryshe organizacionale.
Lënda psikologji organizative e avancuar është një ekzaminim shkencor se si të menduarit njerëzor, qëndrimet dhe sjellja janë të ndikuara nga konteksti i udhëheqësit, bashkëpunëtorëve, politikave organizacioanle, strukturës, kulturës etj. Temat kryesore përfshijnë: motivimin, lidershipin, grupi dhe performancën ekipore, qëndrimet në punë, klima dhe kultura organizacionale dhe zhvillimi organizativ.

2. Metodat e kërkimit në psikologji I – 8 ECTS

Kjo lëndë është e dizajnuar t’i njoftojë studentët me çështjet praktike të kryerjes së hulumtimit në organizata. Do të fokusohet në çështjet që hulumtuesit ballafaqohen gjatë aplikimit të saj siç janë: (dizajni hulumtues dhe etika) dhe mbulimi i një numri të madh të teknikave të rëndësishme të hulumtimit, si dhe përmbajtja e analizave në nevojshme. Kjo lëndë është gjithashtu e dizajnuar t’i njoftojë studentët se çka kërkohet nga një hulumtim disertacioni-master.

3. Psikologji sociale e avancuar – 8 ECTS

Ky kurs do të ofron një pamje të përgjithshme të psikologjisë sociale, si klasike ashtu edhe asaj aktuale. Temat e shtjelluara do të jenë: proceset e ndryshimeve të qëndrimit; ndikimet sociale siç janë: konfromitetit, komplianca dhe obedienca; vetja dhe vetvlerësimi; perceptimi i personit dhe atribuimet; sterotipet dhe paragjykimet; atraksioni dhe përzgjedhja bashkëshortore; ndikimet e grupit në performanca.

4. Komunikimi ndërkulturor në kontekste organizative: teori, çështje dhe praktika – 6 ECTS ECTS

Ky kurs është i dizajnuar për të shpjeguar fushën e kumunikimit ndërkulturor dhe çfarë ajo ka për të ofruar nivelit profesional në kontekstin e të kuptuarit të teorisë dhe praktikës ndërkulturore dhe aftësive të tyre për të dizajnuar ambiente bashkëpunimi, empatike dhe efektive.

5. Diversiteti në Organizata – 6 ECTS

Në këtë kurs, studentët do të fitojnë një kuptim të plotë të diversitetit ashtu siç zbatohet për planifikimin strategjik në organizata, ndryshim kulturor, dhe dinamikat e ekipit. Studentët ballafaqohen me identifikimin e realitetin në zhvillimin dhe zbatimin e iniciativave të diversitetit për organizimin dhe fuqinë punëtore, si dhe të shqyrtojnë çështjet e reja të menaxhimit të diversitetit në organizata. Vëmendje i është dhënë se si gjuha, gjinia, raca, tradita, arsimi, struktura ekonomike dhe organizative bashkëveprojnë për të krijuar një grup të rregullave për sjellje të pranueshme në organizata.

6. Menaxhimi organizativ – 8 ECTS

Menaxhimit organizativ përfshin koordinimin dhe lehtësimin e proceseve organizative për të përmbushur qëllimet kryesore të organizatës. Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me disa nga temat kryesore në fushën e menaxhimit organizativ , dhe për trajnimin e tyre në zbatimin e këtyre njohurive në praktikat organizative .
Temat kryesore që do të trajtohen do të jenë:menaxhimi i burimeve njerëzore, selektimi i personelit, komunikimi efektiv si me punëtor ashtu edhe me klientë; menaxhimi i identitetit të organizatës, përgjegjësia sociale e korporatës, dhe ristrukturimet e korporatës siç janë: bashkimet dhe aleancat strategjike. Këto tema do të trajtohen duke integruar konceptet, metodat empirike dhe raste studimore. Ky kurs do të kontribuojë në themelet e zhvillimit të studentëve , si menaxher të ardhshëm , konsulent , këshilltar politikave, hulumtues , trajner , rekrutues , ndërmjetës , ose mbikëqyrës.Studentët do të mësojnë që të analizojnë problemet kritike organizacionale, dhe të propozojnë zgjidhje për këto probleme strukturore të bazuara në njohuritë teorike nga fusha e psikologjisë sociale dhe organizative

7. Metodat e kërkimit me statistikë- 8 ECTS

Ky kurs do të ofrojë njohuri praktike të përdorimit të teknikave për analizimin e të dhënave. Për komponentën kuantitative, ligjëratat do të mbulojnë një varg të analizave të avancuara statistikore univariete dhe multivariate. Ky kurs e ka komponentën praktike duke përfshirë ëorkshopet për SPSS, të cilat do të ndihmojnë në rritjen e të kuptuarit të rezultateve statistikore.

8. Mirëqenia e punonjësve- 8 ECTS

Ky kurs kryesisht mbulon njohuri rreth fushës të mirëqenies në punë. Megjithatë, temat e paraqitura në këtë kurs gjithashtu mbulojnë materiale relevante për fushat e mësimit ,trajnimit dhe zhvillimit, lidershipit, angazhimit dhe motivimit.Moduli në mënyrë specifike përqendrohet në mirëqenien individuale të punonjësve , shëndetin mendor , dhe përgjigjet personale ndaj stresit . Do të prezantohen modele të ndryshme të shquara të funksionimit të njeriut dhe intervenimeve përcjellëse që janë aplikuar në mjediset e vendit të punës

9. Lidershipi dhe performanca grupore- 6 ECTS

Ky kurs fokusohet në bashkëveprimin në mes indivdëve, grupeve dhe organizatave me vëmendje të veçantë për rolet e liderëve dhe menaxherëve. Performanca e grupeve dhe organizatave është e varur nga përshtatja në mes nevojave, motiveve, vlerave dhe aftësive të njerëzve dhe karakteristikave strukturore dhe operacionale të grupeve dhe organizatave.
Liderët përdorin bazën e fuqisë së tyre dhe zgjedhin taktikat e ndikimit për ti bërë gjërat nga pasuesit(followers) apo vartësitë(subordinates) e tyre.
Për më tepër , ata do të mësojnë se si të menaxhojnë performancën e detyrave dhe për të përmirësuar kënaqësinë dhe përkushtimin e anëtarëve të këtyre grupeve dhe organizatave. Duke përdorur zhvillimet e fundit teorike dhe empirike , do të diskutohet se çfarë lloj sjelljeve të udhëheqjes janë të dobishme në situata të veçanta .

10. Aftësitë e ndërmjetësimit- 6 ECTS

Kursi ndërmjetësimi është një kurs i avancuar për studentët Master. Kursi fokusohet në ndërmjetësimin si një aftësi e menaxhimit të konflikteve. Në njërën anë ky kurs shtjellon dhe avancon më tej njohuritë nga psikologjia sociale dhe nga ana tjetër, kursi është shumë praktik.

Viti II

1. Vlerësimi psikologjik- 8 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët për vlerësimin në kontekst të selektimit dhe vlerësimit në organizata.
Ky kurs i aftëson studentët me të kuptuarit se si vendimet e selektimit janë të bëra për individët në vendin e punës. Lënda i njofton studentët me teoritë e selektimit, metodat e vlerësimit, çështjeve që kanë të bëjnë me dizajnimin e procedurave te vlerësimit, drejtësisë (fairness), diversitetit dhe perspektivës së kandidatëve për selektim.
Ligjëratat do të mbulojnë temat siç janë: analiza e punës, profilizimi i kompetencave, psikometria, testet e gjykimit situacional, dhe së fundi përdorimi i gjerë i teknologjisë në rekrutim dhe përzgjedhje.

2. Projekti për tezën master – 8 ECTS

Ky kurs fokusohet në fushën e njohurive kryesore që kanë të bëjënë me përcaktimet për punimin e masterit , duke filluar prej problemti hulumtuess, dizajnit të huumtimit, metodologjisë, rezantimit të rezultateve dhe respektimit të aspektit etik në hulumtime.

3. Negocimi dhe vendimmarrja sociale – 8 ECTS

Vendim-marrja individuale dhe vendimarrja grupore janë blloqet themelore të punës ekipore dhe sjelljes organizative.
Performanca e ekipeve varet se si grupet shpërndajnë, ruajnë dhe procesojnë informacionet, si indivdët negociojnë me të tjerët, si anëtarët e grupit ndërveprojnë dhe bashkëpunojnë, si grupet vijnë me ide kreative ose zgjidhje të problemeve, dhe si njerëzit në grupe ndjekin qëllimet e tyre ose kontribojnë në suksesin kolektiv.
Qëllimet e këtij kursi janë integrimi i zhvillimeve të fundit të njohurive në psikologji sociale për të kuptuarit e vendim-marrjes individuale dhe grupore.
Temat kryesore do të përfshijnë: racionalitetin e vendimeve, shpërndarja e informacioneve në ekip, vendimmarrja në grupe dhe vendimarrja etike.

4. Menaxhimi i konflikteve në organizata – 6 ECTS

Ky kurs hulumton se si konfliktet shpalosen në ambiente organizacionale, dhe shpjegon shkaqet, ndikimin e faktorëve dhe strategjive për menaxhimin e konflikteve.
Duke qenë se konfliktet janë të pashmangshme në marrëdhëniet e punës, krijimi i proceseve efektive për parandalimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është shumë i rëndësishëm për minimizimin e lindjes dhe pasojave të konflikteve në vendin e punës. Kjo lëndë ka për qëllim të ndihmojë specialistët që merren me ngritjen, vlerësimin dhe përmirësimin e këtyre proceseve.
Lënda do të fukusohet në ofrimin e njohurive për hapat që duhet të ndërmerren me qëllim rivitalizimin e sistemeve ekzistuese apo krijimin e një institucioni të pavarur që garanton funksionim efiçient dhe ofron shërbime efektive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

5. Këshillimi grupor dhe individual në organizata – 6 ECTS

Studentët do të mësojnë dhe praktikojnë strategjit themelore për të ndihmuar në kontekstin e organizatave, pë këshillim individual dhe në grup. Ata do të njihen me konceptet dhe teoritë e këshillimit, teknikat, çështjet etike dhe profesionale, procesi i këshillimit dhe kompetencave të nevojshme në këtë. Kompetenca në proces individual dhe në grup do të vlerësohet nëpërmjet përdorimit të videokasetave, diskutimi, dhe pjesëmarrjen në veprimtaritë e kursit. .

5. Internship- 10 ECTS

Praktika ofron studentëve një mundësi për të mësuar se si niveli i njohurive shkathtësive dhe qëndrimeve tashmë të fituara në ligjërata gjatë studimeve gjen zbatim në situatat praktike të profilit të studentëve. Nga institucioni një anëtar i kualifikuar i stafit do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e përditshme të studentit. Një anëtar i stafit të universitetit do të mbikëqyrë praktikën në bazë individuale ose në takimet e grupit. Ky anëtar i stafit universitar është përgjegjës për klasifikimin e praktikës . Si pjesë e procedurës së marrjes së stazhit brenda universitetit, anëtari i stafit universitar do të bëjë të qarta kriteret për vlerësimin e tij ose të saj të fundit të praktikës

6. Punimi i temës së Master-it – 20 ECTS

Studenti zgjedh një temë me interes dhe një mbikëqyrës nga rangun e projekteve të vazhdueshme kërkimore në kuadër të fushës së specializimit.
Profesorët e fakultetit pjesëmarrës do të ofrojnë tema kërkimore që lidhen me interesat e tyre kërkimore, për të cilat studentët mund të regjistrohen. Temat e sakta dhe anëtarët e fakultetit mund të ndryshojnë nga viti në vit. Studentët kryejnë studimin e tyre, si pjesë e kërkimeve të vazhdueshme në program. Mbikëqyrësi i udhëzon gjatë zgjedhjes të një teme kërkimore, monitoron mundësinë e hulumtimit të synuar në kontekstin e tezës, dhe këshillon studentin në rast të vështirësive apo vonesave në përparimin e kërkimit të tij.
Në fillim studenti do të punojë në zhvillimin e një pyetje kërkimore dhe hulumtuese të projektimit, dhe do të shkruaj një propozim hulumtimi në bazë të literaturës relevante. Propozim hulumtimi duhet të vlerësohet para fillimit të fazës së dytë. Gjatë fazës së dytë studenti do të fokusohet në mbledhjen dhe analizën e të dhënave, dhe gjatë fazës së tretë do të përgatisë raportin kërkimor (tezën Master).

Punimet e diplomave

INSTITUTI AAB
APLIKO