Psikologji

Qëllimi dhe profili i programit

Programi studimor i Psikologjisë synon përgatitjen e individëve profesionistë me njohuri solide të fushës, shkathtësi të zbatimit të tyre në praktikë dhe qëndrime pozitive përkundrejt profesionit të zgjedhur. Studentët e diplomuar në këtë program do të kenë mundësi që të vijojnë studimet e tyre për tu profilizuar në cilëndo degë të psikologjisë në studimet master, por gjithashtu studentët që do t’i përfundojnë me sukses studimet bachelor (BA) në Psikologji do të përfitojnë aftësi akademike dhe profesionale të cilat do t’u mundësojnë atyre që të punësohen e të kontribuojnë në një shumëllojshmëri të gjerë të konteksteve të ndryshme të punësimit, duke përfshirë kontekstin klinik, organizativ, arsimor, pa përjashtuar edhe kontekstin kërkimor si në sektorin publik ashtu dhe atë privat, në sektorë të tregut të punës, si p.sh.: në institucione për fëmijë me nevoja të veçanta, në qendra rehabilitimi, në shërbimet sociale dhe familjare, në qendra për orientim në karrierë etj..

Rezultatet e pritshme

Me përfundimin me sukses të studimeve në psikologji, pritet që studentët të plotësojnë qëllimet kryesore të programit përmes rezultateve të pritura për secilin prej tyre:
• Fitojnë një bazë solide të njohurive në Shkencën Psikologjike
• Zhvillojnë të menduarit kritik
• Kuptojnë metodën shkencore dhe konceptet e tij kryesore (p.sh., besueshmërinë, vlefshmëria, përkufizimet operacionale)
• Zhvillojnë aftësi të komunikimit profesional
• Aplikojnë njohuritë psikologjike në mënyrë efektive

Niveli dhe grada akademike

Me përfundimin e studimeve studentët fitojnë titullin:
Bachelor në Psikologji (BA).

Kohëzgjatja dhe vëllimi

3 vite ; 6 semestra; 180 ECTS total/ 60 ECTS për vit / 30 ECTS për semestër

Viti I

1. Nocionet themelore të psikologjisë – 6 ECTS

Hyrje në Psikologji është një kurs që përmban fusha të ndryshme të psikologjisë. Duke filluar nga njoftimi me degët dhe drejtimet psikologjike, historikun e zhvillimit të Psikologjisë si shkencë, perceptimi dhe ndijimi, të mësuarit, kujtesa dhe imagjinata, të menduarit, personaliteti, frustracioni dhe temperamenti.

2. Psikofiziologji – 7 ECTS

Ky kurs do të sigurojë një hyrje në bazat biologjike të sjelljes njerëzore. Ajo do të shqyrtojë proceset biologjike që formojnë dhe ndikojnë në sjellje dhe njohje. Sistemi nervor, sistemi sensorik, sistemi endokrin, funksionet ekzekutive.

3. Pjekuria dhe të nxënit si faktorë zhvillimi – 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është që studentët të prezantohen me faktorët kryesorë që ndikojnë në rritje, zhvillim, dhe të nxënë. Diskutimi i arritjeve të fundit nga hulumtimet shkencore mbi këto faktorë dhe cilësinë e tyre në zhvillimin e individit.

4. Gjuhë Angleze I – 5 ECTS

Lënda Gjuhë angleze synon që t’u ofrojë studentëve mundësi për të mësuar gjuhën e folur dhe të shkruar angleze në mënyrë që t’i pajisë ata me një mjet të fuqishëm dhe shumë të dobishëm për realizimin e detyrave të tyre që do t’u dalin në të ardhmen si pasojë e angazhimit profesional.

5. Shkrim akademik – 6 ECTS

Parimet themelore të shkrimit akademik, Procesi i të shkruarit, Tipet apo llojet e shkrimeve, Mënyrat e të shprehurit, Procesi i shkrimit të eseut, Format e eseut, Vlerësimi i parë – Shkrim i eseut, Punimi kërkimor – shkencor , Struktura e punimeve shkencore, Kërkimi dhe vërtetimi i burimeve –referencave, Citimet, fusnotat, literatura, Rezymeja dhe literatura, Vlerësimi i dytë – Shkrimi i një punimi shkencor, përgatitja për botim, prezantimi i punimeve etj..

6. Informatikë – 6 ECTS

Tekstprocesorët (wordi) dhe shfrytëzimi i tyre për përpilimin dhe dizajnimin e dokumenteve dhe projekteve profesionale; Programet tabelare (exel-i) dhe shfrytëzimi i tyre për statistika dhe për prezantim grafik të rezultateve; Programet për prezantim Power Point; Programi për dizajn grafik Corel Draw; Interneti, web faqja dhe gjuha HTLM; Rrjetat sociale dhe trendi aktual i shfrytëzimit të tyre. Etika e shfrytëzimit të teknologjive informatike.

7. Proceset kognitive – 7 ECTS

Temat të cilat do të mbulohen nga ky kurs janë: vëmendja, kujtesa, zgjidhja e problemeve, imagjinata, inteligjenca, të menduarit, motivet dhe motivacionet. Gjatë këtij kursi do të prekim secilën nga fushat e lartpërmendura në mënyrë të përgjithshme, ku studentët do të njoftohen me konceptet themelore dhe proceset kyçe në psikologjinë kognitive.

8. Statistika në psikologji – 6 ECTS

Kursi do të përmbaj ligjërata të analizave bazike statistikore, të tilla si Nocionet, objekti i studimit, qëllimi dhe metodat e statistikës, Prezantim i SPSS, përgatitja e të dhënave për analize. Shkallët e matjeve, statistika përshkruese, matja e tendencës qendrore dhe variabilitetit, tabelat dhe grafikët, korrelacionet, testet e signifikancës, chi-square dhe pearson chi-square.

9. Gjuhë Angleze II – 5 ECTS

Kursi fokusohet në fjalorin kyç për disiplinën (psikologjia) dhe në fjalët dhe frazat e përdorura zakonisht në gjuhën angleze akademike. Ajo mbulon faktet dhe konceptet kyçe nga psikologjia. Në fund të kursit, studentët pritet që të: Përvetësojnë fjalorin për disiplinën; përdorin affixes, përdorimin e sinonime për parafrazimit; Të jetë në gjendje për të marrë shënime leksion; Të jetë në gjendje për të bëjë një prezantim me gojë në një seminar; Shkruajnë një detyrë kursi.

10. Psikologji e personalitetit- 6 ECTS

Gjatë këtij kursi do të prezantohen teori të ndryshme mbi personalitetin, si teoritë klasike ashtu edhe ato kontemporane. Gjithashtu do të diskutohet mbi zhvillimin dhe strukturën e personalitetit dhe metodat e studimit të personalitetit. Do të diskutohen teoritë më eminente dhe do të bëhen krahasime në mes të teorive të ndryshme. Do të diskutohen limitimet e secilës teori. Në mbarim të këtij kursi, studentët duhet te jene në gjendje ti njohin mire teoritë e personalitetit edhe të vetëdijesohen për aplikueshmërinë e tyre në psikologji.

11. Shkathtësi të komunikimit në psikologji- 6 ECTS

Ky kurs ka për qëllim prezantimin e koncepteve themelore dhe proceseve psikologjike të cilat ndikojnë dhe harmonizohen me procesin e komunikimit. Përmbajtja përfshin prezantim përmbledhës për konceptet bazë në psikologji, për proceset kognitive dhe ndikimin e tyre në komunikim.

12. Psikologji e kreativitetit – 6 ECTS

Përkufizimet e kreativitetit (ilustrim – video klip), Diskutimi i interesimeve personale dhe anët e forta; Studimi psikologjik i kreativitetit: aspektet kognitive, zhvillimore dhe sociale; Teknikat e të menduarit për zgjidhjen kreative të problemeve; Karakteristikat e personalitetit kreativ, klima sociale, kultura; Teoritë psikologjike të kreativitetit; Kreativiteti individual dhe grupor; ndikimet sociale; motivimi dhe kreativiteti; vlerësimi i aftësive krijuese.

Viti II

1. Zhvillimi në fëmijëri dhe adoleshencë – 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është që studentët të njoftohen me nocionet dhe konceptet themelore të psikologjisë së fëmijës. Për ta arritur këtë qëllim, studentëve do t’ju ofrohet përshkrim, shpjegim dhe analizë të (a) historikut dhe kërkimeve të ndryshme në psikologjinë fëmijërore; (b) teorive të ndryshme të psikologjisë fëmijërore; dhe (c) fazave të ndryshme zhvillimit.

2. Psikologji kulturore – 6 ECTS

Psikologjia kulturore si një fushë e gjerë dhe e rëndësishme në njohjen e individit, lënda do të mbulon tema të ndryshme nga historiku, metodat kërkimore, si është zhvilluar, drejtimet dhe qfarë është debati në psikologji në aspektin kulturor. Studimet e njohura, definimi i kulturës, zhvillimi i saj dimensionet e ndryshme, vetja, ndryshimet, imigrimi dhe asimilimi.

3. Metodologji e hulumtimit kuantitativ – 7 ECTS

Çka janë metodat kuantitative (sasiore)? Për çfarë na shërbejnë këto metoda? Përcaktimi i popullacionit. Përdorimi i instrumenteve për mbledhjen e të dhënave (pyetësorëve). Pastaj do të vazhdojmë me studimin e dizajnit të hulumtimit, duke sqaruar pilot testet, validitetin dhe besueshmërinë e mjeteve matëse. Në vazhdim të kursit do të thellohemi në analizimin e të dhënave dhe në përgjithësimin e tyre. Gjithashtu do të studiojmë pikët e forta dhe të dobëta të metodave të hulumtimit shkencorë, duke u fokusuar në metodologjinë e hulumtimit në shkencat psikologjike.

4. Teoritë e të nxënit– 6 ECTS

Ky kurs do të japë një pasqyrë aktuale dhe të plotë të kërkimit dhe teorive lidhur me të mësuarit e njeriut. Kursi do të theksojë konceptet kryesore të teorive kognitiviste, bihejvioriste, sociale, personale, konstruktiviste të të mësuarit, por gjithashtu do të theksojë edhe marrëdhënietmes teorive, hulumtimit dhe praktikave. Pas përfundimit të kursit, studentët do të pritet për të kuptuar dhe për të diskutuar perspektivat e mëdha teorikenë lidhje me të mësuarit e njeriut.

5. Shëndeti mendor – 5 ECTS

Për të mundësuar studentët për të arritur një nivel bazik të kuptuarit të vlerave, besimeve, njohurive dhe aftësive të nevojshme për të ofruar ndihmë efektive për njerëz të cilët janë duke përjetuar vështirësi të shëndetit mendor.

6. Antropologji – 5 ECTS

Nocioni i përgjithshëm i Antropologjisë, Antropologjia biologjike dhe Antropologjia sociale, Antropologjia filozofike dhe raporti i saj ndaj antropologjive të veçanta, Gjuha dhe socialiteti si dimension të qenit njerëzor, Vetëdija, njohja dhe fryma si dimensione të qenit njerëzor, Shkallët e zhvillimit të jetës psikike dhe esenca e njeriut, antropologjia pragmatike dhe kulturore, Çështja e lirisë së vullnetit, liria dhe domosdoshmëria.

7. Psikologji e të rriturve – 6 ECTS

Ky kurs përmban materiale të zhvillimit njerëzor në të gjithë jetën. Ndryshimet që ndodhin nga mosha e rritur deri ne vdekje, duke u fokusuar në aspekte psikologjike, psiko-sociale, forcat fiziologjike, kulturore dhe faktor tjerë mjedisore që ndikojnë në jetën e njeriut. Përveç kësaj, studentët do të kenë mundësi për të shqyrtuar dhe vlerësuar hulumtime aktuale dhe teori të përdorura për të përshkruar dhe shpjeguar rritjen e njeriut dhe ndryshimin në moshë.

8. Psikologjia sociale – 6 ECTS

Objekti i studimit të psikologjisë sociale, historiku dhe metodat kërkimore në psikologjinë sociale, drejtimet e psikologjise sociale, si lindi kjo degë e psikologjisë dhe pse u bë kaq e popullarizuar dhe e nevojshme. Cilat janë diskutimet më të njohura në psikologjinë sociale? Çka është vetja sociale dhe vetperceptimi? Bindjet shoqërore, aspektet gjinore, grupi dhe ndikimi i grupit, sjellja dhe qëndrimet, paragjykimet diskriminimi dhe stereotipet, si dhe sjellja prosociale.

9. Hyrje në psikopatologji – 7 ECTS

Kjo njësi i ofron studentëve njohuri dhe të kuptuarit e çështjeve kryesore në psikologji anormale. Fokusi kryesor do të vendoset mbi konceptet dhe teoritë e ndryshme të anormales me një theks në marrëdhëniet klinicisti-klient, çrregullimet psikologjike, seksualitetin e njeriut, si dhe çështjet ligjore dhe etike në psikologjinë anormale.

10. Fëmijët me nevoja të veçanta – 6 ECTS

Karakteristikat e vështirësive në të nxënë, Neurologjia e vështirësive në të nxënë, Shkaqet, Dallimi mes ADHD dhe vështirësive në të nxënë, Zhvillimi kognitiv, Fazat e Piazhe-së, Faktori disorganizativ i vështirësive në të nxënë, Problemet motorike, Emocionet, Sjelljet, Implikimet në shkollë dhe familje, testime etj.

11. Hyrje në testimin psikologjik – 5 ECTS

Qëllimi i lëndës është që studentët të njoftohen me nocionet dhe konceptet themelore të testeve psikologjike. Për ta arritur këtë qëllim, studentëve do t’ju ofrohet përshkrim, shpjegim dhe analizë të çështjeve themelore në Testet Psikologjike.

12. Inteligjenca emocionale – 5 ECTS

Ky kurs do të shqyrtojë modele të ndryshme të inteligjencës emocionale, etikën e inkorporuar në vlerësimet dhe trajnimet në situata të ndryshme të Inteligjencës Emocionale, qëndrimet kritike të konceptit Inteligjencës Emocionale, dhe komponentët e Inteligjencës Emocionale.

Viti III

1. Metodat e hulumtimit kualitativ – 7 ECTS

Hulumtimi kualitativ; qasjet kualitative, përcaktimi i problemit kërkimor dhe pyetjes kërkimore, lloji dhe përdorimi i instrumenteve për mbledhjen e të dhënave, pilot testet, validiteti dhe besueshmëria e mjeteve matëse. Në vazhdim të kursit do të thellohemi në analizimin e të dhënave, interpretimin dhe prezantimin e tyre. Gjithashtu do të studiojmë pikët e forta dhe të dobëta të qasjeve kualitative dhe respektimi i etikës kërkimore.

2. Hyrje në intervenimin psikologjik – 6 ECTS

Hyrje në metodat e intervenimit psikologjik, aplikimi i teorive të intervenimit në praktike dhe ndërlidhja e tyre me metodat dhe teknikat, qasja individuale kundrejt qasjeve grupore , rezistenca si një prej vështërsive më të mëdha në intervenimin psikologjik, aplikimi i metodave, përdorimi i tyre në kombinim ose në terapi të integruar, hyrje në terapinë kognitive, hyrje në terapinë personale, hyrje në psikodinamikë, intervenimet tek fëmijët, intervenimet në shkollë.

3. Psikologji organizative – 6 ECTS

Aplikimi i teorive të motivimit në organizatë, selektimi i punëtoreve, socializimi në punë, grupet në punë, stresi në punë, kultura në organizatë, sjelljet produktive dhe joproduktive në organizatë, knaqësia në punë, personaliteti në punë, balacimi i jetës dhe punës etj.

4. Teoritë e këshillimit psikologjik – 6 ECTS

Hyrje në Këshillimin psikologjik; Teoritë e Këshillimit: diversiteti dhe konvergjenca; Nga biheviorizmi te konstruktivizmi: Qasja njohëse- sjelljes për këshillim; Teoria dhe praktika e qasjes me Personin në qendër; Multikulturalizmi si një qasje për këshillim; marrëdhënia në këshillim; procesi i këshillimit, Morali, vlerat dhe etika në praktikën e këshillimit; Aftësitë dhe cilësitë e këshilltarit efektiv.

5. Psikologji e grupit – 5 ECTS

Hyrje në dinamikat e grupit, kohezioni dhe formimi, identiteti, lidershipi, abuzimi i pushtetit social; fazat e marrëdhënies; vendosja e kufijve, trajnimi i ‘vjedhësve’ të energjisë në një marrëdhënie; konfliktet inter dhe ndërgrupore; marrja e vendimeve, diferencat kulturore.

6. Psikologji familjare – 5 ECTS

Menduarit sistemik; Vlerësim i funksionimit të familjes; Analiza e modeleve të familjes së origjinës ne trans-gjenerata me anë të gjenogramit; Analiza e modeleve të ndërveprimit të familjes: modeli strukturor, Analiza e ndërveprimit të familjes: modeli kognitiv-sjelljes, , vëzhgim i sistemit dhe analiza.

7. Hyrje në psikoterapi – 6 ECTS

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij kursi, studentët duhet të kenë njohuri themelore të teorive dhe teknikave te qasjeve të mëdha psikoterapi, një vetëdije për çështjet etike lidhur me psikoterapine, dhe një ndërgjegjësim në rritje.

8. Bazat e psikologjisë klinike për fëmijë dhe adoleshentë – 6 ECTS

Qëllimi i këtij kursi është të prezantojë tek studentët një hyrje të psikologjisë klinike për fëmijë dhe adoleshentë. Temat e kursit do të pajisin studentët me një kuptim të fitopatologjisë, të aktiviteteve të ndryshme në të cilat psikologët klinik janë të angazhuar, edukimin dhe trajnimin që kërkohet për tu bërë një psikolog klinik, dhe çështjet aktuale në këtë fushë.

9. Psikologji e edukimit – 6 ECTS

Psikologji e edukimit është një kurs i projektuar për të prezantuar parimet psikologjike, teoritë dhe metodologjitë për çështjet e mësimdhënies dhe të nxënit në shkolla. Kursi ofron një pasqyrë të të mësuarit, motivimit dhe teoritë e zhvillimit me përqëndrim në aplikimin e tyre në fushën e edukimit.

10. PUNIMI I DIPLOMES – 12 ECTS

Metodat kuantitative dhe kualitative, qasjet mikse, përcaktimi i temave për hulumtim, rishikimi i literaturës, përcaktimi i popullatës dhe mostrës përkatëse, përzgjedhja dhe përcaktimi i instrumentave matëse dhe mbledhja e të dhënave, analizimi dhe interpretimi i të dhënave, përpilimi i raportit të hulumtimit, vetë-vlerësimi i raportit hulumtues, respektimi i APA-s, përgatitja e prezantimit në PPT.