Shkenca Kompjuterike

Fakulteti i Shkencës Kompjuterike është plotësisht i fokusuar në ofrimin e mësimdhënies në forma moderne, praktike dhe konform zhvillimeve teknologjike botërore ashtuqë nesër, studentët tanë të jenë konkurent në tregjet globale si individ apo si pjesë përbërëse të organizatave prestigjoze.

Për më shumë, studentet e fakultetit të Shkencës Kompjuterike do të përdorin në mënyrë efektive një gamë të gjerë të metodave, mjeteve  dhe teknikave të përdorura në hartimin dhe zhvillimin e aplikacioneve softverike,  specifikimin e  softverëve që plotësojne nevojat dhe aspiratat e përdoruesve, zgjidhin probleme komplekse me fokus në fushën e mekatronikës, robotikës, inteligjencës artificiale, aftësohen në punë praktike në fushën e rrjetave kompjuterike si dizajn të rrjetave, switching dhe routing, etj.

Fakulteti i Shkencës Kompjuterike në AAB ofron udhëzime dhe përgatitë studentët për karrierë në shoqëri të bazuar në industri ku studentët marrin dije bashkëkohore duke u ndihmuar të ndërtojnë vizion për të ardhmen, për t’u përshtatur dhe ballafaquar me sfidat teknologjike, duke kontribuar në ndryshimin dhe përparimin e shoqërisë tonë.

Duke pranuar që inxhinierët e sotëm duhet të jenë në gjendje të zgjidhin probleme komplekse e tejet të fokusuara, si dhe të bëjnë specializime në fusha më të ngushta të profesionit, Fakulteti i Shkencës Kompjuterike kombinon një bërthamë ndërdisiplinore me studime të specializuara në profilin e zgjedhur për secilin program.


Në vitin e parë studentët do të njhen me:

  • Bazat e programimit, gjuhët web dhe teknologjitë, interfejsët njeri – kompjuter, qarqet digjitale, arkitekturën e kompjuterëve etj.

 

Në vitin e dytë studentët do të njhen me:  

  • Senzorët dhe Interfejsët, programimin e orientuar në objekte, sistemet operative, inteligjencën artificiale, komunikimin përmes rrjetave, bazat e të dhënave, etj

    Në vitin e tretë studentët mund të specializohen në njërën nga fushat e zgjedhur të specializimit si:

Bachelor

  • Inxhinieri Softuerike (Software Engineering,)
  • Telekomunikacioni dhe Rrjetat Kompjuterike (Telecommunication and Computer Networks), si dhe
  • Mekatronikë (Mechatronics). 

 

Master

  • Shkenca Kompjuterike (Computer Science)
INSTITUTI AAB
APLIKO