Dekanati

Email
[email protected]
Tel
+381 38 600 005
ext 188
Mob
+377 44 999094

Prof. ass. dr. Rrustem Buzhala

Dekan

Rrustem Buzhala ka kryer Fakultetin Filozofik, dega Filozofi- Sociologji në Universitetin e Prishtinës (1978). Studimet pasdiplomike i ka mbaruar në Universitetin e Zagrebit, në Fakultetin e Shkencave Politike (1988), ndërsa studimet e doktoratës i ka mbaruar në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës (2007).

Nga viti 1986/1987 ka filluar të punoj si mësimdhënës në SHLP në Universitetin e Prishtinës, ku edhe tani vazhdon të punoj në Fakultetit e Edukimit si bashkëpunëtor i  jashtëm. Nga viti 2001 deri në fund të vitit 2007 ka ushtruar detyrën e drejtorit të DKA-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, kurse nga viti 2008 deri në maj 2010 si Këshilltar Politik në Ministrinë e Drejtësisë. Nga viti akademik 2015/ 2016 është mësimdhënës i rregullt në Kolegjin AAB, nga viti 2016 është dekan i Fakultetit  të Shkencave Sociale të këtij institucioni.

 Rrustem Buzhala ka marrë pjesë në konferenca të shumta shkencore vendore dhe ndërkombëtare dhe deri me tani ka publikuar një varg të punimeve shkencore: “Forms of integration of Albanian in Turkey“, “Me shqiptarët në Turqi”, Instituti Albanologjik, Seksioni I Historisë, Monografi, Prishtinë,   “Vendet nga janë shpërngulur shqiptarët në Turqi”, Gjurmime albanologjike, Seria e shkencave historike; Nr.39/2009, Prishtinë, “Integrimi i komunitetit shqiptar në shoqërinë turke”, Gjurmime albanologjike, Seria e shkencave historike; Nr.40/2010, Prishtinë dhe  “Teoritë e ndryshme sociologjike mbi format e integrimit të komuniteteve etnike”, 2011, Edukologjia- Fakulteti i Edukimit, KUD 37;5/2011, Prishtinë, etj.

Email
[email protected]
Tel
+381 38 600 005

MA. Elizabeta Musliu

Prodekan

Elizabetë Qarri Musliu, u lind në Prishtinë. Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku mori titullin Pianiste e Diplomuar, ndërsa studimet posdiplomike i përfundoi në fushën e Pedagogjisë Muzikore në Universitetin “Kiril i Metodij” në Shkup dhe mori titullin Magjistër i Shkencave Muzikore.

Nga viti 1993 ka punuar aktivisht si profesoreshë e pianos dhe korepetitore në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, nga viti 2004-2015 ligjëruese dhe korepetitore në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, në vitin 2015 ligjëruese e lëndës “ Bazat e Pedagogjisë Muzikore me Metodologji” në Universitetin e Prizrenit ‘’Ukshin Hoti”, nga viti 2014 ligjëruese në Fakultetin e Arteve-Dega e Muzikologjisë në Kolegjin AAB, etj.

Ka qenë e angazhuar në shumë komisione si hartuese apo anëtare në cilësi të ekspertes në fushën e planplogrameve nga fusha e arsimit muzikor, si dhe anëtare në hartimin e disa strategjive që lidhen me fushën e Arsimit dhe Kulturës. Ka pasur një aktivitet të pasur koncertal në fushën pianistike brenda dhe jashtë vendit, anëtare jurie në komisione të rëndësishme si dhe ka botuar shkrime të shumta nga fusha e artit dhe edukimit muzikor. Ka përfunduar disa trajnime në fushën e Menaxhimit Arsimor, si: “Teaching Methodology and Academic  Writing” (2004);” Hope Fellowships- Menaging People and Organizations, Operations Menagment, Strategic Thinking and Planning” (2007), etj.

Ka qenë anëtare e Këshillit Drejtues të Filharmonisë, Operës dhe Baletit të Kosovës (2010-2014),  drejtore e Shkollës “ Prenk Jakova” (2009-2013); prodekane dhe dekane në Fakultetin e Shkencave Sociale në Kolegjin AAB (2013-2015), etj. Ka një aktivitet të shquar në fushën e krijimtarisë muzikore ku është shpërblyer edhe me çmime dhe mirënjohje të shumta. Nga viti 2015 është anëtare e bordit drejtues të British School of Kosova. Aktualisht është ligjëruese e lëndës së muzikës dhe prodekane në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Email
[email protected]
Tel
+381 38 600 005

PhD. Candidat. Saranda Shatri

Prodekane
Përgjegjëse për punë praktike, për mentorimin e studentëve dhe për aktivitetet studentore

Saranda Shatri studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin Filozofik – dega Pedagogji speciale, kurse ato  pasdiplomike i ka përfunduar në Fakultetin e Edukimit  në Universitetin  e Prishtinës “Hasan Prishtina”, tani vijon studimet e doktoratës në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

Që nga tetori i vitit 2014 është punësuar si ligjëruese e rregullt në Fakultetin e Shkencave Sociale në Kolegjin AAB, dhe aktualisht është prodekane në këtë fakultet.

Vlen të përmendet se deri më tani ka botuar një varg punime shkencor, po ashtu ka botuar librin studimor me titull “Qasja e arsimtarëve të shkollave të rregullta, shkollave speciale dhe shkollave me klasë të bashkëngjitura drejt gjithpërfshirjes”. 

Email
[email protected]
Tel
+381 38 600 005
ext 188

MSc. Alberita Bytyqi

Përgjegjëse për gjenerim të mjeteve e për projektedhe për aktivitetet studentore

INSTITUTI AAB
APLIKO