Politikat Sociale dhe Mirëqenia e Fëmijëve

Qëllimi dhe profili i programit

Programi “Politikat sociale dhe mirëqenia e fëmijëve” ka për qëllim t’i përmbush nevojat specifike të punës profesionale të nivelit social në fushën e mirëqenies së fëmijëve. Duke ndjekur programin e paraqitur studentët do të kenë mundësi që ta kombinojnë teorinë dhe praktikën për të rritur njohuritë dhe aftësitë profesionale me potencial për të marrë përsipër pozicionet mbikëqyrëse apo udhëheqëse në institucionet me fokus mirëqenien e fëmijës si dhe për të kontribuar në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve. Të diplomuarit nga ky program pritet që të punojnë në fushën e menaxhimit të mirëqenies, zhvillimit të politikave sociale dhe me aftësitë e fituara do të krijojnë, zhvillojnë dhe vlerësojnë programe dhe projekte sociale. Studentët e mastarit në shkenca sociale do të mund të shërbejnë si pjesë pro-aktive e institucioneve, të cilat do të jenë përgjegjëse për jetësimin e politikave sociale në këto institucione.
Me këtë program studentët do të aftësohen me njohuritë teorike, hulumtuese shkencore dhe aftësinë për t’u angazhuar në qasje më kritike në kësaj fushë. Ata do të jenë në gjendje të njohin të përbashkëtat dhe dallimet që ekzistojnë mes koncepteve dhe qasjeve të ndryshme, si dhe për t’i vlerësuar ato ekzistueset, të cilat janë të jetësuara në praktikë nëpërmjet politikave të veçanta.
Gjithashtu, do të përfitojnë njohuri mbi sistemet krahasuese dhe interdisiplinare mbi mirëqenien dhe hulumtimin mbi politikat sociale. Si rezultat, do të punojnë drejt përmirësimit dhe krijimit të politikave sociale dhe menaxhimit të drejtë institucioneve përkatëse në Kosovë.

Rezultatet e pritshme

Studentët të cilët diplomojnë në programin master “Politikat Sociale dhe Mirëqenia e Fëmijëve”, pritet që:
– të kenë njohuri të thella thellojnë njohuritë dhe zhvillojnë shkathtësitë për dhe cilësore mbi draftimin dhe hartimin e Politikave Sociale dhe implementimin e tyre.
– të jenë në gjendje të kuptojnë dhe dallojnë sistemet e ndryshme sociale në botë dhe krahasojnë me sistemin social të Kosovës, gjithmonë duke e marrë pikë krahasuese Kosovën, pasi që shumica pretendojnë që të jenë konkurrent në këtë treg të punës.
– Shfaqin që të fitojnë njohuri dhe demonstrojnë shkathtësi hulumtuese mbi politikat sociale dhe mirëqenien e fëmijëve.
– Analizojnë gjendjen aktuale të sistemit social në Kosovë dhe dokumentet relevante në fushë e politikave sociale
– Analizojnë faktorët relevantë të institucioneve në Kosovë dhe reflektojnë për ndërlidhjen e faktorëve (rrjetëzimin) në funksion të përmirësimit të jetës social në Kosovë
– Dëshmojnë shkathtësi për përmirësimin dhe krijimin e politikave sociale në Kosovë

Niveli dhe grada akademike

Me përfundimin e studimeve studentët fitojnë titullin:
Master ne Politikat Sociale dhe Mirëqenia e fëmijëve (MA)

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet organizohet të rregullta, dhe kërkohet prezenca e studentëve në ligjërata dhe ushtrime. Ndërkaq, oraret janë fleksibile duke u bazuar në mundësitë dhe kërkesat e studentëve.

Lista e lëndëve

Viti I

Historia e politikave sociale, Obligative, 8 ECTS

Objektivi i kursit si disiplinë shkencore përqendrohet në shpjegimin e evolucionit sistematik të shoqërisë në korrelacion me nevojat e shoqërisë. Përmbajtja e kursit ofron mundësinë për hulumtime shkencore në lidhje me konceptet e mirëqenies njerëzore; mundëson nxënësve për të analizuar çështjet sociale gjatë historisë, zhvillimin e tyre të vazhdueshëm të institucioneve dhe mekanizmave socio-politike. Kursi i njofton studentët me historinë dhe zhvillimin e doktrinave socio-politike dhe socio-filozofike. Veprimet e tyre dhe ndikimin në mirëqenien e njeriut. Kursi pasqyron procesin e mendimeve dhe praktikën e doktrinave socio-politike që datojnë nga moshat e hershme deri në kohët bashkëkohore. Duke ndjekur kursin, studentët do të formojnë një mendim kritik për të analizuar lidhjen midis doktrinave të teorive dhe mësimeve në periudha të ndryshme historike. Objektivi kryesor i kursit qëndron në të kuptuarit e zhvillimit të politikave sociale; kuptuarit të ndërveprimit në jetën e njeriut me shoqërinë.

Historia e politikave sociale, Obligative, 8 ECTS

Objektivi i kursit si disiplinë shkencore përqendrohet në shpjegimin e evolucionit sistematik të shoqërisë në korrelacion me nevojat e shoqërisë. Përmbajtja e kursit ofron mundësinë për hulumtime shkencore në lidhje me konceptet e mirëqenies njerëzore; mundëson nxënësve për të analizuar çështjet sociale gjatë historisë, zhvillimin e tyre të vazhdueshëm të institucioneve dhe mekanizmave socio-politike. Kursi i njofton studentët me historinë dhe zhvillimin e doktrinave socio-politike dhe socio-filozofike. Veprimet e tyre dhe ndikimin në mirëqenien e njeriut. Kursi pasqyron procesin e mendimeve dhe praktikën e doktrinave socio-politike që datojnë nga moshat e hershme deri në kohët bashkëkohore. Duke ndjekur kursin, studentët do të formojnë një mendim kritik për të analizuar lidhjen midis doktrinave të teorive dhe mësimeve në periudha të ndryshme historike. Objektivi kryesor i kursit qëndron në të kuptuarit e zhvillimit të politikave sociale; kuptuarit të ndërveprimit në jetën e njeriut me shoqërinë.

Mirëqenia dhe puna sociale, Obligative, 8 ECTS

Qëllimi i këtij kursi është për të analizua mirëqenien sociale si pasqyrim i ndryshimit të sistemit shoqëror, faktorëve politike, ekonomike, kulturore dhe të tjera. Kursi do të përmbaj temat si: koncepte bashkëkohor të mirëqenies sociale dhe zhvillimi i saj historik; programet e mirëqenies sociale në botë; klasifikimi i shteteve të mirëqenies sociale; studimet e varfërisë e LSMS në BE dhe Ballkanin Perëndimor; kuadri institucional dhe shtetëror e mirëqenies sociale në Shqipëri; kuadri institucional dhe shtetëror të mirëqenies sociale në Kosovë; përgjegjësia e autoriteteve lokale për përgjigje të nevojave sociale të komunitetit; komuniteti i ri alternativ i bazuar shërbime sociale për fëmijët në rrezik; diskutimi i praktikave më të mira të shërbimeve të mirëqenies sociale për fëmijët dhe familjet në Shqipëri dhe Kosovë.

Metodologjia e hulumtimit shkencor, Obligative, 8 ECTS

Qëllimi i kursit është pajisja e studentëve me teknikat dhe procesin e hulumtimit shkencor dhe zotërimi i aparaturës shkencore të nevojshme për t’iu qasur studimeve të mëtejme të avancuara në fushë të shkencave sociale. Kursi trajton njohuritë themelore, përgatitja e hulumtimit, përcaktimi për tezën kryesore, strategjitë e kërkimit shkencor, modelet kryesore, metodat sasiore, cilësore e të përziera, instrumentet matëse, mbledhja e të dhënave, analizimi dhe raportimi i tyre.

Zhvillimi psikosocial i fëmijës, Zgjedhore, 6 ECTS

Qëllimi i këtij kursi është njohja e detajuar e studentëve me zhvillimin psiko-social të fëmijëve. Në studimet BA studentët kanë marrë njohuri të përgjithshme mbi zhvillimin e hershëm të fëmijës, ndërsa tani do të fokusohen në studimin e zhvillimit psiko – social të fëmijëve. Në përfundimin e këtij kursi pritet që studentët të kenë zotëruar nocionet, proceset dhe shkaqet e zhvillimit psiko-social të fëmijëve si dhe ndërlidhjen e këtij zhvillimi me zhvillimin motorik, zhvillimin kognitiv, zhvillimin emocional dhe zhvillimin e të folurit.

Kursi praktik (SPSS)

Ky kurs ju njofton me bazat e statistikave sociale -teknika që sociologë dhe shkencëtarë të tjerë socialë përdorin për të përmbledhur të dhënat numerike të marra nga regjistrimet, sondazhet, dhe eksperimentet. Temat përfshijnë shpërndarjen e frekuencave, tendencat qendrore, ndryshueshmëri, teoria e probabilitetit, dhe vlerësimin. Studentët gjithashtu do të mësojnë se si të testoni hipotezat për dallimet grupore në mesatare (z test, t test), lidhjen mes dy variablave (Korrelacion, chi-square test), dhe për bazat e analizës së regresionit.

Anglishtja për punëtorët socialë (kurs i avancuar), obligative, 8 ECTS

Ngjashëm me kurset e anglishtes për qëllime specifike, ky kurs mbështetet kryesisht në kërkesën për njohjen, diskutimin dhe përvetësimin e terminologjisë nga fusha e punës dhe e mirëqenies sociale si dhe zhvillimin e aftësisë së të folurit, të shkruarit dhe të komunikuarit në terma të tilla në gjuhën angleze. Puna me terminologjinë do të zhvillohet krahas punës me arritjen e kompetencave gjuhësore në gjuhë të huaj dhe nëpërmjet teksteve autentike nga fusha e punës sociale do të ushtrohen dhe do të përvetësohen edhe shkathtësitë e studentëve në gjuhën të huaj (leximit, shkrimi, të folurit dhe të kuptuarit). Për më tepër, do të merren tekste nga përvojat e punëtorëve socialë nga shtete të ndryshme dhe do të krahasohen përvojat e tyre praktike me të vetmin qëllim: që studentët ta zhvillojnë aftësinë e tyre folëse dhe komunikuese në gjuhën angleze për çështje tejet profesionale nga fusha e tyre e studimit, si dhe me qëllim të zhvillimit sa më të madh të aftësive të tyre argumentuese, me gojë dhe me shkrim, ndaj dukurive të caktuara.

Komunikimi me fëmijët, familjet dhe kujdestarët, obligative, 8 ECTS

Kursi synon që t’i aftësojë studentët që t’i zotërojnë shkathtësitë e nevojshme të komunikimit me fëmijët, prindërit dhe kujdestarët e tyre. Më tej, ai synon që t’i vetë dijesojë ata për rolin që komunikimi ka në krijimin e raporteve të shëndetshme me palët, por edhe në përzgjedhjen e stafit për punë me fëmijët. Kursi trajton hyrje në komunikimin me fëmijët, familjet dhe kujdestarët, procesi I komunikimit me ta; elementet e komunikimit, stilet e komunikimit, shkathtësitë e të dëgjuarit aktiv; situatat jetësore – komunikimi për to.

Krahasimi i sistemeve sociale, obligative, 8 ECTS

Lënda Krahasimi i sistemeve sociale ofron të kuptuarit dhe interpretuarit e kategorive themelore të sistemeve sociale, mënyrën e krahasimit dhe analitiken e tyre. Studentet fitojnë dije e njohuri mbi modelet e ndryshme dhe reformat e politikës sociale nga aspekti i perspektivës komparative. Gjithashtu fitohen njohuritë e nevojshme rreth zhvillimit të të drejtave sociale dhe të politikës sociale në dimensione të gjera.

Psikologjia organizative, zgjedhore, 6 ECTS

Psikologjia organizative ose disiplina që merret me mënyrën si individët punojnë në organizata, si mendojnë dhe ndihen në lidhje me to, gjithashtu merret edhe me dinamikat që ekzistojnë mes grupeve në organizatë, për mënyrat se si organizatat motivojnë punëtorin, dhe teknikat se si të arrihet performanca shembullore në punë. Temat që kursi trajton përfshin: aplikimi i teorive të motivimit në organizatë, selektimi i punëtoreve, socializimi në punë, grupet në punë, stresi në punë, kultura në organizatë, sjelljet produktive dhe joproduktive në organizatë, kënaqësia në punë, personaliteti në punë, balancimi i jetës dhe punës etj.

Puna sociale me individë dhe grupe, zgjedhore, 6 ECTS

Me hulumtimin e punës sociale grupore, studenti arrin njohuri teoriko-metodologjike dhe metodike per zgjidhjen praktike të problemeve me të cilat ballafaqohet pjesa e popullatës në shoqëri përgjithësisht, siç janë – prishja në funksionimin e relacioneve individ – familje, midis gjeneratave siç janë prindërit dhe fëmijët ose midis vet prindërve (bashkëshortëve). Arrin njohuri mbi grupet shoqërore të cilat paraqesin problem familjar dhe shoqëror (alkoolikët, neurotikët, individët me probleme zhvillimore, grupet kriminale etj). Në bazë të njohurive teoriko-metodologjike, në mënyrë profesionale ndihmon dhe zhvillon praktikën shoqërore nëpërmes aplikimit të metodës grupore në zgjidhjen e një varg problemeve sociale.

Viti II

Të drejtat e fëmijëve dhe parandalimi i abuzimit, Obligative, 8 ECTS

Objektivi është për të prezantuar dhe diskutuar mbi situatën e fëmijëve (18) në botën e zhvilluar dhe në zhvillim, zhvillimin historik të politikave sociale dhe qasjeve të ndryshme programore që janë duke u implementuar nëpër botë. Te drejtat e Njeriut dhe Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës do të diskutohet dhe të përdoret si paradigmë dhe pikë referimi për analizimin e programeve. Kursi do të përqëndrohet në vlerësimin e programeve ekzistuese në fushën e kujdesit të fëmijëve dhe parandalimit.

Zgjidhja e konflikteve sociale, Obligative, 8 ECTS

Në këtë kurs studentet do të posedojnë njohuri mbi literaturën themelore mbi ndërmjetësimin (Mediacionin) dhe do të mësojnë të përdorin proceset e ndërmjetësimit dhe te zgjidhjeve te konflikteve dhe metodat dhe teknikat e aplikueshme si dhe qëndrimin themelor ne ndërmjetësim. Studentet do të mësojnë të bëjnë vlerësim specifik mbi një sektor te aplikimit te ndërmjetësimit dhe do të kane njohuri mbi metodat dhe analizat e konfliktit dhe format intervenuese

Hartimi i politikave sociale dhe planifikimi strategjik, Obligative, 8 ECTS

Në këtë kurs studentet qartësojnë konceptet kryesore nga fusha e strukturës se politikes dhe administratës si dhe diskursin e reformave dhe te hartimit te politikave sociale. Po ashtu studentet do të mësojnë të argumentojnë rendësin dhe shansin e formimit dhe hartimit te politikave sociale dhe planifikimit strategjik.

Puna praktike sociale, Zgjedhore, 6 ECTS

Puna praktike sociale ofron studentëve një kuptim më të mirë të formave të ndryshme të jetës njerëzore dhe marrëdhëniet me shoqërinë dhe shtetin bashkëkohor. Ajo bën të mundur për të kuptuar më mirë traditat, rolin e rrethanave të shtetit, fesë, arsimit, punësimit, sigurisë, të shëndetit, të papunësisë, varfërisë dhe jetën e vështirë. Duke ndjekur kursin, studentët do të thithin njohuritë themelore për zhvillimin e drejtësisë sociale. Kursi synon to hulumtoj angazhimin dhe rolin e rëndësishëm të komunitetit në krijimin e një komuniteti të qëndrueshëm, funksional dhe praktik. Kursi trajton nevojat për orientimin global të perspektivave, duke u kujdesur për të lehtësuar padrejtësitë sociale dhe ekonomike.

Familja dhe institucionet sociale, Zgjedhore, 6 ECTS

Kursi është i ndarë në dy pjesë: pjesa e parë – teorike dhe pjesa e dytë është praktike. Pjesa e parë, merret me konceptet në fushën e bashkëpunimit në mes të familjes dhe institucioneve arsimore, objektivat e bashkëpunimit, fushat e bashkëpunimit, stilet e bashkëpunimit etj. Në pjesën e dytë, studentët do të zhvillojnë planet e bashkëpunimit të institucioneve arsimore me familjen dhe komunitetin në nivel të institucioneve dhe të zhvillojnë plane me familjen dhe komunitetin në nivel personal (si edukator apo punonjës socialë

Punimet e diplomave

INSTITUTI AAB
APLIKO