Përkujdesje dhe Mirëqenia e Fëmijëve

Qëllimi dhe profili i programit

Programi studimor i Përkujdesjes dhe Mirëqenies së Fëmijëve në Fakultetin e Shkencave Sociale Aplikative është nevojë e domosdoshme në shoqërinë kosovare dhe më gjerë.

Ky program studimor ka për qëllim që të përgatisë studentët në aspektin profesional për kujdestarë – edukatorë për fëmijët prej moshës 0-6 vjeç (fëmijët në çerdhe, kopshte dhe në vendqëndrime individuale e kolektive, fëmijët e moshës 6 vjeçare në nivelin parashkollor).

Ky program studimor nga i cili do të dalin kuadro të afta profesionale do të ndihmojë në njohjen e funksionimit të sistemit social në Kosovë, si dhe avancimin e tij në shoqërinë tonë. Shumë familje, për shkak të obligimeve të punës, përkujdesjen ndaj fëmijëve e delegojnë shpeshherë te kujdestarët e fëmijëve apo në çerdhe, në kohë të plotë ose orar të kufizuar. Ky kujdes, shpeshherë është i shoqëruar me mungesë të përvojës dhe përgatitjes profesionale të atyre që merren me fëmijët në shtëpi si kujdestarë, në çerdhe apo vende pune ku ka punkte të përkujdesjes për fëmijët e të punësuarve. Nuk kërkohet asnjë licencim apo sfond kontrolli për kujdesin në shtëpi, apo në këto punkte kolektive nga ata që merren me fëmijët. Kujdesi ndaj fëmijës është siguruar nga aftësia personale e dhënësit të kujdesit, duke e bërë atmosferën të ngjashme si në shtëpinë e vet apo ambientin prej nga vjen kujdestari. Jo rrallëherë kujdestarët-edukatorët janë pa përgatitje arsimore, madje edhe pa arsimim fillor.

Arritshmëria

Pas studimeve, studentët do t’i zhvillojnë aftësitë profesionale si dhe përgjegjësitë në punë si në vijim:

– Të njohin teoritë e zhvillimit psiko – social të fëmijëve.

– Të njohin rregullativën ligjore për përkujdesjen dhe mirëqenien e fëmijëve.

– Të njohin teoritë dhe praktikat e zhvillimit fizik të fëmijëve.

– Të aplikojnë njohurit mbi ndikimet kulturore dhe mjedisore në edukimin e fëmijëve.

– Të zbatojnë teoritë e mësimdhënies dhe nxënies në institucione të veçanta të edukimit.

– Të aplikojnë praktika edukative gjatë ndihmës së edukatores në komunikimet me prinderit.

– T’i thellojnë njohuritë mbi ndryshimet psiko-sociale të fëmijëve.

– Të zhvillojnë këndet private të përkujdesjes për fëmijë.

– Të aplikojnë në mënyrë të pavarur punën kërkimore shkencore në fushën e Përkujdesjes dhe

mirëqenies së fëmijëve.

– Të zbatojnë njohurit dhe praktikat pozitive në menaxhimin e institucioneve parashkollore.

 

 

Forma e studimit, struktura dhe kohëzgjatja

Studimet organizohen te rregullta dhe pa shkeputje nga puna, ku kërkohet prezenca e studentëve

në ligjërata dhe ushtrime. Oraret janë fleksibile – varësisht nga kërkesat dhe mundësitë e

studentëve për të vijuar ligjëratat.

Viti I

Gjuhë shqipe I, II O- 12 ECTS

Kursi do të ofrojë shkathtësi për procesin e shkrimit, duke përfshirë segmentet e tij,

parashkrimin, shkrimin dhe vlerësimin. Për këtë synim do të ofrohet dije teorike dhe praktike

gjuhësore, duke filluar nga fjalëformimi, përdorimi i pjesëve të ligjëratës, ndërtimi i strukturave

të qëndrueshme gjuhësore, si dhe praktikimi i një kulture të lartë të komunikimit.

Letërsi për fëmijë Z- 4 ECTS

Kursi Letërsi për fëmijë synon të shpjegojë kontekstualitetin e zhvillimit të letërsisë për fëmijë,

nga format e metodat letrare te vetëdija letrare e te kritika, si ligjërim për të. Më tej, kursi synon

të përshkruajë veçantitë themelore të letërsisë shqipe për fëmijë, duke i pajisur studentët me

njohuritë e nevojshme për të.

Të folurit bukur O-6 ECTS

Kjo lëndë synon t’i orientojë edukatoret e ardhshme se si të punojnë për të aftësuar veten

teknikisht e artistikisht, në mënyrë që të përballojnë kërkesat e mësimdhënies me orar të zgjatur

dhe në lëndë të ndryshme. Përsosja teknike është detyrë kryesore përgatitore e edukatoreve të

ardhshme për të plotësuar kërkesat e të folurit në auditor. Zbatimi me rreptësi e i vazhdueshëm i

përsosjes teknike dhe artistike i bën edukatoret e ardhshme që të kenë një të folur të pastër, të

kumbueshme, të zhdërvjellët dhe me efekte pozitive emocionale.

Edukim special O- 7 ECTS

Lënda ofron njohuri bazike në fushën e edukimit special, personat me nevoja të veçanta,

dëmtimet e natyrave të ndryshme dhe mundësinë e integrimit të personave në procesin e

edukimit. Gjithashtu, trajtohen tema që promovojnë filozofinë e arsimit inkluziv. Përmes kësaj

lënde studentët do të kenë mundësi të njihen me dëmtimet e llojeve të ndryshme: dëmtimet në të

parë, në të dëgjuar, vështirësitë në komunikim, prapambetjen mendore etj.

Lënda ofron edhe analizë të hollësishme të strategjive të mësimdhënies për punë me nxënës me

nevoja të veçanta, forma e aktivitete të ndryshme të cilat promovojnë vlerat e arsimit

gjithëpërfshirës.

Arti figurativ Z – 4 ECTS

Lënda e Artit Figurativ përmban njohuritë kryesore nga kjo fushë: elemente të artit figurativ,

parimet e artit figurativ dhe demonstrimi e aplikimi i tyre në praktikë, llojet e artit figurativ,

vizatimi, piktura, skulptura, grafika, teknikat dhe llojet e tyre, artet aplikative, dizajni, dizajnin

grafik, arkitektura (enterieri dhe exterieri), historia e artit që nga antikiteti deri më sot. Gjithashtu

në lëndë përfshihen dhe përmbajtjet rreth galerive e muzeve.

Pedagogji sociale O – 14 ECTS

Pedagogjia sociale si disiplinë shkencore; kushtëzimet shoqërore të saj; metodologjia e kërkimit

pedagogjik dhe metodat e kërkimit shkencor pedagogjik; faktorët e zhvillimit dhe edukimit të

personalitetit; qëllimi i edukatës, struktura e personalitetit dhe komponentët e edukatës; edukata

fizike;, edukata e punës; edukata morale; edukata mendore; edukata estetike; sistemi i arsimit

dhe edukimit; reformat e sistemit të arsimit; struktura e sistemit të arsimit dhe institucionet

arsimore.

Psikologji O – 7 ECTS

Psikologjia është një kurs që mbulon fushat e ndryshme të psikologjisë përfshirë trajtimin e

degëve të psikologjisë, historia e zhvillimit të psikologjisë, perceptimi dhe ndjesia, të mësuarit,

kujtesa dhe

Gjuhë angleze O- 6 ECTS

Kursi është i dizajnuar që të përfshijë të gjitha format e komunikimit si: shkrimin, leximin, të

dëgjuarit, të kuptuarit dhe të folurit. Qëllimi i realizimit të këtij kursi është thellimi i njohurive

paraprake që studentët kanë fituar nga kjo lëndë. Këta studentët janë në semestrin e dyte të

studimeve të nivelit Bachelor, prandaj zhvillimi i këtij kursi është i shume i rëndësishëm për

përgatitjen sa më të mirë të tyre për tregun e punës.

Recitim dhe Lexim Artistik Z- 4 ECTS

Këto lëndë synojnë t’i orientojnë edukatoret e ardhshme se si të punojnë për të aftësuar veten

teknikisht e artistikisht, në mënyrë që të përballojnë kërkesat e mësimdhënies me orar të zgjatur

dhe në lëndë të ndryshme. Përsosja teknike është detyrë kryesore përgatitore e edukatoreve të

ardhshme për të plotësuar kërkesat e të folurit në auditor. Zbatimi me rreptësi e i vazhdueshëm i

përsosjes teknike dhe artistike i bën edukatoret e ardhshme që të kenë një të folur të pastër, të

kumbueshme, të zhdërvjellët dhe me efekte pozitive emocionale.

Art figurativ II- 4 ECTS

Me qëllim te përgatitjes per jete, edukimi nepermes artit figurativ eshte shume i rendesishem, prandaj studentet duhet te marin njohuri nga kjo lemi, qe te aftesohen te punojne me femijet, ne veçanti me ata parashkollor. Në këtë kurs do të shfrytëzohen njohuritë për historinë e artit, për punën në grupe, punën praktike dekorative me letra, formësim gjësendesh nga kartoni ose letra. Mjetet e punës për kreativitet figurativ dhe përdorimi praktik i tyre. Teknikat e artit figurativ dhe forma e perdorimit (aplikimit). Përdorimi i shablloneve, kopjimi, prerja dhe ngjitja. Vizatimi simetrik me ndihmën e palosjes. Pikurimi ne akuarel, temper, kolazhi, mozaiku, metodat dhe avantazhet e aplikimit të tij. Pikturimi, llojet e materialeve dhe përdorimi i tyre. Formësimi me plastelinë e mjete te tjera te ngjashme, si dhe perdorimi i mjeteve te duhura. Vizitë nëper galeri te ndryshme artesh (reale dhe virtuale). Mesime rrethe aranzhimit te ekspozites se nxenesve. Ndërtimi i planditarit dhe plankonspektit.

Shkrim akademik Z – 4 ECTS

Lënda Shkrim Akademik e ka për qëllim përgatitjen dhe aftësimin e studentëve në procesin e të

shkruarit dhe të hulumtuarit akademik si dhe mësimin e rregullave dhe metodave për shkrimin e

një hulumtimi akademik. Me anën përmbajtjesore nënkuptojmë zgjedhjen e temës së punimit,

pozitën dhe qëndrimin e shkencës dhe hulumtimeve të tjera të përafërta me temën e zgjedhur si

dhe mangësitë në hulumtimet e deritashme të një sfere të caktuar studimore. Me anën teknike

nënkuptojmë formën dhe gjatësinë e një punimi akademik, përmbajtja e punimit, të shkruarit e

citateve, burimet e citimit, fusnotat, bibliografia duke përfshirë këtu edhe punimet akademike,

artikujt në gazeta, revista, libra ose përmbledhje veprash.

Viti II

Sociologji me antropologji dhe mirëqenie sociale O- 6 ECTS

Kursi ofron të kuptuarit dhe interpretuarit e kategorisë së shoqërisë dhe të fenomenologjisë së

saj. Shtron rrafshet e të kuptuarit të botës së shoqërisë, përmes shpjegimit të fenomeneve sociale,

antropologjike, politike, ekonomike në strukturën sociale, në forcat sociale dhe në raportet

shoqërore. Kjo substancë studimore pretendon shpjegimin e temave të socializimit: socialitetit,

socioabilitetit dhe sociogjenitetit; të kulturës,të ndërtimeve sociale të dijes, jo barazive, raporteve

etnike, raporteve socio-etike, të fenomeneve të pronës dhe pasurisë dhe trajtesa të sociologjisë

politike.

Politika e përkujdesjes dhe mirëqenies sociale O- 7 ECTS

Politikat e përkujdesjes dhe mirëqenies sociale u dedikohet studentëve të Fakultetit të Shkencave

Sociale, përkatësisht drejtimit- Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve, për t’i njohur me

nocionet themelore, konceptet ekzistuese në Kosovë dhe në vendet e zhvilluara në hapësirën

edukative – arsimore të politikave të Përkujdesjes dhe mirëqenies sociale. Kursi do t’iu

mundësojë studentëve njohuri të sistemeve themelore të politikave të përkujdesjes dhe

mirëqenies sociale në botë.

Psikologjia sociale O – 6 ECTS

Psikologjia sociale u dedikohet studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale, përkatësisht

drejtimit- Përkujdesja dhe Mirëqenia e fëmijëve. Qëllimi i lëndës është njoftimi me nocionet dhe

konceptet themelore. Studentët gjithashtu do të kenë mundësi të shohin lidhjen e psikologjisë

sociale me shkencat e tjera si dhe aplikimin e psikologjisë sociale në punën e tyre të ardhshme.

Përmes ligjëratave dhe prezantimeve, studentët do të kenë mundësi të mësojnë metodologjinë,

përkatësisht eksperimentet e njohura të cilat do t’u prezantohen studentëve përmes sekuencave të

shkurtra të filmave dokumentarë dhe teknikës së luajtjes së roleve (role-play).

Matematika elementare O- 7 ECTS

Ky modul do të ndihmojë në ngritjen e shkathtësive të studentëve për njohjen e koncepteve të

matematikes elementare. Njohuri dhe shkathtësi të mjaftueshme në përdorimin e formulave për

zgjedhjen e problemeve matematikore.

Edukate pune Z – 4 ECTS

Qëllimet e kursit (modulit): t`u ofrohet studentëve përmbajtje nga lëmi i edukimit punues, si

komponentë me rëndësi për formimin e personalitetit me tiparet e tij. Të mësojmë gjithashtu

përmbajtjet me karakter pune që e ka vlerën edukative dhe se puna është ajo që ndërton dhe

formon cilësi të vullnetit dhe të karakterit. Përmes këtij kursi synojmë gjithashtu që studentët t`i

kuptojnë përcaktimet thelbësore të njeriut, të cilave përcaktime iu dedikohen edhe fushat e

edukimit.

Edukim parashkollor O- 7 ECTS

Ky kurs ka për qëllim të paraqesë rëndësinë e lëndës së Edukimit Parashkollor si disiplinë

shkencore, Statusi i fëmijës te ne dhe në botë. Edukimi në procesin e zhvillimit në moshën

parashkollore si dhe zhvillimi i ideve për edukimin e fëmijëve parashkollorë. Përcaktimet

konceptuale të edukatës dhe të koncepteve të tjera të ndërlidhura me edukatën si dhe faktorët e

zhvillimit të fëmijës parashkollor, familja si faktor i edukimit, metodologjia e hulumtimit,

zhvillimi psiko-motorik prej moshës 3-6, zhvillimi dhe edukimi emocional, social, moral prej 1-

6-7 vjet, qëllimi-qëllimet-detyrat e edukimit parashkollor etj.

Zhvillim i hershem i fëmijës O – 7 ECTS

Ky kurs shqyrton rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe dallimet individuale në zhvillimin e trurit,

temperamentit dhe aspektit biologjik. Sekuenca zhvillimore fizike, sociale, emocionale,

intelektuale, dhe gjuhësore me fokus të veçantë në vitet e para do të theksohen. Teoritë kryesore

të zhvillimit do të shqyrtohen.

Teori e mësimit me punë praktike O – 6 ECTS

Kjo lëndë është e ndarë në dy pjesë: pjesa e parë – të nxënit dhe pjesa e dytë – mësimdhënia.

Lënda ofrohet për të promovuar filozofinë dhe strategjinë bashkëkohore të nxënit dhe

mësimdhënies.

Përmes kësaj lënde ofrohen njohuri e shkathtësi themelore përkitazi me të nxënit, teoritë e të

nxënit, stilet e të nxënit, konceptet rreth mësimdhënies, strategjive ndërvepruese të

mësimdhënies, format e punës mësimore, planifikimi i punës mësimore, vlerësimi etj.

Studentët do të kenë mundësinë të analizojnë teoritë e të nxënit dhe të mësimdhënies dhe të

zbatojnë strategji ndërvepruese të mësimdhënies të cilat promovojnë të menduarit kritik dhe

kreativ. Gjithashtu, studentët do të analizojnë plane të punës mësimore mbi bazën bashkëkohore

të mësimdhënies dhe analizës së bërë në praktikën pedagogjike në institucione arsimore

Muzika O – 6 ECTS

Ky kurs ofron njohuri për termet profesionale muzikore si: arti muzika, dëgjimi, ritmi, metri,

tempi, dinamika, melodia, ambitusi, karakteri, intonacioni, tonaliteti, tingulli, zëri, muzikaliteti,

akordet. Nga fusha e shkrim leximit notal do të japë informacione për emërtimin dhe shkrimin në

pentagram të notave të oktavës së I, II dhe të oktavës së vogël, ndërsa do të praktikohet leximi

melo-ritmik i notave të oktavës I me vlerat :e plotë, gjysmë, katërshe, tetëshe, gjashtëmbëdhjeta.

Do të praktikohet ndërtimi i instrumenteve dhe përdorimi i tyre në praktikimin e ushtrimeve

ritmike me vlerat dominante në këngët dhe numëroret për fëmijë. Një kapitull do t’i kushtohet

zhanreve, formave dhe gjinive të krijimeve muzikore që duhet të aplikohen në edukimin muzikor

në punë me fëmijët e moshës 0-6 vjeç si: kënga, ninulla, numëroret, vallet, lojërat muzikore.

Sporti dhe shëndeti Z – 4 ECTS

Programi mësimor i lëndës Sporti dhe Shëndeti synon pasurimin e studentëve me njohurit teorike

dhe praktike të studentëve rreth rëndësisë së aktivitetit fizik dhe sportiv në rritjen dhe zhvillimin

normal të individit, aftësimin e kuadrit profesional, në mënyrë që të jenë në gjendje të ushtrojnë

profesionin e vet si promotorë aktivë të mënyrës së shëndetshme të të jetuarit, me fokus të

veçantë në zhvillimin e shprehive pozitive të kategorive dhe moshave të reja.

Lojëra matematikore Z – 4 ECTS

Do të trajtohen lojëra të fëmijëve që kanë karakter intelektual duke pasur parasysh motivet e

arsimit matematik. Ne kemi zgjedhur lojërat matematike që zhvillohen me anë të blloqeve

logjike, ngase me zbatimin e tyre me sukses, te fëmijët e moshës parashkollore arrihet zhvillimi i

të menduarit logjik, ku karakteristika të çdo loje janë : hareja (gëzimi), kënaqësia, përjetimi etj.,

mbajtja e shkurtër.

Viti III

Sociologji e edukimit O- 6 ECTS

Njoftimi me përmbajtje që lidhen me zanafillën e arsimimit/edukimit që nga antika greke dhe

romake e gjerë në ditën e sotme. Antika greke veçohet me qasje shkencore të këtij lëmi, ku

veçohen emra të njohur të shkencës filozofike-politike (Sokrati, Aristoteli, Platoni, Stoikët dhe

Epikurianët etj). Pasojnë përmbajtjet nga mesjeta, koha e re dhe koha moderne.

Metodologji e edukimit O – 7 ECTS

Lënda e Metodologjisë së edukimit, faktorët e përgjithshëm dhe specifikat, parimet e

përgjithshme të edukimit, metodat: mësimdhënies, bindjes, shprehive etj, mjetet e edukimit,

qëllimet-detyrat e edukimit, strategjitë e edukimit: ekzistencës, socializimit, individuacionit,

ç’është njeriu, ç’është shoqëria, ç’është procesi i edukimit, udhëheqja e bisedës dhe ecuria,

vlerësimi i arritjeve edukative etj.

Edukatë fizike me metodologji O – 6 ECTS

Prezantim dhe diskutim i syllabusit, Metodika: historiku, definicioni dhe lënda e studimit të saj,

karakteristikat biologjike- funksionale të fëmijëve 1-6 vjeç. Karakteristikat lëvizore të fëmijëve

1-6 vjeç, ora e edukimit fizik- struktura dhe karakteristikat e saj etj.

Menaxhimi i cilësisë në shkollë O – 7 ECTS

Studentët, të krijojnë një mendësi të re për rolin dhe rëndësinë që ka cilësia në arsim, të

shpjegojnë e vlerësojnë nevojat për ndryshimet në shkolla dhe të shfaqin, përkatësisht

demonstrojnë shkathtësi e aftësi për menaxhim dhe administrim cilësor të shkollave në

përgjithësi, e në veçanti në institucione parashkollore.

Kujdesi shëndetësor me higjiene Z – 4 ECTS

Ky kurs ka për qëllim të ofrojë njohuri dhe shkathtësi për të mësuar si të jetojmë shëndetshëm, si

të marrim përgjegjësinë për shëndetin dhe mirëqenien personale dhe të tjerëve si ne rrethin

familjar ashtu edhe mjedisin punues. Shprehitë higjienike ndaj vetes dhe mjedisit fitohen gjatë

edukimit dhe zhvillimit psiko-social.

Shkolla dhe familja Z – 4 ECTS

Qëllimi i modulit është të përgatisë edukatorët që të angazhojnë prindërit dhe anëtarët e familjes

në arritjen e suksesit të fëmijëve në shkollë. Studentët do të mësojnë në lidhje me qasjet kryesore

teorike për përfshirjen e familjes (p.sh., të zhvillimit, social-kulturore, psikologjike dhe politike).

Ata do të kuptojnë një sërë mënyrash se si familjet dhe shkollat ​​mund të punojnë së bashku, si

dhe dilemat e praktikës. Moduli do t’u japë studentëve mundësi për të zgjidhur probleme dhe të

reflektojnë mbi çështjet në lidhje me partneritetin familja – shkolla dhe për të vlerësuar përfitimet

e përfshirjes së familjes për studentët, familjet dhe shkollat​​.

Udhëheqja dhe menaxhimi i institucioneve edukative Z – 4 ECTS

Kursi Udhëheqja dhe menaxhimi i institucioneve edukative është një ndërthurje e teorisë,

proceseve kërkimore dhe e praktikës së planifikuar në arsim. Qëllimi kryesor i këtij kursi është

përgatitja profesionale e studentëve dhe aftësimi i tyre për udhëheqje dhe menaxhim të

institucioneve edukative. Kursi në fjalë zhvillon aftësitë e studentëve për të hulumtuar dhe

reflektuar, në të ardhmen, me profesionalizëm në pozitat zyrtare.

Metodike e mësimdhënies O – 6 ECTS

Ofron studentëve mundësi për të mësuar dhe praktikuar aftësitë dhe kompetencat e

mësimdhënies efektive në nivelin e fëmijërisë së hershme. Ky kurs do të shqyrtojë metoda të

ndryshme mësimore që përdoren për të mësuar fëmijët e vegjël në të gjitha fushat e përmbajtjes

dhe do të pajisë studentët me përvojë nga mjediset e punës që bëhet në fëmijërinë e hershme.

Të drejtat e fëmijës dhe etika profesionale O – 5 ECTS

Qëllimi i studimit të lëndës është që studentët, në radhë të parë, t’i njohin dhe të aftësohen në

sferën e të drejtave të fëmijëve duke përfshirë edhe metodat e mësimdhënies nga kjo sferë.

Krahas kësaj, qëllimi i studimit të lëndës është që studentët të aftësohen edhe rreth çështjeve të

cilat kanë të bëjnë me etikën profesionale të mësimdhënësit sipas standardeve bashkëkohore.

Mësim praktik O – 9 ECTS

Mësimi praktik zhvillohet në parimin dual: në fakultet, si ushtrime praktike, dhe në entin

parashkollor si praktik profesionale. Për këtë qëllim organizohen ushtrime për observim dhe

informim (në kuadër të pedagogjisë sociale dhe metodikës së edukimit), kurse si praktik

profesionale, për ushtrime të pavarura, si praktik profesionale, njëmujore, në entin parashkollor

nën udhëheqjen e mentores, sipas programit të veçantë.

Metodat e hulumtimit në arsim O – 6 ECTS

Ky kurs ka për qëllim që studentët e edukimit t’i aftësojë që të bëjnë hulumtime shkencore

përmes metodologjive, metodave dhe teknikave standarde dhe të pranuara nga shkencat sociale

dhe humane. Kursi ka për synim që t’i aftësojë studentët që të bëjnë hulumtime të pavarura mbi

çështjet sociale që atyre u interesojnë, duke i njohur dhe përvetësuara këto metoda hulumtimi.

Përvetësimi i metodave të hulumtimit bën që studentët të jenë të aftë të shkruajnë një ese

hulumtuese, punim shkencor/kërkimor, punim diplome, por ç’është më e rëndësishmja i aftëson

ata që të jenë hulumtues/studiues edhe në fazat e tjera pas përfundimit të studimeve Bachelor (si

student në Master apo si Edukator).

Lodrat dhe lojërat Z – 4 ECTS

Qëllimi i lëndës është të aftësojë studentët që të punojnë me fëmijët dhe në veçanti me ata

parashkollorë. T’ua mësojë fëmijëve lojërat dhe t’i integrojë në to. E dyta të dijë t’ua prezantojë

lodrat adekuate për moshën situatën dhe gjendjen e veçantë të tyre kur është e nevojshme.

Studenti duhet të dijë shkurtimisht historikun e Lojërave dhe lodrave.

Viti IV

Bazat e Shkencave Natyrore me Metodologji – 5 ECTS

Bazat e shkencave natyrore me metodologji është kurs që dedikohet studentëve që përgatiten për edukator për t`i njohur me jetën e gjallë në përgjithësi, karakteristikat, organizimin dhe funksionimin e saj në të vetmin planet ku ajo dihet se ekziston deri sot. Kursi do të trajtoj njohuritë shkencore nga aspektet citologjike, histologjike, organike, fiziologjike, ekologjike, gjenetike dhe evolutive të qenieve të gjalla të përcjella edhe me komponentë metodologjike dhe didaktike.

Teknologjia Informative (tik)- 7 ECTS

Pas përfundimit të këtij kursi (lënde) studenti do të jetë në gjendje që:
Të njihet me historikun e shkurtër të gjeneratës së kompjuterëve, njohja më njësitë themelore të kompjuterit, sistemin operativ Windoës, programin aplikativ Word, programin aplikativ Power Point dhe puna në Internet.
Aftësim për të shfrytëzuar programet aplikative në aktivitete më fëmijë. Lojërat arsimore me kompjuter.

Punë dore me Modelim (o) – 6 ECTS

Në këtë kurs do të shfrytëzohen njohuri themelore, si : Logjika artistike, imagjinata, zhvillimi i inteligjencës, shprehja figurative përmes vizatimit, pikturimit, modelimit, komunikimi përmes figurave, simbolet e vijave dhe ngjyrave
Përmes Punë dore, realizojmë pjesën krijuese të aktiviteteve, të cilat i eksperimentojmë me materiale të ndryshme artistike dhe elemente figurative
– zbulojmë
– kërkojmë dhe
– verifikojmë.
Në mënyrë krijuese përpunohet përvoja individuale dhe kuptimi përmes kreativitetit dhe formave modeluese;

Edukimi Qytetar – 6 ECTS

Kursi është konceptuar për të përfshi sa më shumë tematika nga jeta shoqërore bazuar edhe në njësit që kanë mësuar në shkolla fillore.
a) Njohuritë: Studentët duhet të fitojnë njohuri solide mbi rrjedhat reale shoqërore dhe domosdoshmërinë e sjelljes bazuar në to; nxitjen e tyre për vetedukim; njohjen me progresin dhe të metat në rrjedhat shoqërore; njohjen se sjellja e qytetëruar është një bazament për progres kombëtar e shtetëror.
b) Shkathtësitë: Nëpërmjet të njësive të përgjithshme të krijohen shkathtësi motorike për përshtatje çdo situate konkrete; të mësohen të zbatojnë rregullat e jetës në familje, sjelljes në rrugë; sjellje të duhur në shkollë dhe institucione tjera; respektimin e realitetit politik dhe ekonomik të Kosovës; shmangëjen nga dukuritë negative dhe krijimin e kulturës.

Shkathtësitë e Komunikimit me Fëmijët – 4 ECTS

Përmes përmbajtjes teorike dhe praktike, lënda synon që të nxisë dhe zhvillojë të menduarit kritik dhe reflektimin mbi rolin dhe rëndësinë e komunikimit me fëmijë të moshës parashkollore; Të zhvillojë shkathtësitë e studentëve për të komunikuar dhe ndërvepruar me fëmijë; Të zhvilloj shkathtësitë e studentëve për të nxitur bashkëpunimin dhe për zgjidhje të konflikteve; të pajisen me shkathtësi që modelojnë mundësinë për zgjidhje të konfliktketev;

Puna me Fëmijë të Talentuar – 4 ECTS

Qëllimi themelor i kursit është njoftimi i studentëve me qasjen shoqërore dhe pedagogjike ndaj tё talentuarve. Ndërkohë do tё kuptohen për problemet rreth përcaktimit tё kritereve për identifikimin e fëmijëve tё talentuar. Analiza e hulumtimeve bashkëkohore për tё talentuarit jep tё kuptoj edhe pёr mundësit e pёrshtatshmёrisё sё programeve mësimore dhe aktiviteteve tjera arsimore, llojeve tё ndryshme tё fёmijёve tё talentuar.

Strategjia e Edukimit me Moshat e Reja- 5 ECTS

Të informohen lidhur me strategjitë alternative të edukimit parashkollor dhe studimi I përparësive të tyre, në kontekst të mjedisit jetësorë të fëmijës,.
Të reflektojnë për përparësitë e strategjive të ndryshme edukative duke i ndërlidhur me
Teoritë bashkëkohore e të nxënit parashkollor,
Të reformohen në zbatimin filozofisë së edukimit të hapur ndaj alternativave strategjike të edukimit të qëndrueshëm parashkollor,gjithnjë në kontekst të mjedisit jetësor dhe kulturave të ndryshme.

Bazat e Shkencave Shoqërore me Metodologji- 5 ECTS

Në këtë kurs studentët nga ligjëratat teorike dhe bashkëbisedimi do të arrijnë njohuri themelore për shoqërinë njerëzore, strukturën e saj, zanafillën dhe zhvillimin e saj historik, proceset shoqërore, raportet shoqërore si dhe kundërthëniet shoqërore .

Kulturë gjuhe II- 5 ECTS

Kursi synon:Të transmetojë njohuritë teorike më të domosdoshme për gjuhën shqipe; të konsolidojë formimin e mirëfilltë gjuhësor të studentëve;të ngrisë nivelin e shkrimit të gjuhës standarde shqipe; të ishpjegojë rregullat kryesore të drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit të gjuhës shqipe; të transmetojë njohuritë themelore rreth tingujve, fjalëve, frazave dhe togfjalëshit në gjuhën shqipe; të aplikojë zbatimin e njohurive teorike nëpërmjet ushtrimeve;.

Praktika Pedagogjike- 7 ECTS

Kursi fokusohet në njohjen dhe të kuptuarit e praktikave edukative. Do të shqyrtohen qasjet teorike të edukimit, me theks të veçantë në njohjen e trendëve bashkëkohore te edukimit. Në praktikën pedagogjike studentët do të zhvillojnë shkathtësitë e vëzhgimit, do të njihen me elementet bazë të programit me fëmijën në qendër, planifikimin e punës edukative, do të kuptojnë elementet e komunikimit të efektshëm ndërpersonal, si dhe krijimin e një klime të shëndoshë socio-emocionale në mjediset e IP.

Punimi i Diplomës – 8 ECTS

.