Fakulteti i Shkencës Kompjuterike i Kolegjit AAB nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin“Near East” në Qipro

Dekanja e Fakultetit të Shkencës Kompjuterike të Kolegjit AAB, Blerta Prevalla dhe stafi i këtij fakulteti Mentor Hamiti dhe Florijeta Hulaj, vizituan Universitetin“Near East” në Qipro të Veriut, ku u pritën nga menaxhmenti i lartë i këtij universiteti, me ç’rast nënshkruan dy marrëveshje për bashkëpunim ndërinstitucional.

Marrëveshja e parë u nënshkrua nga zëvendëspresidenti i këtij universiteti, prof. dr. Fahreddin M. Sadikoğlu dhe dekanja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të AAB-së, Blerta Prevalla. Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin dhe shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve, projekte të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, si dhe takime të tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dyja vendet.

Ndërsa, marrëveshja e dytë u nënshkrua nga drejtori për çështje akademike, prof. dr. Hüseyin Uzunboylu, Universiteti “Near East” dhe dekanja Prevalla, e cila parasheh organizmin e përbashkët të dy konferencave shkencore si: 7th World Conference On Educatıonal Technology Researches (Wcetr-2017) dhe7th World Conference On Innovatıon And Computer Scıence (Insode-2017), të cilat do të mbahen gjatë muajit prill 2017,në Kolegjin AAB, Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, zëvendëspresidenti i Universitetit“Near East”, prof. dr. Fahreddin M. Sadikoğlu, përveç tjerash ka thënë se do të bashkëpunojmë ngushtë dhenë të gjitha sektorët me Fakultetin e Shkencës Kompjuterike të AAB-së.

Ndërsa dekanjae Fakultetit të Shkencë  Kompjuterike në Kolegjit AAB, Blerta Prevalla, ka çmuar lart këtë bashkëpunim ndërinstitucional, e sidomos në organizmin e konferencave të përbashkëta shkencore.

Universiteti “Near East”, është themeluar në vitin 1988, në Nikosia, në kryeqytetin e Qipros së Veriut. Ky universitet sot ka mbi 26 mijë studentë, 16 fakultete me 220 departamente dhe programe, katër shkolla pasuniversitare, katër shkolla të mesme, 28 institutet kërkimore dhe është anëtare e disa institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO