Qendra për Hulumtime Kulturore dhe Sociale dhe Gjuhësore

Personazhe radiofonike

Ky është projekti që ka vite që realizohet (dhe vazhdon) në “Radio AAB”, radio e Kolegjit AAB. Në programet e larmishme të kësaj radioje, protagonistë janë vetë studentët , që “parakalojnë” orw pas ore me idetë e tyre.

Qëllimi i këtij projekti është që studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv të praktikohen për degën që kanë zgjedhur dhe të jenë të gatshëm për tregun e madh mediatik.

Filma me metrazh të shkurtër

Këto projekte ka tre vite që realizohen nga studentë të vitit të parë dhe të dytë të Fakultetit të Komunikimit Masiv (një bashkëpunim i të dy drejtimeve tw kwtij fakulteti: Gazetari dhe Produksion).

Në këto projekte studentët paraqesin idetë e tyre për skenarët si dhe realizojnë në bashkëpunim me njëri- tjetrin në të gjitha proceset filmike derisa në fund konkurrojnë me një produkt mjaft interesant, ku ndahen dhe çmime të ndryshme nga Bordi drejtues i Kolegjit AAB dhe Dekanati përkatës.

Qëllimi i këtyre projekteve nga studentë të Fakultetit të Komunikimit Masiv është që studentët të jenë të gatshëm që në tregun medial përveç punës së gazetarit të jenë të gatshëm të punojnë edhe në projekte artistike.

 

Magazinë televizive

Projekti ka qenë i realizuar me studentët e gjeneratës 2011-2012. Është realizuar Magazina Televizive ku studentët kanë treguar aftësitë e fituara në lëndën Praktikë Televizive, në moderim, raportim, intervistim, paraqitje para kamerës, udhëheqje të debatit televiziv dhe të gjitha pjesëve tjera të gazetarisë televizive.

Studentët kanë realizuar storie televizive, kanë moderuar emisione dhe kanë moderuar edhe vet Magazinën Televizive.

 

Adobe ilustrator, adobe photoshop dhe adobe inn design

Me studentët e produksionit, viti i parë, janë realizuar tri projekte apo produkte të dizajnit grafik.

1. Logo, ku secili student duke bërë një gjetje origjinale, por edhe kreative me inicialet e veta.

2. Ilustrimi, ku studentët janë ngarkuar me detyrën e zbërthimit grafik dhe figurativ të një poezie, tregimi apo përralle;

3. Kopertina e librit, ku studentët janë ngarkuar të disenjojnw kopertinën e një libri të lexuar apo edhe të imagjinuar.

Qëllimi i këtyre projekteve ka qenë që secili student, në mënyrë të pavarur, të arrijë ta realizojw një produkt të dizajnit grafik dhe përmes ushtrimeve me asistentin e lëndës t’i përvetësojë të paktën tre programe grafike, kompjuterike (Adobe Ilustrator, Adobe Photoshop dhe Adobe Inn Design).

 

Kreativiteti me fotografi

Studentët vitit të dytë të Produksionit kanë realizuar tre projekte fotografike.

1. Portreti, që e kanë realizuar në natyrë;

2. Peizazhi;

3. Fotoreportazhi, pwrmes të cilit projekt, studentët kanë realizuar një rrëfim fotografik, si punë individuale. Minimumi i fotografive të përdorura për fotoreportazh, ka qenë pesë.

Qëllimi i këtij projekti ka qenë që studenti ta përvetësojë fotografimin në modusin manual krejtësisht i pavarur dhe fotografimin ta bëjë sipas rregullave fotografike.

 

Gazeta “COLLOQUIUM”

Studentët e vitit të dytë të Gazetarisë në shkurtin e vitit 2014, kanë realizuar projektin me intervista me personazhe jopolitikë. Qëllimi i këtij projekti ka qenë që studentët të ushtrojnë teknikat e intervistimit, sepse intervista në kuptimin e gjerë të fjalës është gjini më e përdorur jo vetëm në gazetari, por edhe në shumë disiplina të tjera. Studentët kanë dëshmuar se njohin kontekstin social, kanë identifikuar problemin, kanë identifikuar personin më kompetent për ta intervistuar, kanë ndjekur teknikat e intervistimit.

 

Gazeta “STUDENTI”

Edhe kjo gazetë është produkt i punës së studentëve, që është botuar disa numra rresht. Është realizuar dhe redaktuar nga vetë studentët e vitit të dytë dhe të tretë në vitin në vitin 2012, 2013. Qëllimi i këtij projekti ka qenë që studentët të vetorganizojnë punën në një redaksi; të identifikojnë problemet kryesisht sociale të shoqërisë të cilat meritojnë të trajtohen dhe t’u qasen atyre nga përshkrues dhe kritikw. Fjala është për dukuritë si: prostitucioni, duhani në moshën e re, shtatzënia e parakohshme, internet dhe rrjetet sociale te të rinjtë, etj..

Më pas kjo gazetë nga semestrale që ka qenë dhe e botuar në disa numra, është bërë mujore duke kaluar edhe në dimensionin e marrëdhënieve me publikun.

 

Vështirësitë në aplikimin e gjuhës angleze në Komunën e Ferizajt. Ky projekt ka pasur për qëllim identifikimin e vështirësive në aplikimin e gjuhës angleze nga stafi i Komunës së Ferizajt si dhe ofrimin e sygjerimeve për përmirësimin e saj.

Një grup punues i përbërë nga katër studentë dhe një mentor kanë kryer këtë studim dy mujor ku kanë paraqitur gjetjet e tyre në detaje. Komuna e Ferizajt ka bashkëpunuar ngushtw në realizimin e këtij projekti duke qenë pjesw e studimit. Ky projekt është zhvilluar në muajt mars – maj të vitit 2014.

 

Në kuadër të lëndës “Menaxhimi i cilësisë në shkollë” në muajin nëntor 2014 në Fakultetin e Shkencave Sociale- programi Kujdesi dhe Mirëqenia e Fëmijëve, u zhvillua punëtori (aktivitet) nga kjo lëndë. Profesoresha e lëndës  Valentina Qarri bashkë me studentët e vitit të tretë, u shprehën të kënaqur  dhe e cilësuan të sukseshëm aktivitetin. Studentët u shprehën se është nxitur dhe praktikuar diskutimi, analiza dhe puna në grupe. Studentët  vlerësuan këtë përvojë të mësimdhënies dhe mësimnxënies si përvojë që ka nxitur mendimim kritik, ka lehtësuar nxënien, ka mundësuar aftësimin dhe shkathtësimin e tyre. Klima e krijuar në klasë ka bërë studentët të jenë të motivuar, krijues dhe të gatshëm për zhvillim të mëtutjeshëm.

U trajtua “Planifikimi” ku është punuar në grupe “Analiza SWOT” si metodë e planifikimit strategjik përmes të cilës identifikohen e përcaktohen fuqitë, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet. Për këtë analizë janë marrë dy raste të studimit: Pestova dhe SOS- Kopshti i fëmijëve

INSTITUTI AAB
APLIKO