Projektet e Arsimit të Lartë

Përkrahja dhe zhvillimi i strukturave për sigurimin e cilësisë në institucionet private të Arsimit të Lartë në Kosovë
Objektivat specifike të projektit janë krijimi dhe përmirësimi i qendrave të sigurimit të cilësisë në njëmbëdhjetë institucione private të Arsimit të Lartë të Kosovës. Projekti është i financuar nga Komisioni Evropian. Përveç AAB-së, përfitues të projektit janë edhe 11 institucione të Arsimit të Lartë Privat në Kosovë. Në konzorciumin e projekteve janë përfshirw edhe: Universiteti i Salzburgut (US), Kolegji Universitar Cork (UCC), Universiteti Politehnica i Bukureshtit (UPB), WUS Austria, Agjencia e Akreditimit të Kosovës, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Inkurajimi i procesit të zhvillimit të kurrikulave bazuar në rezultate mësimore dhe hulumtime mësimit të udhëhequr në institucionet e Arsimit të Lartë Privat të Kosovës
Projekti është i financuar nga Komisioni Evropian. Përfituesit e projektit: Institucionet e Arsimit të Lartë Privat në Kosovë, Konsorciumi i projektit: Universiteti i Salzburg (US), Kolegji Universitar Cork (UCC), Universiteti Politehnica të Bukureshtit (UPB), WUS Kosova, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.
“Reforma kurrikulare–ndërmarrësia dhe zhvillimi lokal ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni (ELED)”, përfitues nga TEMPUS-i.

Barometri politik
Është projektuar nga Qendra e Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Lubjanës të Sllovenisë, dhe është financuar bashkërisht nga Kolegji AAB dhe Universiteti i Lubjanës.

INSTITUTI AAB
APLIKO