Ish – ambasadori i OSBE-së, William Walker, nderohet me Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut nga Kolegji AAB

Të nderuar studentë,

kemi kënaqësinë e veçantë t’ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, të Kolegjit AAB, ish – ambasadorit të OSBE-së,   William Walker.

Ceremonia solemne e dorëzimit të Çmimit do të bëhet në praninë e krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës, të studentëve dhe stafit akademik të Kolegjit AAB, si dhe në prani të figurave me rëndësi të jetës publike.

Me këtë rast, ish- ambasadori Walker, do të mbajë edhe një ligjëratën speciale para studentëve të këtij institucioni.

Ceremonia  do të mbahet të mërkurën, më 11 janar 2017,  nga ora 11: 00, Teatri AAB, Godina e re,  Kolegji AAB – Prishtinë.

Ju mirëpresim!

INSTITUTI AAB
APLIKO