Rajon & Botë

​ Asad: Me çlirimin e Aleppo-s e shkruajmë historinë

Presidenti sirian Bashar Al Asad nëpërmes një video porosi të postuar në Twitter ka deklaruar se ato që po ngjajnë në Aleppo me sipas tij shkuarjen e forcave kryengritëse është moment historik dhe edhe se bota do të bëhet ndryshe me “çlirimin e Aleppo-s”.

“Ajo çka po ndodh sot është histori që e shkruan secili qytetar i Sirisë. Ky shkrim nuk ka filluar sot, ka filluar para gjashtë vitesh kur filloi kriza dhe lufta kundër Sirisë”, ka thënë Asad në video porosinë e publikuar në llogarinë e saj në Twitter të kryetarit sirian, transmeton Reuters.

Kjo agjenci bën të ditur se video porosia është bërë me telefon mobil çka nuk ka qenë deri më tani praktikë e presidentit sirian.