Rajon & Botë

​ Egjipti kërkon hetime mbi Katarin

Egjipti i bëri thirrje të enjten Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të nisë hetimet lidhur me pohimet se Katari ka paguar një miliard dollarë kompensim për një grup terrorist, i cili është aktiv në Irak, në mënyrë që anëtarët e kidnapuar të familjes mbretërore të këtij shteti të lirohen, transmeton KosovaPress.

“Shkelja e rezolutës se Këshillit të Sigurimit, nëse kjo tregohet se është e vërtetë, definitivisht do të ketë ndikim të keq ndaj përpjekjeve anti-terroriste në terren”, ka thënë diplomati egjiptian, Ihab Mustafa Avad Mustava.