​ Përdorni qumësht për lëkurë të thatë

Lëkura e thatë është një problem shumë i shpeshtë që ndonjëherë shkakton edhe irritim dhe kruajtje të lëkurës.

Përdorimi i qumështit i ndihmon shumë lëkurës në zbutjen e saj dhe në rikthimin e elasticitetit. Qumështi balancon nivelet e PH-së dhe ka veti qetësuese ndaj acarimit që shkaktohet nga thatësia.

Një metodë shumë e thjeshtë për evitimin e tharjes së lëkurës është përzierja e një luge të çajit me limon, të freskët, së bashku me 4 lugë qumësht dhe 2 lugë krem nga qumështi, të cilin zakonisht e përdorni.

Lëreni maskën të qëndrojë rreth 10 minuta dhe pastaj mund të pastroheni.

Aplikoni këtë maskë rregullisht para se të bëni dush dhe do të vëreni se lëkura juaj do të bëhet shumë më e butë dhe më e hidratuar.