Aktuale

​Aktakuzë kundër N.M dhe R.M., për keqpërdorim të pozitës zyrtare Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve N.M dhe R.M.

Sipas aktakuzës të pandehuri N.M., dhe R.M., si persona zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar,  nuk i kanë përmbushë detyrat zyrtare të tyre  me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për personin tjetër apo që t’i shkaktoj dëm personit tjetër.

Sipas një komunikate të Prokurorisë në Prizren, dy të akuzuarit N.M., dhe R.M., dyshohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar  nga neni 422 paragrafi 1  të KP.