Sport

​Bale, lojtari i shtatë që shënon në çdo ndeshje të fazës së grupeve

Me golin e shënuar të martën e kaluar ndaj Rusisë, Gareth Bale me tre golat e tij bëhet lojtari i shtatë në historinë e Evropianit që shënon në çdo ndeshje të grupeve.

Para tij, kanë shënuar Michel Platini në 1984 përsëri në Francë, bullgari Hristo Stoichkov në 1996 në Angli, anglezi Alan Shearer, po në Angli në 1996, serbi Savo Milosevic në Belgjikë dhe Holandë në 2000, holandezi Ruud Van Nistelrooy dhe çeku Milan Baros në Portugali në 2004.