Rajon & Botë

​BE-ja përforcon ligjet tregtare për mallrat e Kinës

Pas miratimit dje nga Parlamenti Evropian të një qasje të re të ligjeve antidumping të menduara kryesisht për Pekinin, BE-ja shpreson që deri në fund të këtij viti të miratojë një ligj që e autorizon sanksione për konkurrencën e produkteve kineze me çmime nën kosto.

“Ky rregullim legjislativ, që pritet nga shumë muaj është thelbësor për të vendosur kushte të konkurrencës së drejtë”, theksoi dje para eurodeputetëve në Strasburg, komisioneria evropiane për Tregtinë, Cecilia Malstrom.

Në shënjestër të këtij legjislacioni të ri të BE-së janë produktet kineze, veçanërisht lëndët e para si çeliku apo alumini, që shiten në Evropë shpesh herë me çmime qesharake, falë subvencioneve kolosale që jep Pekini.