Rajon & Botë

​BE: Londra të jetë më e qartë në negociatat për Brexit

Kryenegociatori i BE-së i kërkoi Britanisë së Madhe që të ketë qëndrime të qarta për të çuar përpara organizimin e Brexit.

“Negociatat po vazhdojnë. Direktivat e drejtuesve evropianë janë parashikuar për negociata serioze dhe konstruktive, por ne kemi nevojë për qëndrime të qarta nga Britania e Madhe për të gjitha çështjet”, shkruan francezi Michel Barnier në rrjetin social Twitter.

Njëzet e shtatë vendet që do të qëndrojnë në Bashkimin Evropian kanë vendosur tre prioritete absolute, fatura që do të duhet të paguajë Britania e Madhe duke lënë BE-në, fati i qytetarëve evropianë dhe e ardhmja e kufijve mes Irlandës dhe provincës britanike të Irlandës së Veriut.