Rajon & Botë

​Clinton e Trump me deklarata krejtësisht të ndryshme për shpërthimet në Stamboll

Donald Trump dhe Hillary Clinton kanë dhënë deklarata shumë të ndryshme rreth shpërthimeve në aeroportin e Stambollit.

Deklaratat nënvizojnë qasje shumë të ndryshme për politikën e jashtme, në mënyrë specifike në lidhje me kërcënimin në rritje të terrorizmit në mbarë botën.

“Kërcënimi terrorist nuk ka qenë kurrë më i madh. Armiqtë tanë brutal dhe të pamëshirshëm do të bëjnë çdo gjë për të vrarë ata që nuk përkojnë me vullnetin e tyre. Ne duhet të marrim hapa të menjëhershëm për të mbrojtur amerikanë nga terroristët, dhe të bëjmë gjithçka me tërë forcat tona për të përmirësuar sigurinë tonë dhe për ta mbajtur Amerikën të sigurt”, tha Trump, transmeton KosovaPress.

Ndërsa, deklarata e Hillary Clinton ka theksuar statusin e Turqisë si një aleat amerikan dhe nevojën për të bashkëpunuar me vendet e tjera të rajonit.

“Terroristët kanë goditur përsëri në njërën prej qendrave të aleatëve të NATO-s, dhe të gjithë amerikanët qëndrojnë të bashkuar me pop ullin turk kundër kësaj fushate të urrejtjes dhe dhunës. Tashmë historitë e heroizmit nga ana e Policisë turke janë në zhvillim. Veprimi i shpejt I tyre për tu përballur me të dyshuarit ka parandaluar tragjedi akoma më të keqe. Sulmi në Stamboll forcon vetëm vendosmërinë tonë për të mposhtur forcat e terrorizmit dhe xhihadin radikal rreth botës. Ne duhet të thellojmë bashkëpunimin tonë me aleatët dhe partnerët në Lindjen e Mesme dhe në Evropë për t’u përballur me këtë kërcënim. Një bashkëpunim i tillë është I domosdoshëm për të mbrojtur atdheun dhe mbajtjen e vendit tonë të sigurt. Mendja dhe lutjet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe popullin turk”, ka thënë Clinton.