Tech

​Google Maps bëhet me opsion të ri

Google Maps do të ketë një funksion të ri interesant për Android, iOS dhe versionin ueb të softuerit.
Përdoruesit tash do të kenë mundësi që të ndajnë lokacionin e tyre me miqtë, familjen, ose kolegët me të cilët planifikojnë që të takohen. Opsioni i ri do të mundësojë ndarjen e lokacionit në kohë reale në të gjitha platformat.

Google ka bërë të ditur se funksioni është në proces të dërgimit te të gjithë përdoruesit, në të gjitha platformat, dhe nëse për ju nuk është aktualisht e qasshme, atëherë kjo me siguri se do të bëhet në ditët ose javët e ardhshme, transmeton KosovaPress.

Kur opsioni të jetë i qasshëm, përdoruesit do të mund të hapin Google Maps dhe të zgjedhin opsionin që të ndajnë lokacionin e vet me një ose më shumë persona. Nëse vendosni që të udhëtoni me navigacion, do të mund të ndani këtë udhëtim me njerëzit, ashtu që ata do të mund të përcjellin progresin e rrugëtimit tuaj.

Në kuadër të aplikacionit janë edhe përkujtuesi dhe ikona, të cilat tregojnë se çfarë ndahet me të tjerët dhe ndarja mund të ndërpritet në cilindo moment.