Aktuale

​Ja si e urojnë Veseli e Haradinaj, kryetarin e BIK-ut për shkuarjen në Haxh

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Natim Tërnava ka munguar në pritjen e drejtuesve të institucioneve, partive politike dhe qytetarëve tjerë që kanë vizatuar BIK-un për t’i uruar për festën e Kurban Bajramit, pasi ai gjendet në Haxh.

Por nuk munguan edhe urimet për të nga disa prej krerëve të partive politike. Kadri Veseli i PDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, patën nga një urim për Tërnavën.“Myftia ishte në Haxh a, shkoftë e u ktheftë”, ishte urimi i Haradinajt për Tërnavën, që gjendet në Haxh. Derisa, Veseli kishte një urim tjetër. Kreu i PDK-së, urojë që Tërnava të mbetet atje.“Ishalla jetë atje…po baj hajgare dhe vallain mërzitemi tanë”, tha Veseli me humor.