Aktuale

​Kurteshi: Kthimi i drejtësisë nuk vjen nga qielli

Anëtari tjetër i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Smajl Kurteshi ka thënë se ftesa ndaj Vetëvendosjes që ankesat e tyre t’i dërgojnë te organet e drejtësisë ishte shumë cinike, pasi që është degraduar drejtësia institucionale.

Ai tha se këtu kemi një sistem të kalbur dhe një denigrim të sistemit shtetëror.

“Cila është zgjidhja? zgjidhja për kthimin e një drejtësie nuk vjen prej qiellit por prej njerëzve të këtij vendi dhe zgjimin e ndërgjegjes politike. Në këtë gjendje vetëm ne bëjmë ndryshimin”, tha ai