Shëndetësi

​Lëngu i boronicës lufton infeksionet

Pirja e lëngut të boronicës mund të ndihmojë në kurimin e infeksionit të traktit urinar tek femrat. Shkencëtarët që kanë arritur në këto përfundime kanë thënë se infeksioni i traktit urinar, është infeksioni më i zakonshëm bakterial tek femrat, ku 6 në 10 femra preken së paku një herë gjatë jetës së tyre.

Sipas shkencëtarëve, antibiotikët që merren për kurimin e infeksionit, në masë të konsiderueshme, nuk këshillohen pasi bakteret krijojnë imunitet ndaj tyre.

Sipas shkencëtarëve, përdorimi i lëngut të boronicës ul deri në 40 për qind nivelin e infeksionit.

Por, sipas tij, boronica nuk duhet konsumuar vetëm kur keni infeksion, por studimet kanë treguar se është e preferueshme që ajo të konsumohet gati çdo ditë.