Tech

​Messenger-i i Facebook së shpejti do të ndryshojë

Messenger-i së shpejti pritet të bëjë ndryshime të mëdha. Tashmë, kur ta hapni aplikacionin në telefonin tuaj, ju më nuk do të shihni listën e mesazheve më të reja që keni pranuar, por aty do t’iu shfaqet një dritare e re, e ndarë në disa pjesë.

Pesë mesazhet më të reja akoma do të paraqiten në fillim të ekranit, por nën do të jetë një listë e njerëzve të preferuar me të cilët ju keni shkruar më së shumti.

Përveç kësaj, do të jetë edhe një listë e njerëzve aktivë, e cila iu lejon të shihni nëse kolegët apo miqtë tuaj gjenden aty dhe do ju shfaqet një listë e miqve të cilët e kanë ditëlindjen./KosovaPress/