Sport

​Messi dëshiron të përmirësohet në gjuajtjen e penalltive

Ylli i Barcelonës dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, ka thënë se ai dëshiron të përmirësohet në gjuajtjen e penalltive, pasi që e vlerëson këtë si pikët e tij më të dobët për futboll.

Messi, i cili vlerësohet si një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit, ka pasur një karrierë të mrekullueshme me Barcelonës, ku i ka fituar 33 trofe si dhe shumë çmime individuale, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai nuk është plotësisht i kënaqur me të gjitha aspektet e lojës së tij, pasi që mendon se nuk është mjaftueshëm i saktë nga pika e penalltisë. Argjentinasi i ka shënuar 71 nga 88 penalltitë që i ka marrë.

“Është e vështirë të stërvitesh për penallti, nuk është njëjtë si të stërvitësh për një ndeshje. Ti ke një ide në kokën tënde ose diçka për të cilën ke punuar, por është më e vështire sesa që duket”, ka thënë Messi.

“Portieri ka shumë ndikim në këtë gjë, gjithashtu. Nëse ata e qëllojnë krahun, ata e mbrojnë penalltinë. Por, është e qartë që unë dua të përmirësohen në gjuajtjen e penalltive”.

“Është normale që të përmirësohesh. Kur e bëra debutimin, isha 17-vjeçar. Unë luaja në një pozitë tjetër dhe luaja në mënyrë tjetër atëherë. Futbolli ka ndryshuar shumë, dhe po ashtu edhe stili im dhe teknika ime”. /Gazeta Express/

the authorE B