Sport

​“Ne sulmuam me pistoleta, ndërsa Barcelona me automatikë”

Barcelona ka shënuar fitoren e gjashtë më radhë në gjashtë ndeshjet e para të La Ligas, duke mposhtur në udhëtim Gironan me rezultat 0:3

Skuadra e Gironas tregoi paraqitje shumë të mirë ndaj Barcelonës pavarësisht humbjes, por rastet e krijuara nuk arrinin t’i konkretizonin në gol.

Në anën tjetër, Barcelona ishte më efikase, pavarësisht se dy golat e parë ishin autogola.

Trajneri i Gironas, Pablo Machin tha se skuadra e tij nuk ishte efikase ndaj Barcelonës, e cila ishte më efikase.

“Ne kishim rastet tona, por Ter Stegen bëri punë të madhe. Kualiteti i Barcelonës është shumë më i madh. Ne sulmuam me pistoleta, ndërsa ata me automatikë”, tha trajneri Machin pas ndeshjes. /Express/

the authorE B